By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Defender Europe ‘25, Kurti përgëzon pjesëtarët e FSK-së
May 31, 2025
Rrezikohet shëndeti i studentëve, bodrumi i ekonomikut nën ujëra të zeza
May 31, 2025
Siguria në shkolla, 12 mijë euro për monitorimin e procesit mësimor
May 31, 2025
Rama ndan foto nga Syri i kaltër në Theth i mbushur me turistë
May 31, 2025
Arabia Saudite godet Rusinë: OPEC rrit ndjeshëm prodhimin e naftës për muajin e tretë radhazi
May 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përçarjet në Aleancën për Shqiptarët, Parlamenti do të shkarkojë dy ministra
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Përçarjet në Aleancën për Shqiptarët, Parlamenti do të shkarkojë dy ministra
Ballina 2Rajon / Botë

Përçarjet në Aleancën për Shqiptarët, Parlamenti do të shkarkojë dy ministra

Kosova Times
Last updated: 2024/02/09 at 7:46 PM
Kosova Times Published February 9, 2024
Share
SHARE

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut filloi pasditen e së premtes seancën për shkarkimin e dy ministrave nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, me kërkesë të ish-kryetarit të kësaj partie, Ziadin Sela, pas përplasjeve me kreun aktual, Arben Taravari. Krahu i drejtuar nga zoti Taravari vendosi që t’i bashkohet opozitës shqiptare për zgjedhjet e pritshme në pranverë dhe kjo po shkakton përçarje brenda partisë. Koalicioni qeverisës ka një shumicë të brishtë në parlament, por duket se i arrin votat e nevojshme për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Ministrat e Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu pritet të shkarkohen nga parlamenti pasi u rreshtuan me zotin Taravari lidhur me vendimin e tij për t’iu bashkuar opozitës shqiptare në zgjedhjet e pritshme në pranverë.

Krahu i Ziadin Selës ka propozuar për ministër të ri të shëndetësisë Ilir Demirin, mjek – infektolog dhe drejtor aktual i Spitalit të Tetovës dhe për ministër të Shoqërisë Informatike, Naim Bajramin, ish-zëdhënës i partisë.

Kryeministri i qeverisë teknike, Talat Xhaferi shpjegoi detyrimet ligjore sa i takon shkarkimit apo zëvendësimit të ministrave të një subjekti politik në qeveri:

“Në bazë të Nenit 94 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut kam kompetenca kushtetuese që para Kuvendit të parashtroj propozimin për shkarkim të anëtarit/ëve të qeverisë për çka vendos Kuvendi. Që në fillim dua të theksoj se propozimi për shkarkimin e ministrave nuk ka të bëjë me aspektin profesional të përgatitjeve të tyre. Unë kam respekt të veçantë duke pasur parasysh se i kam dhe bashkëvendës (nga Gostivari) dhe në vazhdimësi i kam përcjellë dhe e njoh përgatitjen e tyre profesionale. Forca e ligjit thotë se nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në përbërje të qeverisë; dhe kjo është arsyeja bazë për të cilën propozimi (për shkarkim) ndodhet para jush”, tha zoti Xhaferi.

Për shkarkimin dhe miratimin e ministrave të rinj nevojitet shumica prej 61 deputetëve nga 120 sa ka parlamenti. Shumica parlamentare, sipas bashkërenduesit të ligjvënësve të Aleancës për Shqiptarët (ASh), Adnan Neziri, i ka votat e nevojshme për këtë.

“E kemi shumicën dhe kjo punë do të kryhet sot, ndërsa procedura varet nga kohëzgjatja e fjalimeve të deputetëve”, tha zoti Neziri në një konferencë shtypi.

Mbi tridhjetë deputetë janë paraqitur për fjalim lidhur me çështjen.

Nga ana tjetër, krahu i zotit Arben Taravari mbrëmë në Kumanovë u mblodh në një tubim me përkrahës dhe delegatë të Kuvendit të partisë për të konfirmuar vendimin e kreut të Aleancës për bashkimin në koalicion me partitë e opozitës shqiptare të cilat përbëjnë atë që njihet si Lëvizja Evropiane për Ndryshim.

Zoti Taravari tha se delegatët zyrtarisht vendosën që partia t’i bashkohet opozitës, por krahu i zotit Sela thotë se në takim nuk kanë marrë pjesë shumica e nevojshme e delegatëve dhe vendimin e quan jolegjitim. Ky krah pritet që nesër mbrëma në Shkup ta mbledhë Kuvendin e partisë për të marrë vendime të mëtutjeshme.

Zoti Ziadin Sela dhe krahu i tij, përfshirë gjashtë nga tetë ligjvënësit e Aleancës për Shqiptarët si dhe ministri i Drejtësisë, thonë se janë shpërfillur të gjitha organet drejtuese të partisë, teksa idea e tyre ishte që partia të dilte e vetme në zgjedhjet e 8 majit.

Përplasjet në Aleancën për Shqiptarët filluan pas një takimi në Prishtinë të thirrur nga Kryeministri Albin Kurti me drejtuesit e partive opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku mori pjesë edhe zoti Taravari, partia e të cilit vazhdon të jetë pjesë e koalicionit qeverisës në Shkup. Pak ditë pas këtij takimi zoti Taravari e njoftoi vendimin në Facebook për bashkim me opozitën.

Përplasjet e thelluan edhe më tepër në mes drejtuesve dhe eksponentëve të lartë të partisë, ndërsa u njoftua edhe për një incident fizik në mes aktivistëve të saj. Më pas, në oborrin e shtëpisë së Arben Taravrit u gjet një plumb, si mesazh kërcënues për jetën e tij, ndërsa autoritetet e rendit nuk e kanë zbuluar ende autorin e kësaj vepre.

Sidoqoftë, përçarjet brenda Aleancës për Shqiptarët duket se do ta dëmtojnë vetë partinë dhe sipas një pjese të analistëve ajo mund të shkojë drejt shuarjes. ASh-ja aktualisht është partia e dytë më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pas BDI-së.

You Might Also Like

Arabia Saudite godet Rusinë: OPEC rrit ndjeshëm prodhimin e naftës për muajin e tretë radhazi

Ukraina njofton evakuimin e mbi 200 vendbanimeve në rajonin Sumy për shkak të ofensivës ruse

SHBA-të dhe BE-ja janë të shqetësuara për ngritjen e Kinës dhe Rusisë në Azi 15 minuta më parë

Klitschko e sulmoi ashpër Zelenskyn

Ukraina: Goditëm bazën e një njësie elitare ruse, pothuajse 7,000 km larg kufirit

Kosova Times February 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Presidenti Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni

Kosova Times Kosova Times January 8, 2025
Biden sulmoi republikanët: Ata janë ekstremë, afati ynë po mbaron, qeveria do të bllokohet
Policia shqipton 1822 gjoba në trafik brenda 24 orëve
BE do t’u ofrojë miliarderëve rusë të ndalojnë së bëri biznes në Rusi për të hequr sanksionet
Kurti nuk u përgjigjet gazetarëve për letrën që i dërgoi Abdixhiku
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?