By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtori Zeqiri: Stadiumi do të përfundojë brenda 24 muajve
May 20, 2025
Kurti: PDK-së i duhet minimalisht edhe një mandat në opozitë
May 20, 2025
Kurti: Glauku po vjen në ekzekutiv, Albulena po kthehet në legjislativ
May 20, 2025
Kurti: Do t`i kemi 61 vota për qeveri, por më parë konstituimi i Kuvendit V.S|RTKlive
May 20, 2025
Ngrihet aktakuzë për shtatë zyrtarë komunal në Prizren
May 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani do të “humbte shumë” në luftë direkte me ShBA-në dhe Izraelin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Irani do të “humbte shumë” në luftë direkte me ShBA-në dhe Izraelin
Ballina 2Rajon / Botë

Irani do të “humbte shumë” në luftë direkte me ShBA-në dhe Izraelin

Kosova Times
Last updated: 2024/02/10 at 8:52 PM
Kosova Times Published February 10, 2024
Share
SHARE
Prej se Izraeli e nisi luftën në Rripin e Gazës, grupet militante të mbështetura nga Irani, i kanë sulmuar caqet izraelite dhe amerikane nëpër Lindje të Mesme si shenjë përkrahjeje për palestinezët.Megjithëse ka rrahur gjoks në rajon prej se nisi lufta në tetor, Irani i ka ikur çfarëdo veprimi të drejtpërdrejtë ushtarak kundër Izraelit dhe aleatit të tij kryesor, ShBA-së.Ekspertët thonë se Republika Islamike e sheh luftën e drejtpërdrejtë kundër armiqve të përbetuar si kërcënim ndaj stabilitetit të brishtë brenda vendit dhe ndaj mbijetesës së vet.Irani do të “humbte shumë në një luftë afatshkurtër”, tha Alex Vatanka, drejtor i Programit për Iranin në Institutin e Lindjes së Mesme në Uashington.“Ajo ngre të gjitha pyetjet për të ardhmen e Republikës Islamike”, shtoi ai.Çështje mbijeteseMundësia e një ballafaqimi të drejtpërdrejt SHBA-Iran u rrit pasi milicitë e mbështetura nga Teherani në Irak i vranë tre ushtarë amerikanë në një sulm me dron në Jordani më 29 janar.Por, Teherani ka folur me një tonë pajtues prej kur ndodhi ai sulm, i vetëdijshëm për sulme të mundshme amerikane në territorin iranian.Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha më 2 shkurt se vendi i tij “nuk do të nisë asnjë luftë”, por do të përgjigjet fuqishëm nëse “dikush dëshiron të na ngacmojë”.
Anëtarët e forcës paramilitare iraniane, Basij, të veshur në stilin e militantëve palestinezë dhe libanezë, interpretojnë arrestimin e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një tubimi pro-palestinez në Teheran, 13 tetor 2023.
Anëtarët e forcës paramilitare iraniane, Basij, të veshur në stilin e militantëve palestinezë dhe libanezë, interpretojnë arrestimin e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një tubimi pro-palestinez në Teheran, 13 tetor 2023.
Raz Zimmt, hulumtues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare me bazë në Izrael (INSS), tha se mbijetesa e regjimit është “synimi kryesor” i Qeverisë klerikale dhe se një luftë e mundshme me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara do të ishte kërcënim për qenien e Republikës Islamike.Qeveria iraniane është përballur me shumë kriza të brendshme në vitet e fundit, përfshirë rritjen e trazirave civile dhe një ekonomi të dobët.Vdekja e Mahsa Aminit në shtator 2022 në paraburgim të së ashtuquajturës “Policia e Moralit” për gjoja shkeljen e ligjit të rreptë të Iranit për bartjen e shamisë së kokës, nxiti protesta gjithëkombëtare disamujore, të cilat u bënë sfida më e madhe e Qeverisë teokratike të Iranit në dekadat e fundit.Autoritetet i shtypën protestat, duke i vrarë qindra dhe duke i arrestuar mijëra protestues.Qeveria klerikale vazhdimisht pretendon se ligjshmëria e saj buron nga vullneti i popullit. Por, ky pretendim është vënë në pikëpyetje vazhdimisht së fundmi.Në zgjedhjet parlamentare më 2020 dhe në ato presidenciale më 2021 u shënua rekord për dalje të ulët në zgjedhje, pasi më pak se gjysma e njerëzve me të drejt vote votuan në to.Autoritetet iraniane janë duke u përballur po ashtu edhe me një ekonomi të përkeqësuar, e cila është ndikuar nga sanksionet ndërkombëtare dhe keqmenaxhimet qeveritare, duke bërë që të ketë inflacion të lartë, rritje të papunësisë dhe të varfërisë.