By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 korrik
July 2, 2025
“Ligji i Madh i Bukur” miratohet me një diferencë të ngushtë votash. Trump feston, Musk ndan postime per tradheti
July 1, 2025
Ademi takon presidentin e Federatës së Ganës në Tiranë
July 1, 2025
Gjykata Speciale dhe ZPS-ja publikojnë raportin vjetor
July 1, 2025
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, Ruusalu
July 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mitsotakis në Beograd: Nuk kemi ndryshuar qëndrimin karshi Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mitsotakis në Beograd: Nuk kemi ndryshuar qëndrimin karshi Kosovës
Ballina 2Rajon / Botë

Mitsotakis në Beograd: Nuk kemi ndryshuar qëndrimin karshi Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/02/12 at 2:36 PM
Kosova Times Published February 12, 2024
Share
SHARE
“Qëndrimi i Greqisë sa i përket Kosovës mbetet i pandryshuar”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë një vizite në Beograd më 12 shkurt.“Ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë mënyra e vetme për të normalizuar raportet mes dy palëve. Kjo do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon. Ne po i shikojmë dhe ndjekim me ankth ngjarjet e muajve të fundit”, tha Mitsotakis pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.Greqia është në mesin e pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, së bashku me Spanjën, Qipron, Sllovakinë dhe Rumaninë.Udhëheqësi grek tha se shteti i tij mbështet Serbinë në rrugën e saj evropiane.“Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është qëllimi ynë strategjik. Është e rëndësishme për Beogradin që të përfitojë nga këto rrethana pozitive në procedurën evropiane. Duke përshpejtuar reformat në shtetin tuaj, ju do t’i afroheni BE-së”, shtoi ai.Kryeministri grek po ashtu theksoi se ka parë përparim në raportet mes Athinës dhe Beogradit. Sipas Mitsotakis, bashkëpunimi mes Greqisë dhe Serbisë është zgjeruar në sektorin e energjisë dhe Athina mbështet projektet infrastrukturore dhe investimet e BE-së në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.“Ne duhet t’i përdorim fondet evropiane që janë të dedikuara për Ballkanin Perëndimor”, theksoi ai.Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “Serbia dhe Greqia gjithmonë kanë mbështetur integritetin territorial të njëra-tjetrës”.“Besoj se edhe në të ardhmen do të jetë njëjtë”, tha Vuçiq.Ai theksoi se Serbia “është e vendosur” që të vazhdojë rrugën evropiane dhe falënderojë Greqinë për mbështetjen në këtë drejtim.Vuçiq tha se me Mitsotakis ka biseduar për energjinë, përkatësisht për naftësjellësit, gazsjellësit, blerjen e gazit, burimet e energjisë së ripërtërishme, por edhe se si kompanitë greke mund të ndihmojnë që Serbia të ndërtojë këto kapacitete.Ata po ashtu kanë biseduar për infrastrukturën dhe transportin, për modernizmin e rrugës dhe hekurudhës nga Beogradi në Selanik dhe lidhjen e Serbisë me portet greke.

You Might Also Like

“Ligji i Madh i Bukur” miratohet me një diferencë të ngushtë votash. Trump feston, Musk ndan postime per tradheti

Prattipati: Kosova është shembull i partneritetit që sjell rezultate

Rubio njofton mbylljen zyrtare të USAID-it

Axhenda Ndërkombëtare

Evropa Lindore po planifikon një fushë minash kundër Putinit

Kosova Times February 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Francë: Vazhdojnë protestat dhe grevat kundër reformës në pensione

Kosova Times Kosova Times March 23, 2023
Arrestohet një francez në Moskë nën dyshimin për shkelje të ligjit për “agjentët e huaj”
Murati i reagon Bajramit për kreditë, i quan `huqje` deklaratat e saj
Të prekurit nga përmbytjet presin t’u kompensohen dëmet
ShBA forcon aleancat në Indo-Paqësor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?