By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Numërohen disa kuti, PS kryeson me 62%, PD-ASHM 32%. Në lojë edhe “Nisma-Shqipëria Bëhet” e “Mundësia”
May 12, 2025
Horoskopi ditor për 12 maj 2025
May 12, 2025
Vdekje e dyshimtë në Prizren, viktima dyshohet se qëlloi veten me armë
May 11, 2025
Bie interesimi për t`u marrë me blegtori, ndonëse terreni ofron kushte
May 11, 2025
Plani i Putiit per sulmin berthamor: Cilët qytete dhe qyteza janë në “listën e sulmeve”?
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rregullimi i mediave online: Gjithçka që duhet të dini
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rregullimi i mediave online: Gjithçka që duhet të dini
Ballina 1Lajme

Rregullimi i mediave online: Gjithçka që duhet të dini

Kosova Times
Last updated: 2024/02/02 at 6:18 PM
Kosova Times Published February 2, 2024
Share
SHARE

Gjoba deri në 40 mijë euro, licencim i mediave online dhe monitorim i tyre, kalimi nga funksionimi si organizata joqeveritare në kompani…

Ndryshimet e tilla, që i sjell Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) për funksionimin e mediave online, të cilat prodhojnë video, u kundërshtuan nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK).

AGK-ja dhe KMShK-ja i kërkuan Qeverisë së Kosovës që të tërhiqet nga kjo tentativë, mirëpo kjo e fundit nuk dha sinjal se do ta zbatojë këtë kërkesë.

Në mes të mospajtimeve lidhur me këtë projektligj, Radio Evropa e Lirë ju sjell përgjigje në disa prej pyetjeve kryesore për të.

Pse u ndërmorën këto ndryshime?

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i tha REL-it se ky ligj “është i mbështetur dhe buron nga direktiva e Bashkimit Evropian”.

Në Raportin e fundit të Progresit, të publikuar nga Komisioni Evropian në fund të vitit të kaluar, BE-ja rekomandoi që Kosova ta rishikojë Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, ashtu që të jetë në linjë me Direktivën evropiane për Shërbimet e Mediave Audio-Vizuale.

Me këto ndryshime, KPM-ja do të ketë mandat ta monitorojë edhe punën e mediave online që prodhojnë përmbajtje audio-vizuale.

“Ai [Ligji] parasheh rregulla të njëjta të veprimit për shërbimet mediale audio-vizuale, të cilave u nënshtrohen edhe televizionet private dhe publike sot. Për këtë, kompetencë ekskluzive ka Komisioni i Pavarur i Mediave, një organ i pavarur kushtetues, jo Qeveria”, tha Kryeziu për REL-in.

Ai shtoi se këto ndryshime do ta adresonin një shqetësim tjetër të shprehur në raportet vjetore të Bashkimit Evropian, për “mungesën e transparencës financiare”.

Në Raportin e fundit të Progresit thuhet se “amendamenti, që është aktualisht në proces, do të duhej ta harmonizonte më tej Ligjin me Direktivën e Shërbimeve të Mediave Audio-Vizuale për t’i shtrirë kompetencat e tij edhe në mediat audio-vizuale online”.

Direktiva për Shërbimet e Mediave Audio-Vizuale është përditësuar për herë të fundit nga BE-ja në vjeshtën e vitit 2019.

Komisioni Evropian e kishte vendosur 19 shtatorin e vitit 2020 si afat të fundit për harmonizimin e ligjeve kombëtare të vendeve anëtare të BE-së me këtë direktivë.

Projektligji u miratua nga Qeveria e Kosovës më 27 dhjetor të vitit të kaluar dhe u dërgua për miratim në Kuvendin e Kosovës.

BE-ja nuk u përgjigj në pyetjet e REL-it për këtë temë.

Pse kundërshtojnë AGK-ja e KMShK-ja?

Edhe pse ndryshimet thuhet se janë bërë në linjë me Direktivën e BE-së, AGK-ja dhe KMShK-ja i vlerësuan ato si tentim të Qeverisë për t’i sulmuar mediat online që prodhojnë materiale audio-vizuale.

Juristja e mediave, Flutura Kusari, tha më 1 shkurt se Qeveria e Kosovës është dashur të argumentojë ndaj kërkesës së BE-së se, në kontekstin e Kosovës, vetërregullimi i mediave online është opsion më i mirë sesa rregullimi përmes KPM-së.

Sipas saj, një gjë të tillë e ka bërë në të kaluarën Finlanda.

Për këtë arsye, drejtuesit e AGK-së dhe KMShK-së, Xhemajl Rexha dhe Imer Mushkolaj, kërkuan që në vend që të ndryshohet mënyra e rregullimit të mediave, të fuqizohen aktorët që aktualisht kontrollojnë përmbajtjen në mediat online.

Përveç përfshirjes së mediave online që prodhojnë video në monitorimin e KPM-së, AGK-ja kundërshtoi edhe rritjen e numrit të anëtarëve të KPM-së nga shtatë në 11 dhe zgjatjen e mandatit të tyre.

