Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka deklaruar se shkarkimi i Ilirik Musliut nga e detyra e Drejtorit të Shërbimeve Publike lidhet me Badovcin.
Ajo vendimin e kreut të Komunës së Prishtinë së Përparim Rama, e ka vlerësuar si revansh. “Ilirik Musliu ka qenë motori i qeverisjes së mirë të PDK në Prishtinë. Me Ilirik Musliun, problemi i mbeturinave as nuk ka filluar e as nuk ka pasur mundësi me u mbyll. Ky është problemi më kompleks i Kryeqytetit, e për këtë kemi shumë për të thënë”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.
Sipas saj, Përparim Rama në dhjetor dha urdhër për fillimin e procedurave të prokurimit për digjitalizim në arsim pa njohurinë e saj pasi ujo, në cilësinë e U.D. Drejtore e Arsimit, nuk pati pranuar të nënshkruaj deklaratë disponueshmërie për një proces të dëmshëm, pa leje nga ASHI, kundër rekomandimeve të auditorit, me specifika e planifikim buxheti skandaloz.
“Njëjtë, Përparim Rama, si Zyrtar Kryesor Administrativ, ka mundur të jep urdhër për çfarëdo procesi që paska mundur të rregullojë menaxhimin e mbeturinave, pa njohurinë dhe përfshirjen e Ilirikut. Pse nuk e ka bërë, e din ai vetë. Shkarkimi i fshehur i Ilirik Musliut sot përmes rrjeteve sociale, pa e komunikuar tek ai dhe askush tjetër rreth tij, është revansh i pastër. Na duket si revansh politik por nga një jo politikan si Përparim Rama, revanshet janë personale”, tha ajo.
Duke shtuar se ky shkarkim, që i madh e i vogël sot në Prishtinë e di se nuk ka fare të bëjë me mbeturina e me Ilirikun, vjen pasi si PDK ritheksuan publikisht qëndrimin politik që nuk do të mbështesin me asnjë kusht propozimin e tij për këmbim pronash me epiqendër zonën e Badovcit dhe çdo propozim tjetër që dëmton interesin publik. Më 2 shkurt 2022 me Ilirikun i’u bashkuam qeverisjes në Prishtinë. “Më 2 shkurt 2024, Përparim Rama filloi revanshin publik”, ka shkruar Sahatçiu në ‘Facebook’.