By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
OVL e UÇK-së shpreh shqetësimet te ambasadori francez për Gjykatën Speciale
September 18, 2025
LDK në Suharekë premton ujë të pijshëm e investime në infrastrukturë
September 18, 2025
Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 4 të pandehurve për veprën vrasje të rëndë
September 18, 2025
Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia
September 18, 2025
Integrimi evropian dhe sfidat me Serbinë, në qendër të takimit Basha–Malaj
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lajçak: U bisedua për dinarin dhe Banjskën në takim me Kurtin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lajçak: U bisedua për dinarin dhe Banjskën në takim me Kurtin
Ballina 1Lajme

Lajçak: U bisedua për dinarin dhe Banjskën në takim me Kurtin

Kosova Times
Last updated: 2024/01/30 at 8:24 PM
Kosova Times Published January 30, 2024
Share
SHARE
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, tha të martën se bisedoi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për vendimin e Kosovës për ta ndaluar përdorimin e dinarit në pagesat me para të gatshme në vend.Banka Qendrore e Kosovës e nxori një rregullore të re javë më parë, e cila kërkon që të gjitha pagesat me para të gatshme kudo në Kosovë të bëhen vetëm me euro duke nisur nga 1 shkurti, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb në vend.I pyetur nëse bisedoi me Kurtin për shtyrjen e vendimit të BQK-së, Lajçak tha për gazetarë: “Ne e përmendëm këtë çështje të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, por dua të veproj si zëvendës i Qeverisë kosovare, por ju do të njoftoheni nesër”.“Pra, ju do të mësoni më shumë rreth kësaj”, shtoi ai.Qeveria Kosovës ka argumentuar se vendimi i BQK-së është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të QUINT-it kanë thënë se ky vendim “ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”.Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë. Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb, si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.Në një konferencë për media pas takimit në Prishtinë, Lajçak tha se u diskutua edhe për sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i serbëve të armatosur në fshatin Banjskë në veri të vendit.Sulmi në Banjskë, ku u vranë një polic dhe tre sulmues, u diskutua edhe gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, një ditë më parë në Beograd, theksoi ai.“Sulmi në Banjskë diskutohet çdo herë në çdo takim që kur ka ndodhur”, tha Lajçak.Ai tha se BE-ja pret që të përfshirët në sulmin në Banjskë të mbahen përgjegjës.“Publiku evropian dhe shtetet anëtare të BE-së presin që të përfshirët të mbahen përgjegjës. Sa i përket hetimit, nuk jam unë personi i duhur për të folur se nuk ka hetim që udhëhiqhet nga BE-ja, por janë vendet individuale që kanë hetuar apo po e hetojnë. Ne po marrim të dhënat nga shtetet anëtare dhe partnerët evropianë”.Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.Kosova e fajësoi Serbinë për sulmin, e cila e mohoi çdo përfshirje, por e ka lënë të lirë Radoiçiqin, me kusht që të mos udhëtojë drejt Kosovës.Pak përparim për normalizimin e marrëdhënieveLajçak e përmendi mungesën e përparimit në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se vendet fqinje ishin pajtuar për një gjë të tillë në fillim të vitit të kaluar.Ato e arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në shkurt 2023 dhe Aneksit për zbatimin e saj një muaj më vonë të atij viti, por kanë dështuar t’i zbatojnë ato, pavarësisht trysnisë ndërkombëtare.Në fund të vitit të kaluar, Serbia, përmes një dokumenti tha se, nuk e ka ndër mend të zbatojë pjesë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, duke e shqetësuar bllokun evropian, i cili tha se marrëveshja dhe aneksi i Ohrit janë ligjërisht të detyrueshëm për palët.Lajçak u bëri thirrje të dyja vendeve ta bëjnë një gjë të tillë menjëherë.“Nuk Ka pasur pak përparim në pikëpamje me të gjerë, në normalizimin e marrëdhënieve. E kemi marrëveshjen nga shkurti dhe marsi i vitit të kaluar, kjo nënkupton se nuk kemi nevojë të pyesin çfarë duhet të bëhet e as ta pyesim veten si ta bëjmë këtë, pyeta është kur ta bëjmë. Unë them që menjëherë”, tha Lajçak.Në tetorin e kaluar, përfaqësuesit e BE-së, ShBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ua paraqitën palëve një draft-statut për formimin e Asociacionit, të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, e pranuan në parim.Por, pas deklaratës së të dërguarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, se çështja e statutit është çështje e brendshme e Kosovës, Kurti tha se atëherë edhe Kosova duhet të jetë autore e atij dokumenti.Lajçak nuk deshi ta quajë dështim mungesën e përparimit në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por paralajmëroi se kjo mund të jetë një mundësi e humbur për to, për shkak se vëmendja së shpejti do të kthehet kah zgjedhjet në Parlamentin evropian në qershor dhe kah zgjedhjet presidenciale në ShBA në fund të vitit.Ai paralajmëroi se do të ndërmerren “hapa konkretë” dhe se ai do t’ përgatisë një sërë rekomandimesh për udhëheqësit evropianë dhe shtetet anëtare të bllokut.“Do të merret një vendim se çfarë hapash do të ndërmarrim në javët në vijim”, shtoi ai.

You Might Also Like

OVL e UÇK-së shpreh shqetësimet te ambasadori francez për Gjykatën Speciale

LDK në Suharekë premton ujë të pijshëm e investime në infrastrukturë

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 4 të pandehurve për veprën vrasje të rëndë

Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

Integrimi evropian dhe sfidat me Serbinë, në qendër të takimit Basha–Malaj

Kosova Times January 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Borrell: “Vetoja” duhet të braktiset në politikën e jashtme

Kosova Times Kosova Times May 6, 2023
Ish diplomati që parashikoi dështimin e Samitit
BE:Çdo përpjekje për të shpërbërë Bosnjën dhe Hercegovinën është e papranueshme…
Mbushje sipas një recete nga një prej shefave më të mirë: Një recetë për pulë të pjekur me lëng si nga restorantet më të mira
Arrestohet i dyshuari që grabiti vajzën 19-vjeçare në Fushë Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?