By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ninullat e nënave që po rrezikojmë ti kthejmë nga bekimi në mallkim
August 28, 2025
Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora mbyllet nesër
August 28, 2025
Ndërron jetë punëtorja e RTK-së, Sylvie Bajrami
August 28, 2025
Krasniqi: Ilmi Ramadani, figurë e shquar e rezistencës dhe shtetndërtimit
August 28, 2025
I është dhënë lamtumira e fundit veprimtarit Ilmi Ramadani
August 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbështetja për Taravarin pritet t’u kushtojë me shkarkim dy ministrave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mbështetja për Taravarin pritet t’u kushtojë me shkarkim dy ministrave
Ballina 2Rajon / Botë

Mbështetja për Taravarin pritet t’u kushtojë me shkarkim dy ministrave

Kosova Times
Last updated: 2024/02/08 at 4:31 PM
Kosova Times Published February 8, 2024
Share
SHARE

Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut të premten pritet të pësojë ndryshime dhjetë ditë pas votimit të saj në Kuvend, më 28 janar.

Kryeministri teknik, Talat Xhaferi, ia ka dorëzuar Kuvendit kërkesën për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, dhe të ministrit të Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Azir Aliu.

Në vend të tyre ka propozuar Ilir Demirin për ministër të Shëndetësisë dhe Naim Bajramin për ministër të Administratës dhe Shoqërisë Informatike.

Seanca e Kuvendit për shkarkimin e ministrave të vjetër dhe emërimin e atyre të rinj është caktuar për të premten nga kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski.

Vendimi i kryeministrit Talat Xhaferi pason një kërkesë të një komisioni partiak të Aleancës për Shqiptarët(ASH) që është pjesë e Qeverisë teknike, i cili propozoi shkarkimin e dy ministrave të saj.

Vendimi është marrë për shkak të, siç thuhet, “veprimeve që bien ndesh me Kodin Etik, përfshirë shantazhet dhe presionet ndaj anëtarëve të ASH-së, si dhe takimeve me VMRO DPMNE-në”.

Por, sipas ministrave Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, propozimi për shkarkim është bërë për shkak të pozicionimit të tyre pas kryetarit të partisë, Arben Taravari, i cili më 3 shkurt njoftoi për vendimin për të kaluar në bllokun opozitar shqiptar – Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Taravari ka thënë se vendimin e kishte marrë “pas konsultimeve prej disa javësh dhe pas një reflektimi të thellë se ka ardhur koha për ndryshim, të cilin e kërkon populli për të çliruar sistemin nga epidemia e korrupsionit, si frenues i mirëqenies dhe zhvillimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.

Ai kishte kërkuar që vendimi i tij të mbështetet nga partia, por kryetari i Kuvendit partiak, Ziadin Sela dhe mbështetësit e tij e kanë kundërshtuar duke insistuar që ASh-ja të dalë e vetme në zgjedhje, ndërkohë që ka nisur procedurat për shkarkimin e ministrave dhe të gjithë drejtorëve të saj nëpër institucione.

Ministri aktual i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Azir Aliu, ka thënë se kërkesa për shkarkimin e tij nga posti i ministrit, është e paligjshme.

“Kërkesa për shkarkimin tonë nuk është legjitime pasi, sipas statutit të partisë, komisioni që doli me propozim, nuk mund të miratojë vendime për emërimin apo shkarkimin e ministrave. Puna jonë është transparente dhe me rezultate konkrete, andaj edhe nuk ka asnjë arsye për shkarkim”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, shkarkimet që po kërkohen nga pjesa e partisë që është kundër unifikimit të opozitës, po ndihmohen nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Ai akuzoi në veçanti zëvendëskryeministrin nga radhët e BDI-së, Artan Grubi, i cili, sipas tij, ka marrë edhe “rolin e kryeministrit”, duke vendosur për pikat e rendit të ditës dhe për shkarkimin e të gjithë drejtorëve që janë rreshtuar pas kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Fatmir Mexhiti, ministër aktual i Shëndetësisë, ka thënë se kërkesa për shkarkimin e tij është “manifestim i frikës” nga ndryshimi që, sipas tij, do të ndodhë në zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.

“Kjo nuk na frikëson neve pasi do të vazhdojmë shumë më fuqishëm. Unë dhe ministri Aliu ju garantojmë, do të jemi ministra edhe në kabinetin e ardhshëm qeveritar. Ndryshimi ka filluar dhe populli është me ne. Më 8 maj do të festojmë bashkë”, ka thënë Mexhiti, duke akuzuar gjithashtu BDI-në si bashkëpjesëmarrëse në zhvillimet në ASH.

Nga BDI-ja nuk i kanë komentuar akuzat e tilla, por as zhvillimet në partinë Aleanca për Shqiptarët.

Ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski, kryetar Lidhjes Social Demokrate (LSDM) ka thënë të enjten se partia që ai drejton do të mbështesë propozimin për shkarkimin e këtyre dy ministrave.

“Grupi Parlamentar i LSDM-së do të votojë bazuar në propozimin e Qeverisë, por edhe bazuar në qëndrimin që do të ketë Aleanca për Shqiptarët. Nëse një parti, e cila është pjesë e Qeverisë, kërkon që ministrat e saj të zëvendësohen me të tjerë, atëherë është normale që të ketë një vendim në Kuvend. Kjo ka ndodhur edhe më parë kur parti që ishin pjesë e Qeverisë kishin kërkuar zëvendësimin e kuadrove të tyre”, ka thënë Kovaçevski.

Ai ka shtuar se nuk beson se po “rrezikohet Qeveria teknike”, edhe pse, siç ka thënë ai, bëhet fjalë për “fenomen botëror” që të ketë shkarkime dhe emërime në një qeveri teknike e cila ka mandat për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, që do të mbahem më 24 prill dhe 8 maj.

You Might Also Like

Hungaria i ndalon komandantit ukrainas hyrjen në vend dhe BE për shkak të sulmit në tubacionin Druzhba

Reagimi i parë i Amerikës ndaj sulmit të tmerrshëm në Kiev ka mbërritur: “Objektiv?

Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave’: Von der Leyen flet me Zelenskyn dhe Trumpin pas sulmit vdekjeprurës në Kiev

Milanoviqi njoftoi për pilotin ushtarak të cilin dyshon se spiunon për Serbinë

Rusët sulmuan fabrikën Bayraktar në Kiev mbrëmë, duke shkaktuar dëme të rënda

Kosova Times February 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Hovenier: Plotësisht e vërtetë se kemi pasur dallime serioze me këtë qeveri

Kosova Times Kosova Times December 20, 2024
Dhjetëra të vdekur në ShBA dhe Kanada nga të ftohtët
Çeçenët dënojnë brutalisht një ushtar për alkool!
Maqedonia e V. me strategji për ndaljen e migrimit të të rinjve
Sylejman Selimi dëshmoi në ditën e dytë në Hagë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?