Anëtarët e KPM-së votohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Sipas AGK-së, kjo rritje e stafit në KPM mund të keqpërdoret nga Qeveria “për t’i dërguar njerëzit e tyre”, të cilët do të mund të qëndronin më gjatë në pozitat e tyre, duke rrezikuar kështu, sipas tyre, pavarësinë e KPM-së.

Kusari, gjithashtu, shprehu shqetësim se gjobat e larta mund të çojnë deri në shuarjen e shumicës së portaleve dhe shtoi se kjo mund të përdoret nga Qeveria për t’i censuruar mediat.

Të tre e quajtën këtë iniciativë të Qeverisë së Kosovës si “sulm të ri” ndaj mediave, duke iu referuar kështu edhe një vendimi të mëparshëm të autoriteteve të Kosovës, i cili mund të çonte në mbylljen e Televizionit kombëtar privat, Klan Kosova.

Si monitorohen aktualisht mediat online?

Tekstet e publikuara në mediat online aktualisht monitorohen nga KMSHK-ja. Ky trup vetërregullues nuk gjobit mediat për gabimet e tyre, por merr vendime për ankesat e bëra ndaj mediave.

Vendimet e formës “Ankesa miratohet” dhe “Ankesa miratohet pjesërisht”, pastaj, mund të përdoren për të ngritur padi civile ndaj mediave nëpër gjykatat e Kosovës.

Ndërkohë, përmbajtja audio-vizuale e publikuar në mediat online nuk monitorohet nga askush. Kryetari i KMShK-së tha se, megjithatë, në shumicën e rasteve, videot e publikuara shoqërohen me një tekst për të njëjtën temë dhe kështu bëhet monitorimi edhe i tyre.

Direktiva e BE-së parasheh që KPM-ja t’i mbikëqyrë videot e publikuara online në të njëjtën mënyrë si monitorohen materialet e publikuara nëpër televizione dhe radio.

Çka janë KPM-ja, AGK-ja e KMShK-ja?

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) – i themeluar në vitin 2005 – është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) funksionon si organizatë joqeveritare me mision për “promovimin, inkurajimin dhe përmirësimin e gazetarisë cilësore”.

Ndërsa, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) është trup vetërregullues “i formuar për dhe nga sektori i mediave të shkruara”, i cili monitoron dhe vlerëson ankesat e bëra për shkrime të publikuara nëpër gazeta, portale dhe agjenci të lajmeve.

Në Shqipëri, në vitin 2018, kryeministri Edi Rama kishte propozuar rregullimin e mediave online, mirëpo kishte hasur në rezistencë nga aktorë lokalë e ndërkombëtarë, si Qendra Evropiane për Lirinë e Medias, Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Reporterët pa Kufij.

Më vonë, shkaku i kundërshtimit të madh, Rama ishte tërhequr nga ky propozim.

Çfarë rekomandojnë organizatat ndërkombëtare?

Pas konferencës së 1 shkurtit të organizuar nga AGK-ja dhe KMShK-ja, një grup i organizatave ndërkombëtare përkrahën thirrjen e tyre që Qeveria e Kosovës të tërhiqet nga ky ndryshim ligjor.

Në mesin e organizatave që nënshkruan këtë deklaratë, ishin: Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Mediave (ECPMF), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), si dhe asociacionet e gazetarëve në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Për qëllimet e kësaj nisme legjislative, direktiva është interpretuar gabimisht, pa e marrë parasysh kontekstin vendor dhe duke injoruar organin ekzistues vetërregullues në Kosovë. Direktiva e BE-së, në asnjë mënyrë, nuk parasheh që shteti t’i vendosë nën kontroll mediat online përmes një procesi të detyrueshëm të licencimit”, thuhet në deklaratën e publikuar më 2 shkurt.

Në këtë deklaratë thuhet se KPM-ja nuk duhet ta ketë në dorë regjistrimin e mediave online, pasi që, siç thuhet, anëtarët e KPM-së veprojnë me “udhëzime direkte ose indirekte” prej aktorëve politikë ose aktorëve dominues në sektorin privat.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi për këtë temë edhe Këshillin e Evropës, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, mirëpo, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

You Might Also Like

Numërohen disa kuti, PS kryeson me 62%, PD-ASHM 32%. Në lojë edhe “Nisma-Shqipëria Bëhet” e “Mundësia”

Vdekje e dyshimtë në Prizren, viktima dyshohet se qëlloi veten me armë

Trepça, hap të madh drejt titullit, fiton ndeshjen e tretë ndaj Bashkimit

Osmani në kampin Mauthausen: T’i mbrojmë vlerat për të cilat ata u flijuan

Celibashi: Procesi zgjedhor shkoi mirë, dalja në votime rreth 42%

Kosova Times February 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Hapen ofertat për ankandin e parë solar në Kosovë

Kosova Times Kosova Times February 3, 2024
Provokuan me flamur serb festën e të rinjve shqiptarë për 28 Nëntorin në Kumanovë, Prokuroria tha se nuk ka bazë dhe i la të lirë
Sveçla: Nëse KFOR-i nuk vepron, ne do t’i heqim barrikadat
Një takim i papritur në Lutsk. Varshava dhe Kievi në rrugën e pajtimit
Kalon projektligji për Këshillin e Sigurisë së Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?