By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Jugut thotë se Veriu ka testuar sërish raketa lundruese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Koreja e Jugut thotë se Veriu ka testuar sërish raketa lundruese
Ballina 2Rajon / Botë

Koreja e Jugut thotë se Veriu ka testuar sërish raketa lundruese

Kosova Times
Last updated: 2024/01/30 at 9:56 AM
Kosova Times Published January 30, 2024
Share
SHARE

Koreja e Veriut ka gjuajtur disa raketa lundruese në ujërat afër brigjeve perëndimore të tij, tha ushtria e Koresë së Jugut, duke shtuar se Veriu ka kryer tri testime të tilla gjatë këtij muaji.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se ushtria jugkoreane dhe ajo amerikane po analizojnë lëshimin e këtyre raketave që u detektuan rreth orë 07:00. Ushtria e Seulit nuk ofroi më shumë detaje, përfshirë edhe sa raketa janë lëshuar, sa gjatë fluturuan ato apo nëse u lëshuan nga toka apo deti.

Lëshimi i këtyre raketave pason testimet e kryera më 24 dhe 28 janar të raketave lundruese Pulhwasal-3-31, që Koreja e Veriut tha se janë të dizajnuara të lëshohen nga nëndetëset.

Pas testimit të dytë, lideri verikorean Kim Jong Un, përsëriti synimin e tij që të ndërtojë një marinë të armatosur me armë bërthamore për të luftuar, atë që ai e përshkroi si rritje të kërcënimeve të jashtme.

Nuk është e qartë nëse lëshimet e raketave të dielën u kryen nga një nëndetëse apo nga një maune nënujore.

Tensionet në Gadishullin Korean janë më të larta në vitet e fundit, pasi Kim ka përshpejtuar zhvillimin e armëve të tij në një ritëm të paprecedent, përderisa ka bërë kërcënime bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë.

ShBA-ja dhe aleatët e saj aziatikë janë përgjigjur duke forcuar stërvitjet e përbashkëta ushtarake, në të cilat gjithnjë e më shumë po përfshihen armë strategjike amerikane, sikurse aeroplanmbajtësit, bombarduesit me rreze të gjatë veprimi dhe nëndetëset bërthamore.

Më 14 janar, Koreja e Veriut po ashtu testoi një raketë të re me rreze të mesme veprimi, që operon me karburante të ngurta, duke rritur përpjekjet që të avancojë armët e saj të potencialisht mund të shënjestrojnë asetet amerikane në Paqësor, përfshirë edhe bazën ushtarake në Guam.

You Might Also Like

Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve

Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit

Venezuela ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska, Pekini dhe Teherani

Shikoni pritjen spektakolare të studentëve në Novi Sad: Fishekzjarre dhe brohoritje me “Pumpaj!”

Pentagoni aprovon furnizimin e Ukrainës me Tomahawk, vendimi te Trump-i

Kosova Times January 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti dhe Pisarski diskutojnë sigurinë rajonale në Forumin e Varshavës

Kosova Times Kosova Times October 2, 2024
Mbretëresha e prostitucionit elitar: Kjo është gruaja që trondit figurat e botës së argëtimit, sportit dhe politikës
Supa më shëruese në botë: është 100 herë më efektive se antibiotikët
Myftiu Tërnava uron Bajramin
Katër të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?