By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: O’Brien: Kosova ta themelojë Asociacionin, Serbia t’i mbajë përgjegjës të përfshirët në sulmin e Banjskës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > O’Brien: Kosova ta themelojë Asociacionin, Serbia t’i mbajë përgjegjës të përfshirët në sulmin e Banjskës
Ballina 1Lajme

O’Brien: Kosova ta themelojë Asociacionin, Serbia t’i mbajë përgjegjës të përfshirët në sulmin e Banjskës

Kosova Times
Last updated: 2024/01/29 at 10:13 PM
Kosova Times Published January 29, 2024
Share
SHARE

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i ka kërkuar Kosovës të hënën ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa i bëri thirrje Serbisë t’i mbajë përgjegjës ata të cilët kishin gisht në sulmin e 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i serbëve të armatosur – ku u vranë një polic dhe tre sulmues – e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kosova e fajësoi Serbinë për sulmin, e cila e mohoi çdo përfshirje, por e ka lënë të lirë Radoiçiqin, me kusht që të mos udhëtojë drejt Kosovës.

Në një postim në rrjetin social X, O’Brien tha se nevojitet zbatim i plotë i marrëveshjeve të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Welcome @MiroslavLajcak’s visits with @albinkurti & @predsednikrs. Strong 🇺🇸 support for 🇪🇺-facilitated Dialogue. Need full implementation of agreements, including ASM. New local elections in 🇽🇰's north should go forward; coordination before implementing new currency regulations.…

— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) January 29, 2024

“E mirëpres vizitën e Mirosllav Lajçakut me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin. ShBA-ja e mbështet fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Nevojitet zbatim i plotë i marrëveshjeve”, tha ai.

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd të hënën, para se ta vizitojë Kosovën të martën.

Kosova dhe Serbia e arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe Aneksit për zbatimin e saj në fillim të vitit të kaluar, por kanë dështuar t’i zbatojnë ato, pavarësisht trysnisë ndërkombëtare.

Në fund të vitit të kaluar, Serbia, përmes një dokumenti tha se, nuk e ka ndër mend të zbatojë pjesë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, duke e shqetësuar bllokun evropian, i cili tha se marrëveshja dhe aneksi i Ohrit janë ligjërisht të detyrueshëm për palët.

Në tetorin e kaluar, përfaqësuesit e BE-së, ShBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ua paraqitën palëve një draft-statut për formimin e Asociacionit, të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, e pranuan në parim.

Por, pas deklaratës së të dërguarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, se çështja e statutit është çështje e brendshme e Kosovës, Kurti tha se atëherë edhe Kosova duhet të jetë autore e atij dokumenti.

O’Brien i përsëriti thirrjet e ShBA-së që Banka Qendrore e Kosovës të mos e zbatojë një rregullore e cila i jep fund përdorimit të dinarit serb për pagesa me para të gatshme.

Ai kërkoi që të ketë bashkërendim për vendimin që valuta e vetme në Kosovë për pagesa me para të gatshme të jetë euroja.

Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë. Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb, si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.

O’Brien i kërkoi Kosovës po ashtu t’i mbajë zgjedhjet e reja në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Kosova ka thënë se është e hapur për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, nëse kryetarët e tanishëm shqiptarë shkarkohen përmes peticionit nga qytetarët me të drejtë vote.

Qytetarët në këto komuna kanë nënshkruar peticione këtë muaj për shkarkimin e tyre. Tani, nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e konfirmon se nënshkrimet e mbledhura janë të përshtatshme dhe i verifikon ato, organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditëve. Që ky votim të jetë i suksesshëm, kërkohet 50 për qind plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

Kryetarët shqiptarë u vendosën në zyrat e tyre në katër komunat me shumicë serbe pas zgjedhjeve të kundërshtuara dhe bojkotuara nga serbët lokalë në prill të vitit të kaluar, duke nxitur rritje të tensioneve në atë pjesë të vendit.

You Might Also Like

Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë

Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Moti sot i vranët dhe me interval me diell

Kosova Times January 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Abdixhiku: Thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar është triumfi ushtarak i UÇK-së

Kosova Times Kosova Times April 9, 2023
Ushtria ukrainase: Rusët në Bahmut kanë rënë në grackë
VIDEO/ Sekuestrohen rreth 700 mijë euro në Muriqan, po hynin në Shqipëri nga Mali i Zi. Arrestohet 51-vjeçari
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 4.2 përqind gjatë vitit 2025
PDK premton investime dhe zhvillim të turizmit rural në Rahovec
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?