Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën “Hajrullah Zymi”, ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për RTKlive.

“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e  cila nuk ka arritur të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar Ahmeti.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.