AKB-ja e vlerson legal vendimin e BQK-së për heqjen e dinarit në disa vende të Kosovës, por legjitimiteti në terren i vështirësuar me plotë kundërshtime ndërkombëtare dhe lokale e që mund të ketë pasoja ndëshkuese nga DASh dhe EU për Kosovën.
“Serbia mesatarisht financon rreth 130 milionë euro nëpër disa lokalitete serbe në Kosovë, ku përafërsisht përfitojnë rreth 50 mijë qytetarë serbë përmes skemave të ndryshme të strukturave paralele dhe atë sociale, pensione të ndryshme duke i përfshirë edhe shqiptarë, institucionet shëndetësore, arsimore çerdhe të fëmijëve dhe infrastrukturë”, thekson AKB-ja.
Të gjitha këto financime, sipas AKB-së, kanë shkuar jashtë sistemit tatimor të Kosovës e që mund të jenë edhe më të mëdha në forma tjera ilegale.
“Qeveria duhet që të vendos në favor të Kosovës gjithmonë por në koordinim të plotë me USA dhe EU”.
Agim Shahini Kryetar i AKB-së, thotë se vendimet e njëanshme të qeverisë mund të sjellin dënim integrues për Kosovën. /Kosovatimes/