By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Avionë britanikë patrullojnë pranë kufirit rus
October 11, 2025
Trupat amerikane mbërrijnë në Izrael. Hamasi: Izraeli ndryshon listën për lirimin e palestinezëve
October 11, 2025
Policia, aksion kundër narkotikëve në Podujevë, shtatë të arrestuar
October 11, 2025
Dogana parandalon mallra në vlerë mbi 5000 euro në Vermicë
October 11, 2025
KQZ fton qytetarët të votojnë: Pjesëmarrja juaj garanton demokracinë
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Turqia thotë se ende është e interesuar të blejë avionë luftarakë evropianë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Turqia thotë se ende është e interesuar të blejë avionë luftarakë evropianë
Rajon / Botë

Turqia thotë se ende është e interesuar të blejë avionë luftarakë evropianë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/01 at 1:14 PM
Kosova Times Published February 1, 2024
Share
SHARE

Turqia është ende e interesuar që të blejë 40 avionë luftarakë të llojit Eurofighter Typhoon, tha një zyrtar i Ministrisë turke të Mbrojtjes, pasi Shtetet e Bashkuara avancuan procesin e shitjes në Ankara të avionëve F-16.

Avionët amerikanë F-16 pritet t’i kushtojnë Turqisë 23 miliardë dollarë.

Në nëntorin e vitit të kaluar, Turqia tha se po bisedon me Britaninë dhe Spanjën për të blerë avionët Typhoon, edhe pse Gjermania kishte kundërshtuar shitjen e këtyre fluturakeve luftarake për Ankaranë. Atëbotë, burimet brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë thanë se bisedimet kishin nisur pasi Ankaraja e pranoi se kërkesa për blerjen e avionëve amerikanë F-16, që fillimisht ishte bërë në tetor të vitit 2021, mund të mos pranohej.

Javën e kaluar administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, zyrtarisht njoftoi Kongresin për synimin që të procedojë me shitjen në Turqi të 40 avionëve F-16, të prodhuar nga Lockheed Martin, dhe komponentë të tjerë ushtarakë. Njoftimi i administratës amerikane u bë një ditë pasi Ankaraja përfundoi procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Edhe pse nuk pritet që Kongresi amerikan të bllokojë shitjen e avionëve F-16, Turqia ende dëshiron që të blejë avionë Eurofighter Typhoon, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, që foli në kushte anonimiteti, raporton Reuters.

“Ne ende jemi të interesuar, ne presim një qasje pozitive për këtë çështje nga anëtarja e konsorciumit, Gjermania”, tha zyrtari.

Avionët Eurofighter Typhoon ndërtohen nga një konsorcium i përbërë nga Gjermania, Italia dhe Spanja, të përfaqësuar nga Airbus , BAE Systems dhe Leonardo

Turqia, që po synon të forcojë fuqinë ajrore, po ashtu është duke zhvilluar avionët e saj luftues KAAN, në bashkëpunim me BAE.

You Might Also Like

Avionë britanikë patrullojnë pranë kufirit rus

Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë

Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme

“Lufta e Përjetshme” është skenari më i mundshëm i konflikti Rusi-Ukrainë?

McMaster paralajmëron Trumpin: Vetëm ‘fuqia e fortë’ mund ta ndalë agresionin rus

Kosova Times February 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, i cili ishte raportuar i zhdukur

Kosova Times Kosova Times April 28, 2025
Uji me hudhër ka një efekt të mahnitshëm: Përdoreni atë për 7 ditë dhe trupi juaj do të rilindë
I hequr nga komanda, gjenerali akuzoi Shoigun për tradhti
Ninullat e nënave që po rrezikojmë ti kthejmë nga bekimi në mallkim
Liderët e partive në takim me presidenten Osmani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?