By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden thotë se ka vendosur si të përgjigjet ndaj sulmit mbi trupat amerikane në Jordani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Biden thotë se ka vendosur si të përgjigjet ndaj sulmit mbi trupat amerikane në Jordani
Ballina 2Rajon / Botë

Biden thotë se ka vendosur si të përgjigjet ndaj sulmit mbi trupat amerikane në Jordani

Kosova Times
Last updated: 2024/01/30 at 9:22 PM
Kosova Times Published January 30, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë të martën se vendi i tij ka vendosur se si do të përgjigjet ndaj një sulmi me dron i cili vrau tre ushtarë amerikanë në Jordani fundjavën e kaluar.

Biden, duke folur për gazetarë pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë për ta nisur fushatën zgjedhore në Florida, nuk shpjegoi se çfarë vendimi ka marrë pas bisedimeve me këshilltarët e tij kryesorë në Shtëpinë e Bardhë.

Por ai e përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme, duke u bërë jehonë deklaratave të zyrtarëve të tjerë amerikanë të martën se ShBA-ja nuk do luftë me Iranin.

Përgjegjësinë për sulmin ndaj bazës amerikane në Jordani të dielën e mori një grup i mbështetur nga Irani.

Prej atëherë, Biden i ka shqyrtuar mundësitë për t’u përgjigjur dhe pritjet kanë qenë se do të ketë sulme hakmarrëse, por nuk ka qenë e qartë se kur do të përgjigjet ShBA-ja.

“Nuk mendoj se kemi nevojë për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Nuk po e kërkoj këtë”, tha Biden.

I pyetur nëse do të përgjigjet ndaj sulmit, Biden tha “po”.

Ndërsa, i pyetur nëse Irani është përgjegjës, Biden shtoi: “I mbaj…. përgjegjës ata në kuptimin se ata po i furnizojnë me armë” njerëzit të cilët i kryen sulmet.

Sulmi me dronë të dielën ishte i parë vdekjeprurës ndaj trupave amerikane prej se shpërtheu lufta mes Izraelit dhe Hamasit në tetor, si dhe shënon një përshkallëzim të madh të tensioneve që e kanë ngufatur Lindjen e Mesme.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u zotua të hënën se Shtetet e Bashkuara do t’i ndërmarrin “të gjithë veprimet e nevojshme” për t’i mbrojtur trupat amerikane.

Tre ushtarë amerikanë u vranë dhe së paku 34 pjesëtarë të trupave u plagosën në sulmin në Jordani.

Trupat amerikane janë sulmuar më shumë se 150 herë në Irak, Siri dhe Jordani, si dhe luftanijet amerikane në Detin e Kuq, ku rebelët e grupit jemenas Huthi janë duke lëshuar dronë dhe raketa ndaj tyre.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times January 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Suedia është e para në BE që ndalon seksin dixhital sipas kërkesës: Çfarë do të thotë kjo për OnlyFans?

Kosova Times Kosova Times May 21, 2025
Njëzet e dy vjet nga sulmet që tronditën botën
Parashikimet e Borel për fundin e luftës që i përshtatet vetëm Putinit
Çfarë do të thotë emërimi i John Ginkel për Bosnjën dhe Hercegovinën
Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i jashtëligjshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?