By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tmerr në Malaga, një grua 33-vjeçare britanike u godit me thikë për vdekje
January 26, 2026
Ekskavatori i djegur në Mitrovicë, Peci: Nuk do të ketë paqe me krimin
January 26, 2026
Komuna e Prishtinës: Erërat e forta shkaktuan dëme të lehta
January 26, 2026
Gjatë 24 orëve të fundit policia njofton për raste kriminale dhe aksidente
January 26, 2026
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2,000 tiketa të shqiptuara
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani mohon përfshirjen në sulmin ndaj ushtarëve amerikanë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani mohon përfshirjen në sulmin ndaj ushtarëve amerikanë
Rajon / Botë

Irani mohon përfshirjen në sulmin ndaj ushtarëve amerikanë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/29 at 10:35 AM
Kosova Times Published January 29, 2024
Share
SHARE

Irani i ka cilësuar si “të pabaza” pretendimet se është përfshirë në sulmin ku u vranë tre ushtarë amerikanë në verilindje të Jordanisë, afër kufirit me Sirinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, tha se sulmet e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara në Siri dhe Irak, por edhe lufta në Gazë vetëm se do të intensifikojnë ciklin e paqëndrueshmërisë në rajon.

Presidenti amerikan, Joe Biden, fajësoi grupet e mbështetura nga Irani për sulmin me dronë ndaj forcave amerikane.

Kanaani tha se “grupet e rezistencës” nuk marrin urdhra nga Republika Islamike.

“Këto pretendime janë bërë me qëllime të caktuara politike për të përmbysur realitetet në rajon”, citohet të ketë thënë Kanaani, sipas agjencisë iraniane të lajmeve, IRNA.

Më herët, misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara lëshoi një deklaratë duke thënë se “Irani nuk ka lidhje me sulmin në bazën amerikane”.

“Ka një konflikt midis forcave amerikane dhe grupeve të rezistencës në rajon, dhe në mënyrë reciproke ato kryejnë sulme hakmarrëse”, tha misioni iranian.

Komanda Qendrore amerikane tha se nga sulmi në Jordani janë plagosur edhe 34 ushtarë, tetë prej të cilëve është dashur të evakuohen.

Trupat amerikane operojnë në një bazë afër kufirit të Jordanisë me Irakun dhe Sirinë dhe operojnë si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër grupit militant, Shteti Islamik.

Ky ishte sulmi i parë vdekjeprurës ndaj forcave të ShBA-së që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në tetor dhe që atëherë ka shkaktuar tronditje në mbarë Lindjen e Mesme.

Hamasi, që mbështetet nga Irani, kreu sulme në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë. Ushtria izraelite u kundërpërgjigj me një ofensivë ushtarake nga e cila deri më tani janë vrarë mbi 26.000 persona në Gazë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

You Might Also Like

Tmerr në Malaga, një grua 33-vjeçare britanike u godit me thikë për vdekje

Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”

Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë

Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër

Operacioni sekret vazhdon? Pamje të publikuara të kinezëve që ngarkojnë një seri topash të rëndë në anije: Të gjithë pyesin veten se ku do të shkojnë

Kosova Times January 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Qelaj: Hallkat elektronike do t’i ulnin rastet e dhunës në familje

Kosova Times Kosova Times December 30, 2023
Ortahisar në Kapadokia përfshihet ndër fshatrat më të bukura në botë
Greva përplas sërish pozitë-opozitë
Të paktën 22 palestinezë u vranë në një sulm në kampet e refugjatëve në Gaza
Aksident në Korçë, makina përplaset me murin, plagoset një person
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?