By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
LDK fton partitë politike për mbështetje të qeverisë gjithëpërfshirëse
May 15, 2025
Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Prioritet mbetet rendi kushtetues
May 15, 2025
Gjenden në Prishtinë mbetje mortore të tre personave të zhdukur në luftë
May 15, 2025
Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarave për rastin e çerdhes në Prishtinë
May 15, 2025
Osmani: E çoj çështjen në Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hulumtimi, testi i gjakut mund të përcaktojë diagnozën me Alcajmer
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Hulumtimi, testi i gjakut mund të përcaktojë diagnozën me Alcajmer
Ballina 2Shëndetësi

Hulumtimi, testi i gjakut mund të përcaktojë diagnozën me Alcajmer

Kosova Times
Last updated: 2024/02/04 at 9:08 PM
Kosova Times Published February 4, 2024
Share
SHARE

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar po u bëjnë thirrje institucioneve shëndetësore që të kryejnë një test të thjeshtë gjaku për të zbuluar fazat e hershme të sëmundjes (Alcajmer) Alzheimer, rezultate të cilat sipas tyre, janë po aq të sakta sa skanimi i trurit. Ky është përfundimi i një studimi 8-vjeçar nga shkencëtarët në ShBA, Kanada dhe Evropë.

Imran Sherwani është fitues i medaljes së artë të Lojrave Olimpike. Sportisti i lojës hokey përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në lojërat e Seulit në vitin 1988.

Familja e Sherwanit thotë se ai filloi të shfaqte shenjat e para të demencës në moshën 54-vjeçare, por simptomat e tij nuk u diagnostikuan deri në vitin 2019, katër vite më vonë.

Familja e tij shpreson që njerëzit të kenë mundësinë që të diagnostikohen herët, falë një testi gjaku për të cilin një studim i ri thotë se mund të zbulojë fazat e hershme të sëmundjes Alcajmer me të njëjtën saktësi sa skanimi i trurit.

Hulumtuesit thonë se ky test i lejon shkencëtarët që t’i kategorizojnë pacientët si ‘të mundshëm’, ‘të ndërmjetëm’ ose ‘të pamundur’ lidhur me

sëmundjen e Alcajmerit, duke identifikuar një proteinë në gjak që tregon ndryshime biologjike në tru që lidhen me sëmundjen.

Ilaçet e reja si ‘aducanumab’ dhe ‘lecanemab’, të miratuara nga rregullatori amerikan, tregojnë se ato ndihmojnë në ngadalësimin e sëmundjes Alcajmer. Asnjëri nga ilaçet nuk është në tregun britanik por do të vlerësohen më vonë këtë vit.

Zac, djali i zotit Sherwani, thotë se familja ishte e pafuqishme teksa theksoheshin simptomat e babait të tij, por nuk dinin si ta ndihmonin atë.

“E dinim që diçka nuk shkonte, por nuk kishim një diagnozë. Është e vështirë ta shohësh zbehjen e babait tënd, që nuk është në gjendje të bëjë gjërat që ka bërë më parë dhe të mos kesh një përgjigje. Është shumë e vështirë”, thotë Zac Sherwani.

Kur babai i tij u diagnostikua, Zac përshpejtoi martesën për t’u siguruar që i ati të ishte i pranishëm. Ai thotë se testi i gjakut mund të ndihmojë në diagnostikimin e hershëm.

“Testi do t’i ndihmojë njerëzit që të planifikojnë, diçka që familja jonë nuk e përjetoi për katër vite. Një arritje e madhe”, thotë Zac.

Në studimin tetëvjeçar u përfshinë 700 pacientë në tre grupe ndërkombëtare.

Organizata bamirëse për hulumtimet “Alzheimer’s Research UK” thotë se nivelet e një proteine të quajtur p-tau217 në gjakun e pjesëmarrësve në studim pasqyronte nivelet e proteinave amiloid dhe tau që shihen në skanimet e trurit dhe nga kampionet e palcës së kurrizit tek pacientët me Alcajmer.

Dr. Susan Kohlhass, e cila drejton hulumtimet, thotë se janë të paktë pacientët që kanë qasje tek skanimet dhe analizat e palcës së kurrizit.

“Vetëm 2% e pacientëve në Mbretërinë e Bashkuar kanë qasje tek këto teste, ndaj, nëse jemi në gjendje t’i zëvendësojmë ato me teste gjaku që janë më të disponueshme dhe më të sakta, atëherë mund të sigurohemi që pacientët në nevojë mund të marrin atë trajtim sa më shpejt që të jetë e mundur”, thotë Dr. Kohlhaas.

Profesori David Curtis nga Instituti i Gjenetikës me Kolegjin Universitar të Londrës thotë se nëse është i suksesshëm, testi mund të përdoret për t’i kontrolluar pacientët si një masë parandaluese.

Hulumtuesit thonë se nevojitet një studim më i thellë për testet e gjakut që kryhen çdo ditë nëpër sistemet e kujdesit shëndetësor në mbarë botën, përpara se të merret një miratim nga organet rregullatorë, çka pritet të zgjasë deri në pesë vite.

You Might Also Like

Krasniqi: Qe një muaj bllokadë, dëshirojmë zhbllokim

Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin

Nëntë raste të fruthit,IKSHPK: Më të rrezikuarit fëmijët e pavaksinuar

Sallata që të gjithë e adhurojnë është shkatërruese për shëndetin

Një kardiolog ua ka ndaluar këtë ushqim familjes së tij, sepse shkurton jetën dhe rrit rrezikun e sëmundjeve!

Kosova Times February 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti për heqjen e vizave për serbët: E padrejtë dhe dekurajuese

Kosova Times Kosova Times July 23, 2024
Kosova vendos regjim vizash për shtetasit rusë
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 22 gradë Celsius
Krasniqi përkujton masakrat në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër
Vuçiq: Absolutisht asnjë marrëveshje me Prishtinën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?