By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbledhjen e KS të OKB-së, Rama e vlerësoi të pakuptimtë, reagon Basha
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mbledhjen e KS të OKB-së, Rama e vlerësoi të pakuptimtë, reagon Basha
Ballina 2Rajon / Botë

Mbledhjen e KS të OKB-së, Rama e vlerësoi të pakuptimtë, reagon Basha

Kosova Times
Last updated: 2024/02/09 at 2:09 PM
Kosova Times Published February 9, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha, kanë komentuar mbledhjen e së enjtes në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Derisa Rama e vlerësoi senacën të pakuptimt, tha se mungesa e koordinimit me ndërkombëtarët zbeh pozitat e Kosovës, kurse Basha i thotë Ramës se Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka komentuar mbledhjen e së enjtes në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku është diskutuar për Kosovën dhe Serbinë.

Në një reagim në platformën X, Rama e ka konsideruar seancën pa kuptim duke shtuar se Kosova dhe Serbia duket të përqendroheshin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përmirësojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm”, shkruan Rama.

Rama i kërkon lidershipit kosovar të koordinohet me faktorin ndërkombëtar. Ai shton se qëndrimi vetëm e zbeh pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare”, thekson Rama.

Deklarata e Ramës, reagon Basha: Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha i ka reaguar kryeministrit Edi Rama për qasjen e tij ndaj seancës së të enjtes në Këshill të Sigurimit, e cila u thirr nga Serbia për ndalimin e dinarit në Kosovë.

Basha në një postim në X shkruan se aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, evropiane dhe euroatlantike, ndërkaq vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë.

“Flet si perëndimor, vepron si lindor. Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, evropiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë. Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cenim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë”, shkruan Basha.

Basha më tej thotë se Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete.

“Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti”, shkruan Basha.

You Might Also Like

68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre

Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE

FOTO DHE VIDEO Shefi i NATO-s viziton rajonin e Çernihovit në Ukrainë

Tusk thotë se Epstein mund të ketë qenë spiun rus. Reagimi i parë i Kremlinit ka mbërritur

U shënua 32-vjetori i masakrës së Markales: Edhe pas tre dekadash, nuk ka aktakuza për rrethimin e Sarajevës

Kosova Times February 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KPK zgjedh Armend Zenelajn për prokuror special

Kosova Times Kosova Times September 15, 2025
Bankat turke filluan të bllokojnë pagesat nga Rusia në Evropë
Gërvalla i kërkon BE-së t’ia ngrijë Serbisë statusin e vendit kandidat
Ilaçet që kishte blerë i kishin shkaktuar probleme shëndetësore, 37-vjeçarja hakmerret dhe i vë flakën farmacisë
Aksident mes tri veturave në Vushtrri, lëndohen gjashtë persona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?