Flaka Loxha është një tjetër garuese e Kosovës që po merr pjesë në Grand Slamin e Parisit.
Flaka këtë event të madh të xhudos e ka nisur me fitore. Ajo mundi garuesen nga Uzbekistani, Nilufar Ermaganbetova, duke kaluar në rrethin tjetër të këtij turneu.
Garuesja jonë në duelin e radhës do të ndeshet me serben Marica Perishiq.
Edhe Nora në çerekfinalen e Grand Slamit të Parisit
Pas Distria Krasniqit edhe Nora Gjakova është kualifikuar në çerekfinalen e Grand Slamit të Parisit.
Xhudistja jonë ishte më e mirë në duel me bullgaren Ivelina Ilieva, duke fituar këtë ndeshje dhe duke kaluar në çerekfinalen e këtij turneu të madh të xhudos.
Kujtojmë se sot në Paris do të garojë edhe Laura Fazliu, një tjetër garues e Kosovës.
Distria Krasniqi në çerekfinalen e Grand Slamit të Parisit
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është kualifikuar në çerekfinalen e Grand Slamin e Parisit.
Distria e ka mposhtur Seyun Jang nga Koreja e Jugut, duke prekur çerekfinalen e këtij eventi të madh të xhudos.
Kujtojmë në këtë turne sot po garojnë edhe Nora Gjakova dhe Laura Fazliu.