By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Droni që vrau ushtarët amerikanë në Jordani “gabimisht u mendua se ishte i ShBA-së”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Droni që vrau ushtarët amerikanë në Jordani “gabimisht u mendua se ishte i ShBA-së”
Ballina 2Rajon / Botë

Droni që vrau ushtarët amerikanë në Jordani “gabimisht u mendua se ishte i ShBA-së”

Kosova Times
Last updated: 2024/01/30 at 10:37 AM
Kosova Times Published January 30, 2024
Share
SHARE

Forcat amerikane mund të kenë ngatërruar një dron të armikut me dron amerikan dhe e kanë lënë të kalojë në bazën në Jemen, ku u vranë tre ushtarë amerikanë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, thanë zyrtarët.

Detajet e sulmit të së dielës, më 28 janar, kanë nisur të zbulohen përderisa presidenti amerikan, Joe Biden, po përballet me një akt të vështirë balancimi, duke fajësuar Iranin dhe duke kërkuar që të kundërpërgjigjet në një mënyrë të fuqishme, por pa shkaktuar ndonjë përshkallëzim të mëtejmë në konfliktin e Gazës.

Përderisa droni i armikut po fluturonte në një lartësi të ulët, një dron amerikan ishte duke u kthyer në një instilacion të vogël ushtarak, të njohur si Kulla 22, thuhet në raportin preliminar, sipas dy zyrtarëve të cilët folën në kushte anonimiteti, pasi nuk ishin të autorizuar të komentonin për këtë çështje, raporton Associated Press.

Si rezultat, nuk ka pasur përpjekje për të rrëzuar dronin që goditi postin ushtarak. Një prej rimorkiove ku po flinin ushtarët u dogj nga sulmi, ndërkaq rimorkiot që gjendeshin përreth pësuan dëme nga shpërthimi dhe nga copëzat e dronit. Përderisa nuk ka sisteme të mëdha të mbrojtjes ajrore në Kullën 22, kjo bazë ka sisteme kundër dronëve, sikurse penguesit e dronëve Coyote.

Përveç tre ushtarëve të vrarë, Pentagoni tha se më shumë se 40 trupa të tjerë u plagosën gjatë sulmit. Tetë prej tyre janë evakuuar për trajtim mjekësor dhe pesë të tjerë “që kanë pësuar lëndime të vogla traumatike në tru” pritet që të kthehen në detyrë.

E pyetur nëse dështimi për rrëzimin e dronit ishte “gabim njerëzor”, zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh u përgjigj se Komanda Qendrore e ShBA-së ende është duke bërë vlerësimin e kësaj çështjeje.

Pentagoni ka identifikuar ushtarët e vrarë si William Jerome Rivers, 46 vjeç, Kennedy Ladon Sanders, 24 dhe Breonna Alexsondria Moffett 23-vjeçare.

Shpjegimi se si droni i armikut arriti të shmangte mbrojtjen ajrore amerikane erdhi pasi Shtëpia e Bardhë tha të hënën se nuk do luftë me Iranin, edhe pasi presidenti amerikan, Joe Biden, është zotuar se do të ndërmarrë veprime hakmarrëse. Administrata e Bidenit beson se Teherani qëndron pas sulmit.

Sulmi, që sipas administratës së Bidenit u krye nga bashkëpunëtorët e Iranit, ndërlikon edhe më shumë situatën tashmë të tensionuar në Lindjen e Mesme, përderisa administrata amerikane po tenton që të parandalojë zgjerimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në një konflikt rajonal.

“Presidenti nuk do të tolerojë sulme të tilla ndaj forcave amerikane dhe ne do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur ShBA-në dhe trupat tanë”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një takimi në Pentagon me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sulmi me dron në Kullën 22 në Jordani është sulmi i parë vdekjeprurës ndaj trupave amerikane që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.b

Irani të hënën ka mohuar se qëndron prapa sulmit në Jordani.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, John Kirby, tha se zyrtarët amerikanë po punojnë për të përcaktuar se cili grup militant qëndron pas sulmit. Ai tha se Irani për një kohë të gjatë ka pajisur dhe trajnuar milici të ndryshme.

Kulla 22 gjendet në pjesën më verilindore në Jordani. Baza gjendet në kufirin mes Jordanisë, Sirisë dhe Irakut.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times January 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

35-vjeçarja gjendet e vrarë në apartament, në kërkim burri shqiptar

Kosova Times Kosova Times October 24, 2022
Asnjë i mbijetuar pas përplasjes së avionit me helikopterin në Uashington
Kur harrohen zotimet, lindin dyshimet!
Ukrainasit shkatërruan qendrën e Wagner?
Izraeli bastis anije, Greta arrestohet. Flotilja: 24 anije ende lundrojnë drejt Gazës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?