By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët
September 19, 2025
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë bëjnë trupat amerikane në Lindjen e Mesme dhe ku janë ato?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Gjeopolitikë > Çfarë bëjnë trupat amerikane në Lindjen e Mesme dhe ku janë ato?
Ballina 2Gjeopolitikë

Çfarë bëjnë trupat amerikane në Lindjen e Mesme dhe ku janë ato?

Kosova Times
Last updated: 2024/02/05 at 2:24 PM
Kosova Times Published February 5, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara filluan sulmet ajrore ndaj objektivave irakiane dhe siriane të lidhura me Gardën Revolucionare të Iranit dhe milicitë që mbështet Teherani, pas një sulmi në një nga shumë vendet në Lindjen e Mesme ku ShBA-ja ka prani ushtarake.

Ja çfarë dihet për praninë ushtarake të ShBA-së në Lindjen e Mesme:

Ku janë bazat e ShBA-së në Lindjen e Mesme?

ShBA-ja ka baza në Lindjen e Mesme prej dekadash. Kulmi i pranisë ushtarake të ShBA-së ishte më 2011 me më shumë se 100.000 trupa amerikane në Afganistan dhe mbi 160.000 në Irak më 2007.

Ndërsa numri është shumë më i ulët pas tërheqjes nga Afganistani në vitin 2021, rreth 30.000 trupa amerikane janë ende të shpërndara në të gjithë rajonin. Përveç kësaj, që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në tetor, ShBA-ja ka dërguar përkohësisht mijëra trupa shtesë në rajon, duke përfshirë edhe anijet luftarake.

Baza më e madhe e ShBA-së në Lindjen e Mesme ndodhet në Katar, e njohur si Baza Ajrore Al Udeid dhe e ndërtuar në vitin 1996. Vende të tjera ku ShBA-ja ka prani ushtarake përfshijnë Bahrejnin, Kuvajtin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Një bombardues i Forcave Ajrore të SHBA-së, B-52 Stratofortress nga baza e forcave ajrore Barksdale, Luiziana, zbret në bazën ajrore Al Udeid, Katar, 9 prill 2016.
Një bombardues i Forcave Ajrore të ShBA-së, B-52 Stratofortress nga baza e forcave ajrore Barksdale, Luiziana, zbret në bazën ajrore Al Udeid, Katar, 9 prill 2016.

ShBA-ja ka afërsisht 900 trupa në Siri, në baza të vogla si fusha e naftës al Omar dhe al-Shaddadi kryesisht në verilindje të vendit.

Një fushë nafte e kontrolluar nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, në Rmeilan, në provincën Hassakeh, Siria verilindore, 30 korrik 2017.
Një fushë nafte e kontrolluar nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, në Rmeilan, në provincën Hassakeh, Siria verilindore, 30 korrik 2017.

Ekziston një post i vogël pranë kufirit të qarkut me Irakun dhe Jordaninë, i njohur si garnizoni Al Tanf.

Posta ushtarake al-Tanf në Sirinë jugore, më 22 tetor 2018.
Posta ushtarake al-Tanf në Sirinë jugore, më 22 tetor 2018.

Në Irak ka një personel prej 2.500 vetash të shpërndarë rreth objekteve si Union III dhe baza ajrore Ain al-Asad, megjithëse bisedimet janë duke vazhduar për të ardhmen e këtyre trupave.

Një foto nga ajri tregon bazën ajrore Ain al-Asad në shkretëtirën perëndimore të Anbarit, 29 dhjetor 2019.
Një foto nga ajri tregon bazën ajrore Ain al-Asad në shkretëtirën perëndimore të Anbarit, 29 dhjetor 2019.

Pse janë vendosur trupat e ShBA-së në rajon?

Trupat amerikane janë të vendosura në Lindjen e Mesme për arsye të ndryshme dhe me përjashtim të Sirisë, ato janë atje me lejen e qeverisë së secilit vend.

