By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden i sanksionon ardhësit izraelitë për shkak të dhunës në Bregun Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Biden i sanksionon ardhësit izraelitë për shkak të dhunës në Bregun Perëndimor
Ballina 2Rajon / Botë

Biden i sanksionon ardhësit izraelitë për shkak të dhunës në Bregun Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/02/01 at 9:07 PM
Kosova Times Published February 1, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka vendosur sanksione ndaj katër kolonëve izraelitë, të akuzuar për sulme ndaj palestinezëve në Bregun e uzurpuar Perëndimor.

Ai e nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten, duke thënë se dhuna ka arritur në “shkallë të patolerueshme”.

Ata kolonë izraelitë ishin përfshirë në veprime të dhunës, si dhe kërcënime dhe tentime për ta shkatërruar apo uzurpuar pronën palestineze, sipas urdhrit, raporton Associated Press.

Urdhri i Bidenit nënkupton sanksione financiare dhe regjim vizash për individët të cilët i sulmojnë apo i frikësojnë palestinezët, apo ua uzurpojnë pronat atyre, tha të enjten këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan.

“Vendimi i sotëm synon promovimi ne paqes dhe sigurisë për izraelitët dhe palestinezët njëlloj”, tha Sullivan.

Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur prej se Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga ShBA dhe BE – e sulmoi Izraelin më 7 tetor.

Urdhri i Bidenit është hap i rrallë kundër aleatit më të madh të ShBA-së në Lindje e Mesme, Izraelit, për të cilin Bideni thotë se ka të drejtë ta mbrojë veten. Por, presidenti demokrat i ka bërë trysni kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të tregojë më shumë vetëpërmbajtje në operacionet ushtarake që kanë për qëllim shkatërrimin e Hamasit.

Autoritetet palestineze thonë se disa palestinezë janë vrarë, ndërsa grupet për të drejtat e njeriut thonë se kolonët kanë djegur vetura dhe i kanë sulmuar disa komunitete të vogla beduine, duke i detyruar të evakuohen.

“Kjo dhunë përbën rrezik të madh ndaj paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Bregun Perëndimor, në Izrael dhe në rajonin e Lindjes së Mesme, si dhe i kërcënon interesat e sigurisë kombëtare dhe politikave të jashtme të Shteteve të Bashkuara”, tha Sullivan.

Në urdhër thuhet se dhuna nga kolonët i minon synimet e politikës së jashtme amerikane, “përfshirë zbatueshmërinë e zgjidhjes me dy shtete”.

Bideni i ka përsëritur thirrjet për një shtet të pavarur palestinez, i cili do të ekzistonte përkrah Izraelit. Ai ka thënë se gjetja e një mënyre për ta arritur sovranitetin palestinez, sapo të mbarojë lufta mes Izraelit dhe Hamasit, është thelbësore për ndërtimin e paqes së qëndrueshme.

Netanyahu, megjithatë, e ka hedhur poshtë një ide të tillë gjatë karrierës së tij politike dhe u ka thënë zyrtarëve amerikanë se e kundërshton çfarëdo plani të pasluftës, i cili përfshin themelimin e një shteti palestinez.

Izraeli e uzurpoi Bregun Perëndimor në luftën e Lindjes së Mesme më 1967, bashkë me Rripin e Gazës dhe Jerusalemin lindor.

Palestinezët i kërkojnë këto territore për një shtet të pavarur që shpresojnë ta kenë.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times February 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Rusi, paga e prapambetur ndaj mësuesve u rrit me 15 herë

Kosova Times Kosova Times March 10, 2023
Faris Karabaxhaku e Feroza Smajli dhe Amant Sejdiu e Maxhire Sojeva, kampion të kampiotatit individual të Kosovës për U9 dhe U13
Trump mund të zhvillojë biseda private me Kremlinin përpara inaugurimit
Kina i kundërpërgjigjet me sanksione ShBA-së për shkak të Tajvanit
Alcaraz triumfon në Indian Wells
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?