By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Një ëndërr në anglisht, një seancë në shqip – por prapë askush nuk kupton asgjë”
August 23, 2025
Mohimi i votimit të fshehtë – praktikë komuniste dhe fashiste!
August 23, 2025
Gjakova dhe pasioni për librat
August 23, 2025
Rrugët e errëta të Prishtinës, Komuna premton ndriçim
August 23, 2025
KEDS i la në terr edhe bizneset që janë në kontest gjyqësor me ZRRE-në
August 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse kanë nisur të largohen nga TikToku këngët e Taylor Swiftit e Ariana Grandes?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > ShowBiz > Pse kanë nisur të largohen nga TikToku këngët e Taylor Swiftit e Ariana Grandes?
ShowBiz

Pse kanë nisur të largohen nga TikToku këngët e Taylor Swiftit e Ariana Grandes?

Kosova Times
Last updated: 2024/02/03 at 9:39 PM
Kosova Times Published February 3, 2024
Share
SHARE

AP

TikToku mund të duket, apo të tingëllojë, pak më ndryshe kur t’i shfletoni materialet në të.

Ditë më parë, kompania muzikore Universal – e cila përfaqëson artistë me nam të madh sikurse Taylor Swift, Bad Bunny dhe Drake – ka thënë se nuk do të lejojë më TikTokun që t’ia transmetojë muzikën që prodhon, pas skadimit të kontratës mes dy kompanive, më 31 janar.

Ariana Grande.
Ariana Grande.

TikToku ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Associated Press se do të largojë muzikën e kësaj kompanie prej platformës.

Largimi i plotë i këngëve do të marrë disa ditë kohë – mirëpo përdoruesit e aplikacionit veçse kanë nisur të vërejnë efektin.

Cilat këngë do të largohen prej TikTokut?

Këngët që do të largohen prej TikTokut janë të licencuara prej grupit Universal – që ka një shtrirje tejet të madhe në industrinë muzikore.

“Universal është korporata më e madhe në historinë e industrisë muzikore”, ka thënë Andrew Mall, profesor i muzikës në Universitetin Verilindor.

“Një numër i pafundmë i këngëve”, do të largohen prej TikTokut, dhe krijuesit në këtë platformë do të përballen me kufizime.

Përdoruesit e TikTokut do të vërejnë shpejt se nuk do të mund të gjejnë më këngë të famshme, përfshirë ato të Ariana Grandes, Justin Bieberit, Billie Eilishit dhe të tjerëve.

Përveç kësaj, përdoruesit nuk do të kenë qasje në mundësinë për të shtuar muzikë në videot e tyre, që janë të licencuara prej kompanisë Universal.

Sipas një zëdhënësi të kompanisë Universal, largimi i plotë i këtyre videove është krejtësisht çështje e TikTokut.

Pse erdhi puna deri këtu?

Skadimi i kontratës në mes të Universal dhe TikTokut, ka ndodhur pasi dy palët nuk kanë mundur të nënshkruajnë marrëveshje të re – dhe shpejt ia kanë vënë fajin njëra-tjetrës.

Në një letër dërguar artistëve dhe kompozitorëve, Universal ka thënë se ka diskutuar me TikTokun për tri çështje: kompensim adekuat për artistët dhe kompozitorët, mbrojtje të të drejtave të artistëve nga efektet e dëmshme të inteligjencës artificiale dhe sigurinë online të përdoruesve të TikTokut.

Universal ka thënë se TikToku ka propozuar që t’i paguajë artistët dhe kompozitorët shumë më pak sesa platformat tjera masive.

Gjiganti muzikor ka diskutuar me TikTokun edhe për promovimin që i ka bërë kjo e fundit krijimit të muzikës përmes inteligjencës artificiale – çka sipas kompanisë Universal përbën rrezik për artistët – dhe historikun e platformës për lejim të gjuhës së urrejtjes, ngacmimeve dhe poshtërimeve.

TikToku ka reaguar pas deklaratave të kompanisë Universal, duke thënë se ka arritur marrëveshje të “klasit të parë” me kompanitë tjera të ngjashme.

“Është shumë zhgënjyese që grupi Universal e ka vendosur lakminë mbi interesat e artistëve dhe kompozitorëve”, ka thënë TikToku.

