By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjellë franceze me mish viçi
January 6, 2026
Fara lulekuqeje pa miell
January 6, 2026
Patate gratin
January 6, 2026
Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës
January 6, 2026
Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tajvani me stërvitje ushtarake për t’u mbrojtur nga kërcënimi i pushtimit kinez
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Tajvani me stërvitje ushtarake për t’u mbrojtur nga kërcënimi i pushtimit kinez
Ballina 2Rajon / Botë

Tajvani me stërvitje ushtarake për t’u mbrojtur nga kërcënimi i pushtimit kinez

Kosova Times
Last updated: 2024/01/31 at 2:11 PM
Kosova Times Published January 31, 2024
Share
SHARE

Ushtria e Tajvanit më 31 janar nisi stërvitjet dyditore në det dhe ajër për të praktikuar mbrojtjen në rast të një sulmi të befasishëm nga Kina.

Pothuajse çdo ditë, luftanijet kineze lundrojnë në ujërat përreth Tajvanit dhe avionët luftarakë fluturojnë drejt ishullit dhe më pas kthehen mbrapsht.

“Çdo veprim joracional i njëanshëm shumë lehtë do të mund të përshkallëzonte tensionet dhe të sabotonte stabilitetin në rajonin e Ngushticës së Tajvanit”, deklaroi për gazetarët në bazën detare Tsuoying në jug të Tajvanit, Sun Li-fang, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës, me 23 milionë banorë, është pjesë e territorit të saj dhe thotë se ky territor duhet të vihet nën kontrollin e Pekinit.

Tajvani për një kohë të gjatë ka shkaktuar telashe në raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Përderisa raportet janë përkeqësuar në vitet e fundit mes dy rivalëve, frika është rritur se Uashingtoni mund të përfshihet në luftë, nëse shpërthejnë armiqësitë.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit në buletinin ditor tha se shtatë avionë luftarakë dhe katër anije të marinës së Kinës u detektuan përreth ishullit në 24 orët e fundit. Po ashtu raportoi se një balonë kineze është detektuar në veri të ishullit.

Stërvitjet vjetore ushtarake në Tajvan po mbahen më pak se tre javë pasi Lai Ching-te u zgjodh president i ri, duke fituar mandatin e tretë me radhë të Partisë Demokratike Progresive, e cila kundërshtohet nga Kina.

Stërvitjet ushtarake kanë për synim edhe që të rrisin edhe besimin e publikut ndaj aftësive të ishullit për të mbrojtur veten.

Përderisa ushtria e Tajvanit është shumë më e vogël sesa e Kinës, ishulli vetëqeverisës po blen armatime të teknologjisë së lartë nga Shtetet e Bashkuara, po revitalizon industrinë vendore të armëve dhe ka zgjatur shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga katër muaj në një vit.

You Might Also Like

Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës

Policia italiane ne kembe ne kerkim te kroatit, i cili therri per vdekje konduktorin e trenit

Anarki në rrugët e Karakasit, burra të maskuar patrullojnë rrugët

Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’

Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës

Kosova Times January 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Shqiptarët ndër shekuj janë mbajtur fort për njëri-tjetrin

Kosova Times Kosova Times April 6, 2025
Modelja bie nga skena në konkursin e bukurisë së Miss Universe, pamjet po qarkullojnë në internet
Sondazh i ri: Kamala Harris ka epërsinë më të madhe ndaj Trump që nga fillimi i fushatës
Raketat iraniane godasin përsëri Be’er Sheva-n: Sistem i planifikuar përgjimi, kaos në jug të Izraelit
Çmimet rriten, paralajmërohet për rritje inflacioni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?