“Vendimet e politikës së jashtme nuk preken drejtpërdrejt nga opinioni publik. Megjithatë, nevoja e regjimit për të parandaluar rrëmuja të brendshme të panevojshme në Iran, padyshim se ndikon te zgjedhjet e saj”, tha Zimmt.Shkathtësia ushtarakePër vite të tëra, zyrtarët ushtarakë iranianë janë mburrur për arsenalin e dronëve dhe raketave të vendit. Por, ekspertët thonë se Iranit i mungojnë shkathtësitë ushtarake për t’i sfiduar Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.“Irani është shumë i vetëdijshëm se Izraeli e ka një përparësi të qartë operacionale dhe inteligjente ndaj tij në një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak, në sulm dhe në mbrojtje”, tha Zimmt.
Përveç se ka ushtrisë superiore, Izraeli ka edhe armë bërthamore parandaluese, tha John Krzyzaniak, hulumtues për Kontrollin e Armëve Bërthamore në Wisconsin.Besohet se Izraeli zotëron armë bërthamore dhe Iniciativa Kërcënimi Bërthamor me bazë në Uashington vlerëson se Izraeli i ka rreth 90 koka bërthamore.Duke qenë nën sanksione për shumë dekada, Irani ka investuar shumë në zhvillimin e programeve të armëve brenda vendit, duke prodhuar dronë dhe raketa të lira dhe efektive.Zyrtarët iranianë janë mburrur se disa prej armëve të tyre janë ndërtuar posaçërisht për ta goditur Izraelin. Për shembull, zyrtarët kanë pretenduar se raketa balistike Fattah mund të arrijë në Tel Aviv brenda 400 sekondave.Por, Vatanka tha se kjo është vetëm “luftë psikologjike kundër izraelitëve” dhe se ka për qëllim “shtrirjen e imazhit të Republikës Islamike si mbrojtësi i vetëm apo promotori i vetëm i kauzës palestineze”.Krzyzaniak tha se raketat e Iranit mund të përbëjnë “kërcënim serioz” ndaj Izraelit, ndërsa sulmet me dronë, si ata Shahed-136, mund të shkaktojnë “shkatërrim masiv ndaj popullsisë civile” nëse lëshohen në tufë.Por, sipas tij, Izraeli është më superior ushtarakisht prapëseprapë.Prandaj, tha Krzyzaniak, Irani do të vazhdojë të mbështetet në luftën jotradicionale dhe kapacitetet e veta asimetrike.Duke e përdorur të ashtuquajturin “bosht i rezistencës”, rrjeti i largët i grupeve militante dhe përfaqësuesve të Iranit, të cilat e ndihmojnë atë t’i kundërshtojë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, Teherani e “zvogëlon mundësinë për viktima iraniane dhe për dëmtimin e aseteve të rëndësishme” brenda vendit, sipas Zimmt.Kjo ia mundëson Iranit ta “luftojë Izraelin përmes partnerëve të vet rajonalë në shumë fronte, megjithëse në një fushëveprim të kufizuar”, shtoi ai.Ekspertët thonë se ngurrimi i Iranit për t’u hakmarrë për vrasjen e të paktën 10 anëtarëve të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) nga sulmet e dyshuara izraelite në Siri dhe Liban prej fillimit të dhjetorit, e forcon edhe më shumë argumentin se Teherani dëshiron ta shmangë luftën.Muajin e kaluar, Irani kreu sulme raketore në caqe në Siri, Irak dhe Pakistan, të cilat u cilësuan si një paralajmërim për Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.Por, Zimmt tha se Irani e ka shmangur përshkallëzimin e tensioneve i cili do të kishte çuar drejt luftës me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.“Tani për tani, shqetësimet e Iranit për konfrontim të drejtpërdrejt me Izraelin duket se e mposhtin dëshirën e tij për hakmarrje”, përfundoi ai.

You Might Also Like

Prokurorët francezë e pengojnë Pavel Durovin të largohet për në SHBA

Musk shpenzoi 250 milione dollare per Trumpin: “Mendoj se kam bërë mjaftueshëm” (VIDEO)

Publikohet parashikimi i ri afatgjatë për verën

Arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur në Novi Sad

“Legjenda e snajperit” rus vritet në Ukrainë. “Ai do të varroset si Hero i Rusisë”

Kosova Times February 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj kujton heroin Sadri Zeneli: Ishte i pari në rezistencë e aksione

Kosova Times Kosova Times April 6, 2024
Ibra i plotfuqishëm te Milani, blerjet dhe trajneri në dorën e suedezit
Të paktën 1,362 fëmijë në Turqi u ndanë nga prindërit e tyre pas tërmetit
Ambasadorët e BE-së arritën marrëveshje për dërgimin e një letre Serbisë për hapjen e kapitulli 3
Koci: ShBA-të nuk po i kundërvihen Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?