By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia braziliane i konfiskon pasaportën ish Presidentit Bolsonaro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Policia braziliane i konfiskon pasaportën ish Presidentit Bolsonaro
Rajon / Botë

Policia braziliane i konfiskon pasaportën ish Presidentit Bolsonaro

Kosova Times
Last updated: 2024/02/09 at 6:54 PM
Kosova Times Published February 9, 2024
Share
SHARE

Autoritetet braziliane konfiskuan pasaportën e ish Presidentit Jair Bolsonaro dhe kërkuan arrestimin e disa prej ndihmësve të tij më të afërt si pjesë e hetimeve nën dyshimet për komplot për grusht shteti, pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2022.

Policia federale bastisi zyrat e Partisë Liberale të zotit Bolsonaro dhe konfiskoi dokumente dhe kompjuterë. Megjithëse udhëheqësi i djathtë i humbi zgjedhjet, ai nuk e lëshoi dekretin për të vënë në lëvizje fazën përfundimtare të grushtit të shtetit për të cilin akuzohet.

Dokumentat e gjykatës tregojnë se, komploti i supozuar përfshinte nënshkrimin e një dekreti nga zoti Bolsonaro në rast të humbjes së zgjedhjeve të vitit 2022 për të deklaruar se votimet ishin manipuluar dhe të justifikonte kështu një ndërhyrje të mundshme ushtarake dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Megjithëse zoti Bolsorano i humbi zgjedhjet, ai nuk e nënshkroi dekretin për të vënë në lëvizje fazën përfundimtare të planit të dyshuar. Një burim i përfshirë në operacionet e policisë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se bllokimi i pasaportës lë të kuptohet mundësinë e arrestimit të tij në të ardhmen.

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha se kundërshtari Bolsonaro “nuk ishte i përgatitur të largohej” nga detyra pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale.

“Ai u largua drejt Shteteve të Bashkuara duke ‘qarë’, sepse mund të ketë marrë pjesë në hartimin e tentativës për grusht shteti. Por, le të presim për hetimet. Shpresoj që së shpejti të kemi një përgjigje lidhur me atë që ndodhi realisht në Brazil”, tha Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva.

Vendimi i gjykatësit të Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexandre de Moraes, për konfiskimin e pasaportës së ish Presidentit Bolsorano, u bë publik të enjten.

Policia tha përmes një deklarate se kontrolloi shtëpitë dhe zyrat e të dyshuarve që “vepruan për të organizuar një grusht shteti” për ta mbajtur zotin Bolsonaro në pushtet pas humbjes së zgjedhjeve të tetorit të vitit 2022 përballë udhëheqësit majtist, Luiz Inácio Lula da Silva.

Zoti Bolsonaro i tha një gazete braziliane të enjten se ai u largua nga qeveria, por ende ishte “duke vuajtur nga persekutimi i pamëshirshëm”. Ai tha se vendi po drejtohej nga dikush tjetër dhe vëmendja duhet larguar nga ai.

Konfiskimi i pasaportës shënon përshkallëzimin e hetimeve ndaj ish presidentit, një politikan i ekstremit të djathtë, që e paraqiste veten si versioni brazilian i ish presidentit Donald Trump.

Bolsonaros i është ndaluar kandidimi për poste politike deri në vitin 2030 dhe përballet me hetime të tjera penale që mund ta çojnë atë në burg. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe thotë se hetimet kanë motive politike.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times February 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Postës i vidhen 850 euro, vula postare dhe mbushje deri në 400 euro

Kosova Times Kosova Times September 24, 2024
“Regjimi i Vuçiqit po vlon nga zemërimi”: Miratohet rezoluta e PE për zgjedhjet në Serbi
Eurostat: Evropianët importuan më shumë erëza, xhenxhefil, paprika dhe piper
Dy helikopterë civilë u rrëzuan pas përplasjes në Finlandë
Shumë klube e duan Muçin, Besiktas synon të mbushë arkat me yllin shqiptar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?