By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjellë franceze me mish viçi
January 6, 2026
Fara lulekuqeje pa miell
January 6, 2026
Patate gratin
January 6, 2026
Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës
January 6, 2026
Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qendra “Faktoje”: Premtime elektorale të parealizuara nga disa bashki në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Qendra “Faktoje”: Premtime elektorale të parealizuara nga disa bashki në Shqipëri
Rajon / Botë

Qendra “Faktoje”: Premtime elektorale të parealizuara nga disa bashki në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2024/01/30 at 9:18 PM
Kosova Times Published January 30, 2024
Share
SHARE

Tensionet politike që po vazhdojnë prej muajsh, jo vetëm mes opozitës dhe shumicës qeverisëse por edhe brenda grupimeve të vetë opozitës, duket se e kanë larguar vëmendjen nga jeta e përditshme dhe nevojat e qytetarëve, si dhe premtimet që të zgjedhurit vendorë dhanë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të këtij viti. Qendra “Faktoje” paraqiti sot në Shkodër të dhënat e monitorimit të zbatimit të premtimeve elektorale në 10 bashki, premtime që pjesa më e madhe kanë mbetur pa u realizuar.

“Kemi monitoruar rreth 40 premtime elektorale, që kanë dhënë 10 kryebashkiakë gjatë fushatës zgjedhore të majit dhe rezultatet tregojnë se 70 për qind e premtimeve ende nuk janë mbajtur. Ndërkohë, rreth 12 premtime në total rezultojnë të mbajtura. Premtimet që kryesisht rezultojnë të pambajtura janë kryesisht ato për infrastrukturën rrugore, ndërtimin ose rikonstruksionin e shkollave etj.”, thotë Aimona Vogli nga qendra “Faktoje”.

Monitorimi i zbatimit të premtimeve elektorale është kryer në bashkitë Shkodër, Lezhë, Elbasan, Korçë, Dibër, Durrës, Vlorë, Fier, Kavajë dhe Himarë.

Projekti është realizuar në bazë të një metodologjie që përfshin analizën buxhetore, monitorimin e prokurimeve publike si dhe vëzhgimet në terren nga gazetarët dhe aktivistët e Qendrës “Faktoje”. Kjo ka nxjerrë në dukje edhe bashkitë më problematike për sa i përket transparencës dhe mbajtjes së premtimeve të dhëna qytetarëve.

“Bashkia që rezulton më pak transparente, pra që ka përmbushur më pak indikatorët, është Bashkia e Kavajës, diku me 18.7 për qind dhe Bashkia e Himarës. Më pas, nga dhjetë bashkitë e monitoruara, bashkitë e tjera janë me një koeficient mbi 50 për qind”, shton zonja Vogli.

Ndërkohë që Qendra “Faktoje” vëren një shkallë të ulët të mbajtjes së premtimeve, sipas saj, pjesa më e madhe e bashkive në Shqipëri janë bërë më transparente, duke publikuar programet e tyre të transparencës dhe duke ndarë më shumë informacion për qytetarët.

“Shikojmë një zhvillim pozitiv në drejtim të transparencës. Pra, bashkitë janë bërë më të ndërgjegjshme dhe po i zbatojnë ato rregulla dhe detyrime ligjore që i përcakton ligji për pushtetin vendor dhe ka një lloj përmirësimi në nivelin e transparencës për konsultimet publike, programin e transparencës dhe të drejtën e informimit. Megjithatë, ka ende shumë punë për tu bërë”, thotë Esmeralda Topi nga qendra “Faktoje”.

Megjithatë, raporti i monitorimit thekson se, nëntë nga dhjetë bashkitë e monitoruara në vitin 2023 kanë realizuar konsultime publike për hartimin e buxhetit, por vetëm tetë prej tyre e kanë publikuar buxhetin vjetor. Performanca është e njëjtë për sa i përket konsultimeve me publikun për paketën e taksave dhe tarifave vendore, ku 9 nga 10 bashkitë e monitoruara kanë zhvilluar konsultime publike për këtë çështje, ndërsa vetëm 3 nga 10 bashkitë e monitoruara i kanë publikuar urdhrat apo vendimet e kryetarit.

You Might Also Like

Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës

Policia italiane ne kembe ne kerkim te kroatit, i cili therri per vdekje konduktorin e trenit

Anarki në rrugët e Karakasit, burra të maskuar patrullojnë rrugët

Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’

Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës

Kosova Times January 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Sveçla: Nesër projektligji për Pagat në Sektorin Publik dhe ai për Zyrtarët Publikë dalin në konsultim publik

Kosova Times Kosova Times September 14, 2022
Kurti e Nagavci vendosën gurthemelin e shkollës në Fushë Kosovë
Mbappe me maskë pritet ta udhëheqë Francën kundër Holandës
Raportohen disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe shtrëngata
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?