By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët
September 19, 2025
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: GjND-ja thotë se Rusia shkeli pjesë të traktatit të OKB-së kundër terrorizmit në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > GjND-ja thotë se Rusia shkeli pjesë të traktatit të OKB-së kundër terrorizmit në Ukrainë
Ballina 2Rajon / Botë

GjND-ja thotë se Rusia shkeli pjesë të traktatit të OKB-së kundër terrorizmit në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/31 at 5:40 PM
Kosova Times Published January 31, 2024
Share
SHARE

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) ka gjetur të mërkurën se Rusia i ka shkelur disa pjesë të traktatit të Kombeve të Bashkuara kundër terrorizmit, sepse nuk e kishte hetuar mbështetjen financiare për grupet separatiste në lindje të Ukrainës në vitin 2014.

Megjithatë, gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara nuk e urdhëroi Rusinë ta dëmshpërblejë Ukrainën, e cila ishte kërkesë e Kievit.

GjND-ja gjithashtu nuk mori vendim të ndarë për dyshimet se Rusia është përgjegjëse për rrëzimin e avionit të Malaysia Airlines mbi lindje të Ukrainës më 17 korrik 2014, siç kishte kërkuar Kievi.

Kievi e ka akuzuar Rusinë se është “shtet terrorist”, mbështetja e të cilës për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës ishte pararojë e pushtimit në shkallë të plotë që Moska nisi kundër Ukrainës më 2022.

Ukraina kërkonte që Rusia t’i dëmshpërblinte të gjithë civilët që i përfshiu konflikti, por edhe viktimat e fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, i cili u rrëzua në lindje të Ukrainës.

Ky rishte ngritur para nisjes së pushtimit të Ukrainës më 2022.

Rusia gjendet në bankën e të akuzuarve edhe për pretendimet se ka shkelur konventën ndërkombëtare për diskriminim racor për shkak të trajtimit të minoritetit tatar dhe ukrainasfolësve në Krimenë e pushtuar.

Gjatë seancave dëgjimore për këtë rast, Alexander Shulgin, ambasadori rus në Holandë, e akuzoi Ukrainën për “gënjeshtra të kulluara dhe akuza të rreme… edhe ndaj kësaj gjykate”.

Diplomati kryesor ukrainas, Anton Korynevych, raportoi se Rusia po tenton “që të na zhdukë nga faqja e dheut”.

“Duke filluar më 2014, Rusia pushtoi paligjshëm Krimenë dhe u përfshi në një fushatë të spastrimit kulturor, duke shënjestruar ukrainasit etnikë dhe tatarët e Krimesë”, tha Korynevych.

Rasti para GjND-së ka nisur më 2017 dhe ka pasur seanca të gjata në GjND, plus mijëra faqe dokumente që janë dorëzuar në gjykatë.

Rasti është pjesë e një strategjike “ligjore” të zhvilluar nga Ukraina kundër kundërshtarit të saj, pasi Kievi e ka dërguar në gjykatë Moskën edhe për ligjin detar dhe shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut.

Më 2017, GjND-ja refuzoi kërkesën fillestare të Kievit për masa emergjente për të ndaluar Rusinë që të financojë separatistët.

Atëbotë, gjykatësit thanë se Ukraina nuk kishte sjell para gjykatës të dhëna të mjaftueshme për këtë të dëshmuar se fondet nga Moska po përdoreshin “për të shkaktuar vdekje apo lëndime serioze trupore ndaj civilëve”.

Megjithatë, GjND-ja urdhëroi Moskën që të përmbahej nga vendosja e “kufizimeve” ndaj tatarëve të Krimesë.

GjND-ja, me seli në Hagë, vendos për mosmarrëveshjet mes shteteve dhe shpesh kjo gjykatë ngatërrohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GjNP) që ndjek penalisht individët për krime lufte.

Vendimet e GjND-së janë përfundimtare dhe nuk mund të apelohen, por gjykata ka pak fuqi që të detyrojë zbatimin e tyre.

Për shembull, GjND-ja publikoi një vendim urgjent duke urdhëruar Rusinë që të ndalë pushimin një muaj pasi nisi ai, por Rusia nuk e respektoi urdhrin.

You Might Also Like

MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët

18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s

Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë

Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”

Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”

Kosova Times January 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Komisioni hetimor u jep 5 ditë afat DKA-ve për dërgimin e përgjigjeve

Kosova Times Kosova Times June 21, 2024
Mposhtni vapën duke ngrënë shalqi
ATK thirrje TAXI-ve: Pajisuni me sistem fiskal
Vdekja e mistershme e drejtorit te kompanisë IT Agima, ra nga ballkoni kur u kontrollua banesa e tij
Perëndimi “duhet të vendosë sanksione më të forta ndaj Rusisë që Ukraina ta fitojë luftën”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?