Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur me datën 05.02.2024, në një pompë derivatesh, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku personat e dyshuar me forcë kanë grabitur një shumë parash dhe disa pako me cigare. “Puna e hetuesve policor  është finalizuar sot ku pas marrjes së disa veprimeve intensive hetimore dhe operative,  kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar: V.K,mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, D.K mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, R.H, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton policia.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme policore para se rasti të procedohet tutje.