By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lirohet Enver Sekiraqa, gjykata vendos masën e paraqitjes në Polici
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lirohet Enver Sekiraqa, gjykata vendos masën e paraqitjes në Polici
Lajme

Lirohet Enver Sekiraqa, gjykata vendos masën e paraqitjes në Polici

Kosova Times
Last updated: 2024/02/10 at 4:07 PM
Kosova Times Published February 10, 2024
Share
SHARE

I akuzuar për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, Enver Sekiraqa, është liruar nga masa e arrestit shtëpiak dhe i është zëvendësuar me masën e paraqitjes në Polici. 

Gjykata Themelore në Prishtinë, konfirmon se ka marr aktvendim që të akuzuarit E.S të ndërpritet masa e arrestit shtëpiak dhe kundër të njëjtit urdhërohet masa e paraqitjes në stacion policor, e cila masë do të zgjasë në kohëzgjatje prej një muaj.

“Konform nenit 176 paragrafi 4 të KPRK-së, gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit, nëse i akuzuari E.S nuk respekton masën e shqiptuar. Gjykata duke vepruar sipas detyrës zyrtare, të akuzuarit E.S i ndërprenë masën e arrestit shtëpiak dhe kundër të njëjtit cakton masën e paraqitjes në stacion policor, e cila masë do të zgjasë në kohëzgjatje prej një muaj, ngase që nga data e caktimit të masës së arrestit shtëpiak me datë 15.10.2021 e deri me tash, i njëjti asnjëherë nuk e ka shkelur masën e arrestit shtëpiak. Duke pasur parasysh se i akuzuari gjendet nën masën e arresti shtëpiak për më shumë se dy vite dhe se nuk ka pasur asnjë njoftim nga Policia e Kosovës se i njëjti në çfarëdo mënyre nuk e ka respektuar këtë masë, gjykata konsideron se edhe masa e paraqitjes në stacion policor, krijon kushte që procedura penale në këtë çështje të zhvillohet pa vështirësi”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjykata vlerëson se është përmbushur kushti nga neni 176 paragrafi 1, pika 1.2 të KPRK-së, ngase ka arsye për të besuar, se po të gjendet i akuzuari në liri të plotë, do të mund të fshihet ose do të largohet nga Kosova.

Kundër këtij vendimi, palët mund të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Vendimi për lirimin e tij nga masa e arrestit shtëpiak është marrë të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për mediat, avokatja e tij, Kosovare Kelmendi.

“I njëjti ka qenë në arrest shtëpiak që dy vite. Dje është vendos nga Gjykata që të hiqet kjo masë dhe të zëvendësohet me atë të paraqitjes në polici një herë në javë”, ka thënë Kelmendi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’

Haradinaj në Deçan:Ramosaj ka vullnet e energji për punë e projekte të reja

PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim

Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës

Limaj: Me Nismën e ardhmja e Prishtinës do të jetë në duar të sigurta

Kosova Times February 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kurti mirëpret sportistët e WTT në Prishtinë: kosovari Imran Duraku arrin sukses në pingpong

Kosova Times Kosova Times October 28, 2024
Putin diskuton me zyrtarë të lartë ushtarakë për strategjinë në Ukrainë
Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell
Të dënuarit bëhen me certifikata për “Menaxhim të Zemërimit”
Vritet në Teheran kreu i Byrosë Politike të Hamasit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?