A do të zgjasë?

Pavarësisht skadimit të kontratës, ekspertët kanë thënë se ende ekziston mundësia e negocimit në mes të dy palëve.

“E kemi parë këtë film edhe në këtë kaluarën. Janë zhvillime interesante në mes të dy korporatave të mëdha, që synojnë të garantojnë autoritetin e tyre në skenë”, ka thënë ish-presidenti i degës Emi të kompanisë Universal, Ted Cockle, i cili tani udhëheq kompaninë konsullore Mussel Music Management.

Ndërkohë, përdoruesit do të mund të gjejnë mundësi alternative, ka thënë Cocle, mirëpo ai dhe të tjerët dyshojnë që një mospajtim i tillë të zgjasë për kohë të gjatë, me arsyetimin se nga një marrëveshje mund të përfitojnë të dyja kompanitë.

Historikisht, Mall ka përmendur se zbrazëti të ngjashme nëpër kontrata, kanë zgjatur një ditë apo pak ditë, prej nisjes së epokës digjitale.

Përgjatë kësaj periudhe pritet të rritet presioni edhe prej krijuesve në TikTok, artistëve dhe ndjekësve të tyre.

“Kjo është platformë shumë e rëndësishme për artistët”, ka thënë Alexandra J. Roberts, profesoreshë për ligj dhe media në Universitetin Verlindor.

“Mund të mos i prek shumë artistët shumë të famshëm, mirëpo disa prej tyre do të humbin financiarisht. Do të shohim edhe ndjekës të zemëruar. Përdoruesit që nuk e kuptojnë këtë situatë, apo janë të zemëruar për këtë fakt, sepse nuk mund t’i finalizojnë projektet ashtu siç kanë dëshiruar”.

Përfaqësuesit e disa artistëve që i përfaqëson Universal – përfshirë Taylor Swift, Bad Bunny, SZA, Drake, Ariana Grande dhe Billie Eilish – nuk u janë përgjigjur kërkesave të AP-së për një koment.

Artisti Drake.
Artisti Drake.

Mall ka tërhequr vërejtjen se pasojat e largimit të muzikës prej platformave sikurse TikToku, do të vërehen sidomos te artistët e rinj.

Universal dhe artistët tjerë të mëdhenj do ta përballojnë këtë situatë “me lehtësi”, mirëpo artistët tjerë me më pak famë, do të kenë telashe.

Krijuesit e përmbajtjes dhe ekspertë të marketingut, veç kanë nisur të kërkojnë alternativa.

Jessica Henig, themeluese e kompanisë për marketing Unlocked Branding, e cila është e përfshirë në fushata të lidhura me Universal, ka thënë se situata nuk është ideale, mirëpo që ajo dhe ekipi i saj janë mësuar të punojnë me vonesa në këtë treg.

Megjithatë, ajo beson se koha do t’i sheshojë të gjitha.

“Nëse kjo situatë do të zgjasë, atëherë do të kemi bisedë tjetër”, ka thënë mes tjerash ajo.

You Might Also Like

Ka marrë 300,000 euro ndihmë sociale nga Gjermania në 20 vjet. Ai është në fakt një yll televiziv.

Madonna feston ditëlindjen e saj në Toskanë, në Palio di Siena

Donna Dafi ndez Korçulën me poza të nxehta në të kuqe, paralajmëron rikthim të fuqishëm muzikor

Beckham-at me zemër të thyer mësuan për rinovimin e betimit të martesës së Brooklyn-it në internet, ndërsa David dhe Victoria besojnë se djali i tij është larguar nga familja

Jennifer Aniston zbulon si u ndje pasi Brad Pitt e tradhtoi: E kuptova personalisht

Kosova Times February 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Avokati i njërit polic: Herët të flitet për fajësi, policët kryen punën

Kosova Times Kosova Times July 9, 2025
I mituri goditet me mjete të forta në Fushë Kosovë
Kurti: Kurrë më të lirë e më të pavarur s’kemi qenë – mbrojmë pavarësinë tonë me gjithçka
Kurti: Ditëlindja e Demaçit dhe Deharit, një gjë të përbashkët e që po i kujtojmë sot
EURO 2024 rikthehet me gjysmëfinalen e zjarrtë Spanjë-Francë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?