By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Deri në vitin 2050, superbakteret mund të vrasin miliona njerëz në të gjithë botën dhe të shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike.
July 21, 2025
Në televizionin e drejtuar nga Ministria e Mbrojtjes Ruse, adoleshentët shfaqen duke punuar në prodhimin e dronëve
July 21, 2025
Ukraina dhe Rusia kanë planifikuar një raund të ri negociatash për t’i dhënë fund luftës
July 21, 2025
Djali i Joe Bidenit ofendoi George Clooney në një intervistë dhe kërcënoi të pushtonte një vend tjetër
July 21, 2025
Amerika i kërkon BE-së të bashkohet me tarifat 100% për naftën ruse
July 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në takim me ambasadorët: Rregullorja e BQK-së nuk e ka cak dinarin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në takim me ambasadorët: Rregullorja e BQK-së nuk e ka cak dinarin
Ballina 1Lajme

Kurti në takim me ambasadorët: Rregullorja e BQK-së nuk e ka cak dinarin

Kosova Times
Last updated: 2024/02/05 at 7:21 PM
Kosova Times Published February 5, 2024
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti në takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë ka thënë se as situata në terren e as përmbajtja e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës nuk është ashtu si portretizohet nga Serbia.

I pari i ekzekutivit ua ka qartësuar ambasadorëve se rregullorja nuk ka cak ndalimin e dinarit apo të ndonjë valute tjetër, por synim ka rregullimin bankar dhe financiar në Kosovë.

“Kryeministri Kurti, bashkё me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin, ndanë me ambasadorët e pranishëm qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe argumentet mbi rëndësinë dhe detajet e rregullores në fjalë. Ata sqaruan që rregullorja nuk ka cak ndalimin e dinarit apo të ndonjë valute tjetër, por synim ka rregullimin bankar dhe financiar në Kosovë. Rrjedhimisht rritjen e integritetit financiar të vendit dhe kufizimin e financimit të aktiviteteve ilegale, pastrimin e parasë, qarkullimin e parave të falsifikuara dhe formalizimin e ekonomisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Nga ana e Qeverisë u theksua se asnjë biznes lokal në pronësi të qytetarëve serbë në Kosovë ose në komunat me shumicë serbe nuk është dënuar apo gjobitur prej hyrjes në fuqi të rregullores dhe se ky nuk është qëllimi i institucioneve.

“Kryeministri tha se as situata në terren e as përmbajtja e rregullores nuk është ashtu si portretizohet nga Serbia. Rreth 40 mijë qytetarё  serbё në Kosovë kanë llogari bankare në njërën nga bankat e licencuara në Kosovë. Përmes tyre ata pranojnë pensione, mbështetje sociale, paga mujore, shtesa për fëmijë e lehona, e shtesa tё tjera të njëhershme nga thesari i shtetit të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas ekzekutivit rregullorja mundëson pranimin e fondeve, pagave dhe pensioneve nga jashtë si formë e transfereve në këto llogari bankare, dhe sipas saj dinari mund të shërbejë si mjet për kursim fizik, në llogari kursimi në bankë dhe këmbehet në këmbimore të licencuara. Pra, nuk pengon qasjen në financa, në të njëjtën kohë që qasja fizike ofrohet përmes bankave dhe institucioneve financiare jo-bankare gjithandej vendit – vetëm në katër komunat në veri të vendit janë gjithsej 15 institucioneve financiare jo-bankare dhe katër degë të bankave komerciale.

“Megjithëkëtë, kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve vartëse që të adresojnë në mënyrë të shpejtë çdo shqetësim të ngritur në mënyrë të shpejtë teksa theksoi që gjatë kësaj periudhe të tranzicionit, fokusi do të jetë informimi i bizneseve të cilat operojnë në dinar dhe në mënyrë të paformalizuar. Ai gjithashtu i njoftoi se nga Banka Qendrore e Kosovës ka marrë konfirmimin se është e gatshme të angazhohet në diskutim profesional e operacional me Bankën Popullore të Serbisë për të asistuar në identifikim e mekanizmave ligjorë, tё sigurt dhe transparent tё transferimit tё çfarëdo formë të mbështetjes nga Republika e Serbisё”, thuhet tutje në njoftim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Seanca u mbajtë e mbyllur në rastin ‘Banjska’ për t’u mbrojtur dëshmitari

