Ballkani është përforcuar me brazilianin Queven da Silva Inacio. Ka qenë vetë skuadra nga Suhareka që ka njoftuar për afrimin.
“Braziliani Queven da Silva Inácio, është futbollisti i radhës që i bashkohet kampionëve tanë. Njëzet e pesë vjeçari e forcon edhe më shumë mesfushën tonë, drejt ambicieve që kemi në kompeticionet në të cilat synojmë të triumfojmë”, ka njoftuar skuadra kampione në fuqi.
Aktualisht Ballkani e kryeson tabelën e Superligës.