Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka përfunduar në vendin e pestë në Grand Slam të Parisit, duke mos arritur të fitojë medalje në kategorinë deri në 57kg.
Gjakova është mposhtur në ndeshjen për vendin e tretë nga kanadezja Jessica Klimkait.
Në xhiron e parë, ajo ishte e lirë, ndërsa në xhiron e dytë ka arritur një fitore me Ippon kundër brazilianes Jessica Lima.
Në xhiron e tretë, Gjakova ka realizuar një tjetër fitore me Ippon, kësaj here ndaj bullgares Ivelina Ilieva.
Megjithatë, në çerekfinale, xhudistja kosovare ka pësuar një humbje me Wazaari nga francezja Sarah Leonie Cysique. Pastaj Gjakova ka triumfuar në repesazh kundër italianes Veronica Toniolo.
Nora Gjakova pavarësisht humbjes ka siguruar 360 pikë olimpike për Lojërat Olimpike të Parisit 2024.