By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky ushqim vendas i harruar pastron mushkëritë si fshesë dhe forcon imunitetin: Është një thesar i vërtetë, por askush nuk e përdor
August 21, 2025
7 arsye pse duhet të hamë kumbulla më shpesh
August 21, 2025
Aksident tragjik në Dollc të Klinës, një i vdekur dhe pesë të lënduar
August 21, 2025
21 kilogram marihuanë gjetën në kufi, i dyshuari u arratis
August 21, 2025
Pritje të gjata për të dalë nga Kosova në disa pika kufitare
August 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vendet e NATO-s trysni Hungarisë për të miratuar anëtarësimin e Suedisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vendet e NATO-s trysni Hungarisë për të miratuar anëtarësimin e Suedisë
Ballina 2Rajon / Botë

Vendet e NATO-s trysni Hungarisë për të miratuar anëtarësimin e Suedisë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/09 at 10:14 PM
Kosova Times Published February 9, 2024
Share
SHARE

Vendet e NATO-s po shtojnë trysninë ndaj kryeministrit hungarez Viktor Orban për miratimin me shpejtësi të anëtarësimit të Suedisë në aleancë, pasi deputetët e partisë së tij refuzuan të votojnë në parlament për këtë çështje javën e kaluar. Suedia ka paraqitur kërkesën për anëtarësim që pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022, por Hungaria e ka shtyrë vazhdimisht ratifikimin.

Hungaria ka qenë anëtare e NATO-s për 25 vite dhe është tashmë i vetmi vend që po bllokon anëtarësimin e Suedisë në aleancë.

Parlamenti i Hungarisë është tashmë në periudhë pushimi, por deputetët e opozitës u mblodhën në një sesion të jashtëzakonshëm të hënën për të votuar kërkesën e Suedisë për anëtarësimin në NATO. Megjithatë, deputetët e partisë në pushtet Fidesz, të kryeministrit Viktor Orban, refuzuan të marrin pjesë.

Tompos Marton është ndër deputetët e opozitës që kërkuan votimin.

“Nga njëra anë mund të themi që ishte një kalkulim i gabuar, se ata (partia Fidesz) thjesht nuk e kapën rrjedhën e zhvillimeve, nuk e kuptuan situatën. Nga ana tjetër është e kuptueshme se i vetmi person që përfiton nga kjo është Vladimir Putini. Orbani i ka bërë atij tashmë disa favore. Dhe përse jo edhe një tjetër?”, thotë Tompos Marton, deputet i Partisë Momentum.

Vendet aleate në NATO po shtojnë trysninë. Ambasadori amerikan David Pressman foli pasi vëzhgoi sesionin e të hënës në parlament.

“Kryeministri Viktor Orban premtoi të mbledhë parlamenti për t’i bërë thirrje të veprojë sa më shpejt. Sot ishte mundësia për ta bërë këtë dhe ne po e ndjekim këtë me vëmendje duke shpresuar që Hungaria të veprojë me shpejtësi”, tha ambasadori Pressman.

Senatori amerikan Ben Cardin, kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, tha më herët këtë javë se Hungaria është anëtarja më e paqëndrueshme në NATO dhe se Uashingtoni duhet të shqyrtojë mundësinë e sanksioneve dhe kufizimeve ndaj udhëtimit.

Gjermania tha të martën se miratimi nga Hungaria i anëtarësimit të Suedisë është “çështje besnikërie” ndaj NATO-s.

Zoti Orban nuk ka bërë kërkesa konkrete, por ka sinjalizuar pakënaqësinë me Suedinë për kritikat ndaj hapave pas të demokracisë në Hungari.

Zoti Orban thotë se deputetët e partisë së tij Fidesz duan që kryeministri suedez të vizitojë Budapestin përpara se të miratojnë anëtarësimin e vendit të tij në NATO.

“Nëse është e rëndësishme për suedezët, atëherë qartazi duhet të vijnë në Budapest. Apo të paktën të marrin hapa për të sjellë miratimin e anëtarësimit me vullnetin e lirë të deputetëve hungarezë”, tha Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez.

Kryeministri i Suedisë tha se do ta vizitojë Budapestin, por vetëm pasi të jetë bërë votimi dhe se dy çështjet nuk duhet të trajtohen të ndërlidhura.

“Partia Fidesz dhe Orbani e futën veten në një rrugë pa krye. Dhe me sa duket nuk janë në gjendje ta kuptojnë gabimin, pasi tashmë mendoj se e vendosën veten kaq shumë në qendër të vëmendjes, sa është më e vështirë dalja nga situata pa u turpëruar. Mendoj se Orbani nuk do ta lërë situatën të kalojë pa marrë ndonjë lloj vlerësimi publik”, thotë analisti politik Peter Kreko.

Parlamenti i Hungarisë pritet të rikthehet nga pushimet në 26 shkurt. Por nuk është e qartë nëse, apo kur, mund të bëhet votimi për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Ish-koloneli i ushtrisë amerikane thotë se nevojitet forcë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

12 persona u plagosën në një sulm me dron rus në një qytet ukrainas

Marinari i Marinës Amerikane dënohet për spiunazh për Kinën, i rekrutuar përmes mediave sociale

Picula: BE-ja nuk ka më iluzione se kush është Vuçiç, ata që protestojnë po fitojnë legjitimitet

Kosova Times February 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Spastrimet në ushtrinë kineze mund të shkaktohen nga korrupsioni fantastik

Kosova Times Kosova Times January 7, 2024
Pas masakrës në Cetinje, kryeministri malazez propozon masa radikale: Në tavolinë është ndalimi i plotë i armëve
Trump qorton Izraelin
“Nuk ka kuptim të flasim për paqen me Putinin”: “Katër arsye të forta” nga pikëpamja e Walter Clemens
Eksportet e LNG nga Rusia arrijnë nivele rekord në vitin 2024
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?