By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 11 komuna përfituese të grantit të performancës në vlerë 8.3 milionë euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 11 komuna përfituese të grantit të performancës në vlerë 8.3 milionë euro
Ballina 1Lajme

11 komuna përfituese të grantit të performancës në vlerë 8.3 milionë euro

Kosova Times
Last updated: 2024/02/09 at 1:00 PM
Kosova Times Published February 9, 2024
Share
SHARE

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka nënshkruar marrëveshje me 11 komuna rreth skemës së grantit të performancës në vlerë prej 8.3 milionë euro.

Rahoveci, Obiliqi, Skenderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja janë komunat përfituese nga kjo skemë. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se ky grant mbështetet në ligjin përkatës, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

“Kur flasim për grantin e performancës më duhet të përkujtoj që qeveritë e kaluara kanë vlerësuar këtë grant me 4 milionë euro. Që nga viti 2021 deri në vitin 2023 janë financuar mbi 143 projekte me mbështetje prej 20 milionë euro. Në vitin 2024 janë ndarë 8,3 milionë euro shtesë për projektet e tjera”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se reformimi i administratës publike në vend është hap kyç për integrim në Bashkimin Evropian.

“Pikënisje për çfarëdo suksesi në rrugëtimin drejt BE-së është, ka qenë dhe do të mbetet administrata moderne publike, efikase, llogaridhënëse dhe transparente dhe çka është shumë me rëndësi një administratë publike depolitike”, është shprehur Bislimi.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vlerësuar këtë skemë të grantit si “mekanizëm inovativ që e nxit performancën komunale dhe i afron qytetarët drejt administratës lokale”.

“Përmirësimi i efikasitetit të komunave të Kosovës është aspekt kyç i qeverisjes së mirë, gjithashtu një administratë publike transparente që funksionon mirë ua përmirëson jetën qytetarëve dhe kontribuon në mirëqenien e tyre”, ka thënë shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times February 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti sot i vranët dhe me reshje shiu

Kosova Times Kosova Times May 24, 2025
I dërguari i Putinit vazhdon takimet me zyrtarët amerikanë
Kreu i NATO-s propozoi krijimin e një pakete ndihme për Ukrainën me vlerë 100 miliardë euro
Erdogan njofton zgjatjen e marrëveshjes së grurit
Milani mposht Interin në derbin më të madh italian
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?