Restaurohet një prej ndërtesave më të vjetra të Prishtinës

Haxhiu viziton Qendrën `Labyrinth` për luftën kundër varësisë nga droga

Tragjedia në Gjakovë, Hykolli kërkon parandalim: Dhembja nuk na kthen jetët

Haradinaj reagon për tragjedinë në Gjakovë: Siguria në punë e domosdoshme

Kosova Times February 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Forcat ruse që pushtuan qytetin jugor ukrainas të Hersonit dhe e patën nën kontroll nga marsi deri në nëntor të vitit 2022, udhëhoqën një “qendër të torturës” dhe ndërtesa të ngjashme ku ndaloheshin paligjshëm dhe torturoheshin civilë ukrainas, u tha në raportin e publikuar më 13 prill nga Human Rights Watch (HRW). Kjo organizatë për të drejtat e njeriut tha se qendra e supozuar e torturës gjendej në rrugën Teploenerhetikiv. Ndërkaq qendrat e tjera të ndalimit pretendohet se gjendeshin në ndërtesën e komunës, në një shkollë lokale dhe në hangarin e një aeroporti. Sipas viktimave, që janë intervistuar nga HRW, forcat pushtuese kanë rrahur të burgosurit, i kanë torturuar me elektroshok, i kanë detyruar që të qëndrojnë në pozicione që iu shkaktonin dhimbje si dhe i kanë kërcënuar me vdekje dhe gjymtim. “Përgjegjësit për këto veprime të tmerrshme nuk duhet të mos ndëshkohen”, tha hulumtuesja e lartë për Ukrianën në HRW, Yulia Gorbunova. Vladimir Putin LEXONI EDHE KËTË: Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhërarrestim për Putinin Ajo shtoi se “viktimat dhe familjet e tyre duhet të marrin dëmshpërblim për vuajtjet e tyre, por edhe të marrin informacione për personat që ende janë të zhdukur”. Moska nuk ka reaguar menjëherë për këtë raport të HRW, por në të kaluarën ka deklaruar se forcat e saj në Ukrainë nuk kanë kryer krime lufte dhe se nuk kanë shënjestruar civilët. Organizata HRW ka intervistuar 34 banorë lokalë lidhur me abuzimet e pretenduara të civilëve, pasi paraprakisht kishte lëshuar një raport të ngjashëm në korrik të vitit 2022. Izjumi pas çlirimit nga forcat ruse. Shtator, 2022. LEXONI EDHE KËTË: HRW: Tortura, pjesë e planit rus në Ukrainë Të intervistuarit thanë se civilët ishin rrëmbyer nën dyshimet se po ofronin apo po shprehnin mbështetje për ushtrinë apo Qeverinë ukrainase, dhe se po luftonin kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në disa pjesë në lindje të Ukrainës. Një grua raportohet se është mbajtur peng derisa burri i saj, që ishte në arrati, u vetëdorëzua. Forcat ruse po ashtu pretendohet se kanë ndaluar të paktën tre civilë, kur ata po tërhiqeshin nga zona në nëntor të vitit 2022, në kohën kur Ukraina po zhvillonte një kundërofensivë. “Trajtimi i të gjithë shtetasve ukrainas në zonat e pushtuara u përkeqësua jashtëzakonisht shumë”, tha Gorbunova. HRW tha se shumë prej akteve, që pretendohet se janë kryer, përbëjnë krime lufte. Në raport u theksua se “të gjitha palët në konfliktin e armatosur në Ukrainë janë të obliguara që t’i përmbahen ligjit ndërkombëtar humanitar”, përfshirë edhe Konventat e Gjenevës. Më 4 prill, Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së votoi për zgjatjen dhe zgjerimin e mandatit të një trupi hetues, që po heton krimet e luftës që mund të jenë kryer në Ukrainë.

Kosova Times Kosova Times April 13, 2023
Një hartë e Evropës që tregon jetëgjatësinë e banorëve të çdo vendi
Nxori kokë teokracia ne Kosovë
CBS News: Trump ftoi Xi Jinping në inaugurim
Vuçiq në Bruksel thote se Serbia nuk ka lidhje me shpërthimin në Kosovë!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?