By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit
June 27, 2025
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DASh: Veprimet e njëanshme e kufizojnë avokimin e ShBA-së për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > DASh: Veprimet e njëanshme e kufizojnë avokimin e ShBA-së për Kosovën
Ballina 1Lajme

DASh: Veprimet e njëanshme e kufizojnë avokimin e ShBA-së për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/02/01 at 9:48 PM
Kosova Times Published February 1, 2024
Share
SHARE

Departamenti amerikan i Shtetit (DASh) tha të enjten se vendimi “i njëanshëm” i Kosovës për ta zbatuar një rregullore të Bankës Qendrore të Kosovës – e cila përcakton që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin – ia kufizon mundësitë ShBA-së për të avokuar për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Me gjithë trysnin ndërkombëtare, Kosova e nisi më 1 shkurt zbatimin e rregullores, e cila i jep fund përdorimit të dinarit serb në vend, megjithëse përmes një periudhe të papërcaktuar tranzicioni të lehtësuar.

“Qeverisja e mirë dhe partneriteti i mirë ndërkombëtar kërkojnë kohë për t’i vlerësuar pasojat, për t’i dëgjuar perspektivat dhe për t’u konsultuar me të tjetër për gjetjen e një zgjidhjeje funksionale”, tha DASh për Radion Evropa e Lirë.

DASh-i i bëri thirrje Kosovës ta shtyjë zbatimin e këtij vendimi “menjëherë”, derisa, siç tha, të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe popullata të jetë edukuar mjaftueshëm se si do të vazhdojë periudha e tranzicionit.

“Vendimi u shpall pa përgatitje apo konsultim adekuat”, tha DASh.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të zhgënjyera dhe i kundërshtojnë planet e tanishme të Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për kufizimin e importit të valutave të huaja, përfshirë të dinarit serb”, theksoi DASh.

Që nga paslufta më 1999, Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka përdorur dinarin për t’i paguar pensionet, ndihmat sociale dhe pagat për institucionet paralele që ka në Kosovë, përfshirë këtu edhe spitalet dhe shkollat.

Banorët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë e kanë shfrytëzuar dinarin edhe për pagesat në dyqane dhe restorante.

DASh tha se shumë qytetarë serbë të Kosovës nuk e dinë se si do t’i paguajnë faturat e tyre, apo si do t’i marrin pensionet.

“Ky veprim nuk është po ashtu në përputhje me përkushtimin e Kosovës për të punuar përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për adresimin e çështjeve të cilat prekin mirëqenien e pakicës serbe”, theksoi DASh.

Më herët gjatë ditës, ambasadori amerikan në Kosovë tha pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ShBA-ja e kundërshton zbatimin e vendimit për rregulloren dhe shprehu shqetësimin për ndikimin e saj te serbët e Kosovës.

“Ne jemi të shqetësuar se rregullorja, ashtu siç e kuptojnë ne, nuk e merr parasysh plotësisht ndikimin që do të ketë tek individët, posaçërisht individët që marrin mbështetje financiare nga Qeveria serbe. Ne mendojmë se kjo çështje meriton shqyrtim më të kujdesshëm dhe diskutime në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Jemi të shqetësuar se ka mundësi ti përshkallëzojë tensionet etnike dhe të jetë problematike për jetën e përditshme e një numri të qytetarëve të Kosovës”, shtoi ai.

Ndërkohë, Banka Popullore e Serbisë (NBS) kërkoi shfuqizimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës dhe kërkoi që çështja të zgjidhet me dialog politik.

Ajo tha për Radion Evropa e Lirë se “nuk mund të bëhet fjalë” për një marrëveshje mes saj dhe Bankës Qendrore të Kosovës, siç sugjeroi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

“Kjo çështje duhet të zgjidhet ekskluzivisht në kuadër të dialogut në nivelin ekzistues”, tha NBS-ja, duke iu referuar bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Edhe Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të ofrojë periudhë të gjatë tranzicioni për largimin nga përdorimi të dinarit serb.

“Periudha e shkurtër kohore e tranzicionit për zbatimin e rregullores, së bashku me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikon që të ndërlikojë seriozisht jetën e tyre”, tha BE-ja përmes një deklarate të lëshuar më 1 shkurt.

Blloku evropian po ashtu bëri thirrje që Kosova “të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar” nga Brukseli.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton se do të ndalet transferet e parave nga Serbia dhe po ashtu nuk nënkupton dënime financiare për posedimin e valutave të shteteve të tjera.

You Might Also Like

Ngjarjet e ditës 27 qershor

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Kosova Times February 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti bën nderime te Parku Memorial “Të Pagjeturit” te Biblioteka Kombëtare: “Kërkojmë të vërtetën, drejtësinë dhe përgjegjësinë”

Kosova Times Kosova Times June 17, 2023
Qytetari gjen një çantë e kuletë me të holla, i dorëzon në polici
Partitë e vogla kërkojnë zgjedhje me lista të hapura
Publikohen emrat e viktimave, nisin seancat. Inxhinieri: Ministri gënjen. I dërgova letra
Arthur J. Garffer merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?