By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane
September 19, 2025
A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato
September 19, 2025
Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës
September 19, 2025
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani për dinarin: Sa herë i kemi aleatët në krahë mbrohet Kushtetuta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani për dinarin: Sa herë i kemi aleatët në krahë mbrohet Kushtetuta
Ballina 1Lajme

Osmani për dinarin: Sa herë i kemi aleatët në krahë mbrohet Kushtetuta

Kosova Times
Last updated: 2024/01/31 at 12:56 PM
Kosova Times Published January 31, 2024
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani pas ceremonisë së homazheve në 27-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, ka treguar detaje për takimin me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka folur për Asociacionin dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore drejt fundit të mandatit të tij.

Ajo ka thënë se Lajçakut ia ka shprehur shqetësimet e saj për disa nga pjesët e draftstatutit të Asociacionit, duke thënë se disa nga ndryshimet janë të realizueshme. Por ajo sërish ka përmendur se dritën jeshile për kushtetutshmërisë e draftit e ka Gjykata Kushtetuese.

“Shqetësimet e mia i kam diskutuar më vonë me zyrtarë të lartë të QUINT-it. Këto i kemi diskutuar edhe dje me Lajçakun, ai ka mirëpritur ato dhe ka thënë se shumica prej tyre mund të akomodohen. Megjithatë, unë mendoj që institucioni i cili përfundimisht mund të vendosë për përputhshmërinë me Kushtetutën e Kosovës dhe mund ta drejtojë si mund të zbatohet pa u shkelur Kushtetuta është Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka thënë se me Lajçakun nuk ka arritur që të flasë për ndalimin e qarkullimit të dinarit në Kosovë, për shkak se kanë pasur tema që lidhen me dialogun. Mirëpo, sipas saj BQK-ja ka kryer punën e vet me këtë vendim.

“Neni 11 i Kushtetutës kërkon që Kosova në qarkullim dhe përdorim ta ketë vetëm një valutë dhe është për keqardhje që nuk është zbatuar deri më tani. BQK ka kryer punën e vet në përputhje me parimin e vet dhe siç kërkohet nga ky institucion”, ka thënë ajo.

Osmani ka dhënë detaje se po shqyrtohen disa opsione, në mënyrë që të mos ketë penalizim për komunitetin serb, që deri në zbatimin e këtij vendimi ka operuar me valutën e dinarit.

“Kurse sa i përket zbatimit të këtyre parimeve, janë duke u diskutuar një sërë opsionesh që në njërën anë do ta respektonin nenin 11, por në anën tjetër do të lë një kohë për informimin e qytetarëve dhe bartjen e tyre në llogari të reja në mënyrë që të zbatohet pa asnjë problem dhe me përkrahjen e plotë të shteteve aleate. Siç e dini për çdo çështje që ka të bëjë me veriun e Kosovës, shtrirjen e sovranitetit dhe me sigurinë e shtetit tonë, sa herë i kemi aleatët tonë në krahë, atëherë tejkalohen edhe këto sfida dhe realizohet mbrojtja e Kushtetutës sonë në tërësi”, ka thënë Osmani. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane

Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës

72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri i kthjellët deri 33 grad

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosova Times January 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

U qëllua me armë zjarri në Bruksel, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar

Kosova Times Kosova Times May 6, 2024
Mbrojtja e afërt e Radoiçiqit godet për vdekje një grua
Leverkuseni i Xhakës mposht Dortmundin, ‘kërcënon’ Bayernin
Rusia sanksionon profesorin amerikan Eduard Joseph
Një grua në fazat e vona të shtatzënisë ra nga një ndërtesë në Angli dhe vdiq. Fëmija është gjallë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?