By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Publikohen detaje mbi përfshirjen e punonjësve të OKB-së në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Publikohen detaje mbi përfshirjen e punonjësve të OKB-së në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit
Sport

Publikohen detaje mbi përfshirjen e punonjësve të OKB-së në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

Kosova Times
Last updated: 2024/01/29 at 6:42 PM
Kosova Times Published January 29, 2024
Share
SHARE

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihma ka përjashtuar nga puna disa punëtorë të saj që akuzohen se ishin të përfshirë në sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelit me 7 tetor.

Një dokument izraelit, që agjencia amerikane e lajmeve Associated Press e siguroi të hënën, detajon akuzat ndaj 12 punonjësve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilët, sipas autoriteteve në Izrael, morën pjesë në sulmin e Hamasit më 7 tetor. Dokumenti pretendon se shtatë prej tyre u futën në territorin e Izraelit, përfshirë dy punonjës që morën pjesë në rrëmbime dhe dy të tjerë në sulmet ndaj vendbanimeve izraelite.

Sipas autoriteteve izraelite, dokumenti, që është ndarë me zyrtarët amerikanë, përmban informacione mbi 12 punonjësit e OKB-së, rolin e tyre në sulm, rolin e tyre si punonjës të OKB-së dhe fotografi.

Në dokument thuhet se sipas informacioneve të mbledhura nga shërbimet e zbulimit, të paktën 190 punonjës të Agjencisë së OKB-së mbi Ndihmat për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) janë operativë të Hamasit apo grupit Xhihadi Islamik, pa dhënë prova për këtë.

Sipas dokumentit, më mesin e 12 punonjësve të identifikuar janë nëntë mësues dhe një punonjës social. Njëri akuzohet se ishte armatosur me predhë anti-tank një natë para sulmit, ndërkohë që një tjetër kishte bërë fotografi të njërës prej pengjeve. Disa akuzohen për “pjesëmarrje në aktivitet terrorist” apo koordinim të lëvizjes së kamionëve apo armëve që u përdorën për të kryer sulmin. Dhjetë akuzohen se kanë lidhje me Hamasin dhe njëri me Xhihadin Islamik.

Dy nga 12 të identifikuarit janë vrarë, sipas dokumentit. Sipas OKB-së, njëri prej tyre ende është në proces identifikimi.

Akuzat kanë rritur tensionet tashmë të larta mes Izraelit dhe Agjencisë së OKB-së mbi Ndihmat për Refugjatët Palestinezë. Izraeli thotë se Hamasi i shfrytëzon objektet e organizatës për të strehuar armë apo për të kryer sulme. Agjencia e OKB-së mbi Ndihmat për Palestinezët thotë se nuk toleron sjellje të tilla me dijeni dhe se ka masa të brendshme për të parandaluar keqpërdorimet dhe ajo merr mas ndaj punonjësve që i shkelin rregullat.

Akuzat kundër punonjësve të Agjencisë së OKB-së mbi Ndihmat për Refugjatët Palestinezë, të njohur me shkurtesën UNWRA, i nxitën vendet perëndimore të ngrijnë financimin për këtë organizatë, e cila është tejet e rëndësishme për palestinezët në nevojë në Rripin e Gazës. OKB-ja përjashtoi nga puna nëntë nga 12 punonjësit e akuzuar dhe dënoi “veprimet e dyshuara të tyre”.

Pavarësisht katastrofës humanitare në Gazë, ku zyrtarët thonë se lufta e Izraelit ka shkaktuar zhvendosjen e shumicës së popullatës, donatorët kryesorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, e kanë pezulluar financimin. Të hënën atyre u është bashkangjitur Japonia dhe Austria.

Me pjesën më të madhe të buxhetit të pezulluar, UNRWA njoftoi se do të detyrohet të ndërpresë funksionimin e saj brenda disa javësh.

OKB-ja reagoi duke thënë se e tërë agjencia nuk duhet të dënohet për veprimet e disa punonjësve të saj, nga të cilët thotë se do të kërkojë llogari nëse vërtetohen akuzat ndaj tyre. Organizata u ka bërë thirrje donatorëve të vazhdojnë financimin e agjencisë së ndihmave.

Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i agjencisë së ndihmave për palestinezët. Së bashku me disa vende të tjera, Shtetet e Bashkuara financuan rreth 60% të buxhetit të UNRWA-s në vitin 2022.

UNRWA u ofron shërbimet bazë familjeve palestineze që larguan apo u dëbuan nga territori që Izraeli i mori nën kontroll gjatë luftës së vitit 1948. Refugjatët dhe pasardhësit e tyre përbëjnë shumicën e popullatës në Rripin e Gazës.

Që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, shumica e 2.3 milionë banorëve të Gazës varen nga programet e agjencisë “vetëm për të mbijetuar”, përfshirë nevojat për ushqim dhe strehim, thonë zyrtarët e OKB-së.

Një e katërta e popullatës së Gazës po vuan nga uria ndërkohë që luftimet dhe kufizimet e Izraelit po pengojnë hyrjen e ndihmave.

Ndërkohë Izraeli njoftoi se kishte përparim në bisedimet e së dielës për armëpushim, por se ende ka “dallime të rëndësishme” mes palëve. Qëllimi i bisedimeve është t’i ofrojë Gazës pak pushim nga luftimet dhe më shumë ndihma humanitare dhe të sigurojë lirimin e më shumë se 100 pengjeve që ende po mbahen nga Hamasi.

You Might Also Like

FFK mohon se është dënuar nga UEFA

Promovohet libri për trajnerin e boksit, Lah Nimani

FFK ndan stemat e FIFA-s për gjyqtarët kosovarë për vitin 2026

DKRS në Ferizaj intensifikon përgatitjet për Lojërat Mesdhetare

Të enjten promovohet libri ‘Lah Nimani-emblemë e përjetësisë’

Kosova Times January 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Scheffer: Putin tani duhet të frikësohet nga udhëtimet jashtë Rusisë

Kosova Times Kosova Times March 17, 2023
Grevë dyorëshe në RTK, nuk ka lajme për shkak të pagave të papaguara
35 vjet nga miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të 1990
EULEX dislokon Njësinë Rezervë për të rritur sigurinë para zgjedhjeve
Në 25-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, ShBA i kërkon Serbisë drejtësi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?