Agim Musliu, drejtori i Institutit Octopus, tha se përpjekja e radhës nga Serbia, është kaosi në Graçanicë.
“Llogari serbe, në rrjetin social rus Telegram, të ndërlidhura me Listën Serbe, po bëjnë përpjekje për kaos në Komunën e Graçanicës, në jug-lindje të Prishtinës. Ata po përhapin dezinformatën se, gjoja “KFOR-i i ka paralajmëruar se, Policia e Kosovës do të ndërhyjë në shtëpinë e shëndetit në këtë vendbanim””, shkroi Musliu në faqen e tij në ‘Facebook’.
Sipas tij, kjo përpjekje është e sinkronizuar me deklaratën e sotme të Aleksandër Vuçiqit se, “janë sulmuar të gjitha vendbanimet – enklavat – serbe”.
“Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje e re e Serbisë që të nxisë reaksionin e qytetarëve serbë në Kosovë!”, shkroi Musliu. /Kosovatimes/