By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sinani: Duam të drejta si serbët e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Sinani: Duam të drejta si serbët e Kosovës
Ballina 2Rajon / Botë

Sinani: Duam të drejta si serbët e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/02/03 at 6:45 PM
Kosova Times Published February 3, 2024
Share
SHARE

Në një kohë kur presioni ndërkombëtar drejt Kosovës është rritur sa i përket themelimit të Asociacionit dhe kur po kërkohet me të madhe suspendimi i Rregullores së re të BQK për punën e dinarit për shkak të ndikimit që ka tek serbët lokalë, këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës ka denoncuar Serbinë për qasjen destruktive dhe mosrespektimin e marrëveshjeve të arritura për përmirësimin e jetës së shqiptarëve të Luginës. Sinani po kërkon reciprocitet në të drejta me serbët e Kosovës.

Këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë një shkrim të gjatë në profilin e saj në ‘facebook’, ku ka listuar ato që sipas saj janë veprimet e shtetit të Serbisë në disfavor të shqiptarëve që jetojnë në Luginë dhe mos respektimin e marrëveshjeve që janë arritur për përmirësimin e kushteve të jetesës të shqiptarëve atje,.

Sinani ka thënë se Vuçiq ka bllokuar dialogun me të zgjedhurit e Luginës, zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese për integrimin e shqiptarëve të Luginës dhe zhvillimin socio-ekonomik të asaj pjese dhe se gjithashtu ka margjinalziuar organin qeveritar për Luginën e Preshevës dhe ka përjashtuar shqiptarët nga pushteti në Medvegjë.

“Serbia nuk ka zbatuar qëllimet thelbësore të marrëveshjeve të miratuara prej saj për Luginën e Preshevës, siç janë: integrimi, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike, kthimi i popullatës së zhvendosur dhe çmilitarizimi i rajonit nga ana e njësive speciale të sigurisë.

Krahas obligimeve kushtetuese dhe ligjore, si dhe obligimeve të cilat imponohen nga marrëveshjet tanimë të njohura ndërkombëtare; Serbia ka marrë ndaj Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës edhe obligime të posaçme me tri dokumente të veçanta, të cilat janë miratuar nga ana e organeve ekzekutive dhe legjislative republikane”, ka shkruar Sinani.

Sinani ka numëruar edhe tri marrëveshje që janë miratuar nga vetë organet e Republikës së Serbisë dhe që po shkelen nga Qeveria e Bërnabiq.

“I. – “Plani dhe programi për zgjidhjen e krizës në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë”. I miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës Federative të Jugosllavisë në shkurt të vitit 2001, njohur me emërtimin e tij të popullarizuar: “Plani i Çoviqit”

Ky Plan dhe Program buron si produkt i “Deklaratës për çmilitarizim” të firmosur nga Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) dhe NATO, të njohur si “Marrëveshja e Konçulit”

1 – “Marrëveshja mbi parimet e riorganizimit të Trupit Bashkërendues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, nënshkruar më 2009 nga kryetari i Trupit Bashkërendues dhe Minsitri Millan Markoviq, deputeti Riza Halimi dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Hans Ola Urstad.

III. – “Plani Shtatëpikësh” miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Serbisë më 4 qershor 2013. Ky Plan miratohet nga Qeveria e Serbisë pas heqjes së lapidarit kushtuar ish-luftëtarëve të UÇPMB-ës para objektit të komunës së Preshevës”, janë tri marrëveshjet që ka përmendur këshilltarja e Kurtit.

Sinani tutje ka thënë se as Programi i vitit 2001 dhe as Marrëveshja për Riorganizimin e Trupit Bashkërendues të vitit 2009 dhe as “Plani Shtatëpikësh” s’kanë dhënë rezultat minimale në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe sipas saj kjo dëshmon për autoritarizmin e pushtetit në Serbi dhe politikën hegjemonisë serbe.

“As Programi nga viti 2001, as Marrëveshja për Riorganizimin e Trupit Bashkërendues i vitit 2009, e as “Plani Shtatëpikësh” nuk dhanë as rezultatet minimale në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës. Natyrisht. Ky është pushteti i tyre autoritar. Kjo është politika e tyre hegjemoniste. Kundër integrimit të serbëve në Kosovë. Kundër integrimit të shqiptarëve në Serbi.

Kundër bashkëjetesës së serbëve me shqiptarët në Republikën e Kosovës. Për një Serbi, një Luginë të Preshevës, pa shqiptarë. Një politikë kundër paqes midis Kosovës dhe Serbisë. Midis shqiptarëve dhe serbëve. Pikërisht që mos të ndodhin zgjidhje të tilla të njëanshme e asimetrike që thellojnë krizën dhe konfliktin duhet të përfshihet Lugina e Preshevës në të gjitha skenarët e mundshëm.

Kërkojmë reciprocitet në të drejta me serbët e Kosovës”, ka shkruar Sinani. /Kosovatimes/

You Might Also Like

CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar

Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse

Kosova Times February 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Si përhap Rusia lajme të rreme në Ballkan?

Kosova Times Kosova Times September 23, 2024
Varga: “Dodik është vetëm pasojë e dobësisë dhe pafuqisë së komunitetit ndërkombëtar. Me sloganin “Rroftë Rusia” ai po bën një tërheqje për të ikur në Moskë
Palestinezët vizitojnë varrezat, falin namazin e Bajramit në xhamitë e shkatërruara
Rohde: Të ndalet frikësimi i serbëve që u punësuan në Policinë e Kosovës
Konjufca: 28 shkurti i vitit 1998 shënon fillimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?