Në disa vende si Iraku dhe Siria, trupat amerikane janë atje për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe po ndihmojnë, gjithashtu, në këshillimin e forcave lokale. Përgjatë vjetëve të fundit, ata janë sulmuar nga forcat e mbështetura nga Irani dhe kanë ndërmarrë veprime kundër tyre.

Jordania, një aleat kyç i ShBA-së në rajon, ka qindra trajnues amerikanë dhe ata mbajnë stërvitje masive gjatë gjithë vitit.

Në raste të tjera, si në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, prania e trupave amerikane ka për qëllim sigurinë e aleatëve, kryerjen e stërvitjeve dhe përdoren sipas nevojës në operacionet në rajon.

A ka baza ushtarake të huaja në ShBA?

Ndërsa aleatët e Uashingtonit ndonjëherë dërgojnë trupat e tyre për t’i trajnuar ose punuar me trupat amerikane, nuk ka bazë ushtarake të huaj brenda ShBA-së.

Kulla 22 në Jordani

Kulla 22, një bazë në Jordani në pikën më verilindore ku kufijtë e vendit takohen me Sirinë dhe Irakun, u godit në një sulm me dron më 28 janar që vrau tre ushtarë rezervë të ushtrisë. Uashingtoni fajësoi milicinë irakiane Kataib Hezbollah të mbështetur nga Irani.

Konkretisht, Kulla 22 është afër garnizonit Al Tanf, i cili ndodhet përtej kufirit në Siri, dhe ku strehohet një numër i vogël i trupave amerikane. Duke qenë kyç në luftën kundër Shtetit Islamik, Tanf ka marrë një rol si pjesë e një strategjie të ShBA-së për të frenuar ngritjen ushtarake të Iranit në Sirinë lindore.

A sulmohen shpesh bazat e ShBA-së në rajon?

Bazat e ShBA-së janë objekte shumë të mbrojtura, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore për t’u mbrojtur nga raketat ose dronët. Objektet në vende si Katari, Bahreini, Arabia Saudite, Kuvajti zakonisht nuk sulmohen.

Por, trupat amerikane në Irak dhe Siri janë sulmuar shpesh viteve të fundit. Që nga 7 tetori, trupat amerikane janë sulmuar më shumë se 160 herë nga milicia e mbështetur nga Irani, duke plagosur rreth 80 trupa, madje edhe para sulmit të së dielës në Kullën 22, i cili plagosi rreth 40 të tjerë.

Një valë e re dhune në Lindjen e Mesme shpërtheu pas 7 tetorit kur luftëtarët palestinezë islamikë të Hamasit hynë në Izrael dhe vranë 1200 izraelitë dhe morën peng 253 të tjerë. Si përgjigje, Izraeli nisi një fushatë ushtarake, në të cilën deri tash janë vrarë më shumë se 27.000 njerëz, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, dhe ka shkaktuar një krizë të rëndë humanitare në Rripin e Gazës me popullsi të dendur.

You Might Also Like

Senati Amerikan miraton me shpejtësi projektligjin dypartiak për ta etiketuar Rusinë si sponsor shtetëror të terrorizmit

Kremlini ka rritur ndjeshëm shpenzimet e tij për “fuqinë e butë” jashtë vendit

Pse ushtarët “elitë” të Putinit po qëllojnë njëri-tjetrin?

“Ata janë mësuar të vrasin dhe të grabisin.” Kremlini ka frikë nga ata që kthehen nga fronti

Letra e Trump drejtuar NATO-s: “Nëse bëni atë që them unë, lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti”

Kosova Times February 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 17 Prillin

Kosova Times Kosova Times April 16, 2024
Vuçiq është shtruar me urgjencë në spital
Qeveria ruse nuk lejoi një kompani turke të blinte biznesin e prodhuesit të fundit të huaj të birrës në Rusi
Fetah Rudi pranon kandidaturën për deputet: Kosova ka nevojë për qeverisjen e LDK-së dhe Lumir Abdixhikun kryeministër
Mot me diell e vranësira të shpërndara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?