By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtëpia e Bardhë i konsideron “të tmerrshme” komentet e Trumpit për Rusinë dhe NATO-n
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shtëpia e Bardhë i konsideron “të tmerrshme” komentet e Trumpit për Rusinë dhe NATO-n
Ballina 2Rajon / Botë

Shtëpia e Bardhë i konsideron “të tmerrshme” komentet e Trumpit për Rusinë dhe NATO-n

Kosova Times
Last updated: 2024/02/11 at 11:15 AM
Kosova Times Published February 11, 2024
Share
SHARE

Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë komentet e bëra prej ish-presidentit amerikan, Donald Trump për mosmbrojtje të aleatëve të NATO-s nga një pushtim potencial nga ana e Rusisë, dhe i ka përshkruar ato si “të tmerrshme dhe të pavarura”.

Trump, duke e rikujtuar një takim me liderë të NATO-s, gjatë një marshi politik në Karolinën e Jugut, e ka cituar presidentin e një “shteti të madh”, që nuk ia ka përmendur emrin, duke e pyetur atë, “Zotëri, nëse ne nuk paguajmë, dhe sulmohemi nga Rusia, a do të na mbroni?”

“I kam thënë: ‘Nuk keni paguar? Jeni delikuent?’ Ai ka thënë: ‘Po, kështu ka ndodhur’. Jo, nuk do t’ju mbroj juve. Në fakt do t’i inkurajoja ata të bëjnë çfarë të duan. Duhet të paguani”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, i pyetur për komentet e Trumpit, ka thënë se “inkurajimi i pushtimit të aleatëve tanë të ngushtë nga regjimet vrasëse, është i tmerrshëm dhe i pavarur – e rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë në shtëpinë tonë”.

Traktati i NATO-s e ka një pikë që garanton mbrojtje të përbashkët për një vend anëtar, në rast se sulmohet.

Trump, i cili është në krye të garës për të fituar nominimin e republikanëve në garën për president, ka qenë kritik i ashpër i NATO-s, sa ka qenë president, dhe ka kërcënuar vazhdimisht me largim të ShBA-së prej aleancës.

Ai i ka zvogëluar fondet e ShBA-së për NATO-n, dhe shpesh është ankuar pse vendi i tij është duke paguar më shumë.

Bates ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden, demokrat, që synon edhe një mandat në zgjedhjet e nëntorit, i ka rregulluar aleancat e ShBA-së, pasi e ka marrë pushtetin më 2021, duke u siguruar që NATO-ja të jetë “më e madhe dhe më e gjallë, sesa kurrë më parë”.

“Në vend të thirrjeve për luftëra dhe për promovim të kaosit, presidenti Biden do të vazhdojë të forcojë udhëheqjen amerikane dhe të jetë aty për interesat e sigurisë kombëtare – jo kundër tyre”, ka thënë ai përmes një deklarate.

Meqenëse, në disa sondazhe, Trump ka përparësi ndaj Bidenit, aleatët evropianë shqetësohen se një fitore e Trumpit në nëntor, mund të dëmtojë përkushtimin amerikan ndaj aleancës, ani pse Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë muajin e kaluar se nuk mendon asnjëherë që presidenca e Trupit mund të rrezikojë anëtarësimin e ShBA-së.

Stoltenberg, i cili i ka shtyrë vendet anëtare të ndajnë më shumë fonde për mbrojtje, ka thënë se aleatët evropianë janë duke i rritur kontributet ushtarake dhe po lëvizin në drejtim të duhur.

Trump, në anën tjetër, ka vazhduar të kritikojë aleancën, duke thënë në një marsh me mbështetës, muajin e kaluar, se nuk beson që vendet e NATO-s do ta mbështesnin ShBA-në, nëse do të sulmohej.

Sa i përket luftës së Rusisë në Ukrainë, Trump ka bërë thirrje për shtensionim dhe është ankuar për miliardat e shpenzuara deri më tani.

Prej nisjes së luftës, në shkurt të vitit 2022, ShBA-ja ka ndarë rreth 75 miliardë dollarë për Ukrainën, ka thënë Stoltenberg, derisa vendet tjera të NATO-s, dhe vendet partnere, kanë ndarë mbi 100 miliardë dollarë, së bashku.

You Might Also Like

Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro

Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur

Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim

Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit

Gruaja rumune e zhdukur prej 17 vitesh gjendet gjallë në Itali

Kosova Times February 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Jep dorëheqjen Gramoz Sako, kreu i Gardës së Republikës në Shqipëri

Kosova Times Kosova Times February 3, 2024
Rasti në Pejë, OVL e UÇK: Pushtetarët kanë arritur të demonizojnë kategoritë e dala nga lufta
Koloni izraelit në Bregun Perëndimor vret aktivistin Odeh Hadalin: “Ai qëllonte si i çmendur”
Bislimi: Objektivi i Kosovës aplikimi për anëtarësim në BE, me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat
Një oficer i marinës italiane dënohet me 30 vjet burg për spiunazh për Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?