Futbolli kosovar rikthehet në aksion këtë fundjavë me ndeshjet e 1/8 finale të Kupës së Kosovës.
Padyshim se sfida kryesor e këtij rrethi luhet në Gjilan, ku përballen rivalët e vjetër, Gjilani dhe Prishtina, sfidë kjo që pritet të prodhojë një ndeshje interesante pasi që të dy skuadrat synojnë t’i shkojnë deri në fund kësaj gare.
Një tjetër ndeshje joshëse është ajo që luhet të dielën, ku ndeshën Trepça ’89 e Llapi.
Duel joshëse pritet të luhet edhe në ballafaqimin Feronikeli-Malisheva.
Çiftet dhe gjyqtarët:
Të shtunën takohen:
Suhareka – Prishtina e re (Dardan Çaka)
Feronikeli – Malisheva (Mentor Ajeti)
Vjosa – 2 Korriku (Genc Nuza)
Gjilani – Prishtina (Visar Kastrati)
Të dielën takohen:
Trepça ’89 – Llapi (Valon Bajgora)
Dukagjini – Dinamo (Alban Shala)
Drita – Rilindja 74 (Mërvan Bejtullahu)
Ballkani – Vëllaznimi (Ilir Mehmeti).