By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional
January 9, 2026
AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme
January 9, 2026
Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi i Maqedonisë së V. shkarkoi dy ministra shqiptarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kuvendi i Maqedonisë së V. shkarkoi dy ministra shqiptarë
Ballina 2Rajon / Botë

Kuvendi i Maqedonisë së V. shkarkoi dy ministra shqiptarë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/10 at 12:12 PM
Kosova Times Published February 10, 2024
Share
SHARE

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i ka shkarkuar të premten në mesnatë dy ministra të Qeverisë teknike nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (ASh) pasi kishin mbështetur propozimin e kësaj partie që në zgjedhjet e majit t’i bashkoheshin bllokut opozitar shqiptar – Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Shkarkimi i ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe i ministrit të Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Azir Aliu, ka rezultuar me tensione e polemika të shumta mes partive në pushtet dhe opozitë.

Në arsyetimin e kërkesës për shkarkimin e tyre, kryeministri teknik, Talat Xhaferi ka thënë se “nuk ka vërejtje për punën dhe profesionalizmin e ministrave Mexhiti dhe Aliu, por pas bashkimit të tyre me Arben Taravarin, duhet të largohen, pasi në Qeveri nuk mund të jenë dy subjekte opozitare”.

Qeveria teknike, që ka mandat 100 ditë për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, e ka në përbërjen e saj edhe opozitën maqedonase të udhëhequr nga VMRO DPMNE-ja.

Ministri i shkarkuar, Fatmir Mexhiti akuzoi partitë në pushtet se “shkarkimi i tij është iniciuar për interesa politike” dhe se pas kësaj, sipas tij, qëndron partia Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Shkarkimi i ministrave vjen dhjetë ditë pas formimit të Qeverisë teknike, më 28 janar.

Në vend të tyre, të hënën, më 12 shkurt, pritet të emërohen Ilir Demiri si ministër i Shëndetësisë dhe Naim Bajrami si ministër i Administratës dhe Shoqërisë Informatike.

Seanca ishte thirrur nga kryeministri Talat Xhaferi, pasi një komisioni partiak i Aleancës për Shqiptarët (ASh), që është pjesë e Qeverisë teknike, propozoi shkarkimin e dy ministrave të saj.

Vendimi është marrë pasi dy ministrat dolën publikisht në mbështetje të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari për të kaluar në opozitë.

Por, kjo kishte nxitur reagim te një pjesë e partisë që udhëhiqet nga ish-kryetari i saj, Ziadin Sela, kryetar aktual i Kuvendit të kësaj partie.

Ai për të shtunën, më 10 shkurt, ka thirrur Kuvendin për të konstatuar përgjegjësinë, por edhe fillimin e procedurës për shkarkim të Taravarit nga partia.

Por, Taravari ka thënë se Sela nuk e ka mbështetjen e kuvendarëve, pasi shumë prej tyre i kanë dhënë mbështetje qëndrimit të tij për të bërë koalicion me opozitën.

Përçarja në ASh është reflektuar edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Seanca ka nisur me tre orë vonesë pasi partitë në pushtet nuk arrinin të siguronin numrin e nevojshëm të deputetëve për nisjen e saj, që u dëshmua edhe me votimin, i cili rezultoi me shumicë të thjeshtë prej 62 deputetësh.

You Might Also Like

Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje

Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë

Medvedev kërcënon

Ministri i Jashtëm çek po ngiste makinën pranë Lvivit gjatë sulmit me Oreshnik

Rebelim i madh në Iran, interneti nuk po funksionon. Ajatollah kritikon Trumpin

Kosova Times February 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohen nëntë persona për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit dhe për mashtrim

Kosova Times Kosova Times January 23, 2023
Sadomazohizmi partiak (bllokada), si një “makiavelizëm” i ri politik në Parlamentin e Kosovës!
Ndalohet ish-deputeti Agusholli nga autoritetet serbe
BBC: SHBA ndëshkon Kosovën pas trazirave të dhunshme
Serbia, Amerika dhe ndryshimi i politikës: A do të ekstradohet Radoiçiq
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?