Policia ka njoftuar se një person ka pësuar lëndime trupore në Kamenicë, si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në shtëpinë e tij në fshatin Busavatë.
Policia ka theksuar se zjarri dyshohet që ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë në flakë dhoma.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas mjekëve ka djegie të shkallës së parë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.