By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: HRW: Mungesa e ndihmës nga jashtë ka shkaktuar krizë shëndetësore në Afganistan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > HRW: Mungesa e ndihmës nga jashtë ka shkaktuar krizë shëndetësore në Afganistan
Rajon / Botë

HRW: Mungesa e ndihmës nga jashtë ka shkaktuar krizë shëndetësore në Afganistan

Kosova Times
Last updated: 2024/02/12 at 11:48 AM
Kosova Times Published February 12, 2024
Share
SHARE

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) tha se sistemi publik shëndetësor në Afganistan është goditur rëndë për shkak të rënies së madhe të ndihmës nga jashtë, shoqëruar nga shkeljet e talibanëve kundër grave dhe vajzave, duke vënë në rrezik të drejtën për kujdes shëndetësor të miliona afganëve.

Në raportin e ri, të publikuar më 12 shkurt, HRW tha se kjo ka bërë që “popullsia afgane gjithnjë e më shumë të jetë më e cenueshme ndaj kequshqyerjes dhe sëmundjeve”, që tha se janë ndër efektet e kujdesit të pamjaftueshëm shëndetësor.

Marrja e pushtetit në Afganistan nga talibanët në gusht të vitit 2021 shtyu miliona njerëz drejt varfërisë dhe urisë pasi ndihma nga jashtë u ndal menjëherë. Sanksionet ndaj sundimtarëve talibanë, ndalja e transfereve bankare dhe ngrirja e miliarda rezervave të monedhës së Afganistanit, kanë shkaktuar ndërprerje të qasjes në institucionet botërore dhe në ndihmën nga jashtë nga e cila është varur ekonomia para tërheqjes së trupave amerikane dhe forcave të NATO-s.

Më 2023, Programi Botëror i Ushqimit paralajmëroi se niveli i kequshqyerjes në Afganistan ishte në nivele rekorde, pasi gjysma e shtetit përgjatë vitit ka vuajtur nga uria akute.

“Gratë dhe vajzat në mënyrë disproporcionale janë prekur nga kriza e kujdesit shëndetësor, veçanërisht për shkak të shkeljeve të talibanëve”, u tha në raport.

Talibanët kanë ndaluar gratë nga shumica e fushave të jetës publike dhe nga puna, si dhe kanë ndaluar gratë që të ndjekin mësimin përtej klasës së gjashtë, si pjesë e masave të ashpra që ata kanë vendosur pasi kanë marrë pushtetin.

Kufizimet e talibanëve ndaj të drejtës së grave për të lëvizur dhe për t’u punësuar, kanë kufizuar rëndë qasjen e tyre në shërbimet e kujdesit shëndetësor, u tha në raportin e HRW, ndërkaq ndalesat ndaj arsimimit kanë bllokuar të gjitha trajnimet e grave në fushën e kujdesit shëndetësor.

“Humbja e ndihmës nga jashtë dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga talibanët kanë shkaktuar një krizë katastrofale shëndetësore në Afganistan, që në mënyrë disproporcionale po prek gratë dhe vajzat”, citohet të ketë thënë në raport Fereshta Abbasi, hulumtuese për Afganistanin në Human Rights Watch.

Ajo shtoi se “kostoja e trajtimit dhe ilaçeve bën që shumë afganë të mbesin pa kujdes shëndetësor”.

HRW ka bazuar raportin e tij në intervistat me 46 afganë dhe me zyrtarë të ndihmës së huaj, punëtorë të kujdesit shëndetësorë dhe persona që kanë kërkuar ndihmë shëndetësore në 16 nga 34 provincat e Afganistanit mes periudhës shkurt 2023 dhe janar 2024. Pesëmbëdhjetë nga të intervistuarit, 12 gra dhe tre burra, ishin afganë që kishin kërkuar trajtim mjekësor.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times February 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bordi i RTK-së emëron Hysen Hundozin u.d. Drejtor të Përgjithshëm

Kosova Times Kosova Times October 31, 2024
Sektori i udhëtimit dhe turizmit në BE do të krijojë 4.5 milionë vende të reja pune
Perspektiva e përdorimit të avionëve elektrikë në zonat urbane
Osmani kërkon heqjen e masave të BE-së në takim me ambasadorin francez
AP: SHBA njofton aleatët për transferimin e raketave nga Irani në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?