By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani viziton Gjakovën: Do punojmë bashkë që kjo situatë të tejkalohet
January 7, 2026
KQZ: Ende s’janë sjellë 3185 pako me fletëvotime nga votimi me postë
January 7, 2026
Lladrovci: Rruga Drenas–Guri i Plakës mbetet e bllokuar
January 7, 2026
FSK: Në gatishmëri të plotë për ndihmë pas vërshimeve
January 7, 2026
Komuna e Fushë Kosovës ngre Shtabin Emergjent dhe nis shpërndarjen e ujit
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefi i CIA-s: Lufta në Ukrainë po gërryen pushtetin e Putinit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shefi i CIA-s: Lufta në Ukrainë po gërryen pushtetin e Putinit
Ballina 2Rajon / Botë

Shefi i CIA-s: Lufta në Ukrainë po gërryen pushtetin e Putinit

Kosova Times
Last updated: 2024/01/31 at 2:42 PM
Kosova Times Published January 31, 2024
Share
SHARE

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka gërryer kontrollin e Vladimir Putinit mbi pushtetin, ka dëmtuar ushtrinë ruse dhe ka nxitur “pakënaqësi” brenda shtetit. Kështu tha drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns.

Përmes një eseje të publikuar, Burns, i cili më herët ka qenë ambasador i Shteteve të Bashkuara në Rusi, u ka bërë thirrje ligjvënësve amerikanë që të miratojnë paketën e re me armë dhe pajisje për Ukrainën, duke e cilësuar atë si “investim relativisht modern me përftime të mëdha gjeopolitike për ShBA-në dhe për industrinë amerikane”.

“Lufta e Putinit veçse është një dështim për Rusinë në shumë nivele”, shkroi Burns për revistën Foreign Affairs.

“Qëllimi i tij origjinal për të pushtuar Kievin dhe për të nënshtruar Ukrainën doli të jetë i marrë dhe iluzion. Ushtria e tij ka pësuar dëme të mëdha. Të paktën 315.000 ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur, dy e treta e inventarit të tankeve që Rusia kishte para lufte janë shkatërruar dhe programi i Putinit për modernizmin e ushtrisë nuk është zbatuar”.

“Lufta e tij në Ukrainë po gërryen në heshtje pushtetin e tij brenda vendit”, tha ai.

Deklaratat e Burnsit vijnë kur nisja e pushtimit rus të Ukrainës po i afrohet përvjetorit të dytë dhe nuk ka sinjale se lufta është drejt fundit.

Putin, i cili pritet të fitojë zgjedhjet presidenciale të marsit, e ka cilësuar “operacionin e posaçëm ushtarak” – terminologjia që Kremlini përdor për luftën në Ukrainë – si luftë thelbësore për identitetin historik të Rusisë.

Ekonomia ruse është vënë në shërbim të luftës, qindra mijëra persona janë mobilizuar, shumë rusë të tjerë janë larguar nga shteti, qoftë për të shmangur shërbimin ushtarak apo për të protestuar ndaj shtypjes së brendshme.

“Një gjë që kam mësuar është se gjithmonë është gabim të nënvlerësohet fiksimi [i Putinit] ndaj kontrollit të Ukrainës dhe zgjedhjeve të saj”, shkroi Burns.

“Pa atë kontroll, ai beson se është e pamundur që Rusia të bëhet një fuqi e madhe ose që ai të bëhet një lider i madh rus. Ky fiksim tragjik dhe brutal veçse ka turpëruar Rusinë dhe ka ekspozuar dobësitë e saj, nga ekonomia e saj njëdimensionale e deri te fuqia e saj e fryrë ushtarake, e sistemi i saj i korruptuar politik”.

Ukraina, ndërkaq, është përballur me vështirësi në mbajtjen e pozicioneve të saj në fushëbetejë, pasi dështoi kundërofensiva e saj vitin e kaluar. Zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas kishin shpresë se ajo kundërofensivë do të kishte sukses, duke u bazuar në trajnimet e ofruara nga NATO-ja, por edhe armët e reja e të fuqishme perëndimore që Kievi ka pranuar.

Si Rusia, ashtu edhe Ukraina tani po tentojnë të marrin pozicione përgjatë vijës së frontit të gjatë prej 1.200 kilometra gjatë dimrit. Disa ekspertë thanë se Rusia do të rimbushë radhët dhe do të jetë në pozitë të tillë që të nisë një ofensivë gjatë verës së këtij viti.

You Might Also Like

Lladrovci: Rruga Drenas–Guri i Plakës mbetet e bllokuar

SHBA sekuestron tankerin e naftës me flamur rus të lidhur me Venezuelën

Amerika bashkon kundërshtarët e betuar në Lindjen e Mesme, dihet se për çfarë u ra dakord

Putini festoi Krishtlindjet i rrethuar nga oficerë të GRU-së

WSJ: Rusia dërgoi një nëndetëse për të shoqëruar një cisternë nafte

Kosova Times January 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Njihuni me ushtrinë sekrete rebele të Krimesë që vret shefat rusë, bombardon urat dhe infiltron bazat pas vijave të armikut

Kosova Times Kosova Times August 31, 2025
Disa persona u plagosën nga të shtënat në një qendër tregtare në Mytishchi
Horoskopi ditor për datën 17 Prill
Hakerët kinezë kanë hakuar llogaritë e postës elektronike të agjencive qeveritare evropiane
Manovra artilerie në Arktik: NATO stërvitet pranë kufirit me Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?