By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AGK diskuton për qëndrueshmërinë financiare të medieve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > AGK diskuton për qëndrueshmërinë financiare të medieve
Ballina 1Lajme

AGK diskuton për qëndrueshmërinë financiare të medieve

Kosova Times
Last updated: 2024/02/13 at 5:54 PM
Kosova Times Published February 13, 2024
Share
SHARE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka diskutuar për qëndrueshmërinë financiare të mediave lokale, në kuadër të Akademisë së Integritetit të Informacionit.

Sipas komunikatës së AGK-së, gjatë diskutimit të sfidave me të cilat ballafaqohen mediat lokale në Kosovë, u tha se shpeshherë ato duhet të operojnë pa kompensim ose të hasin vështirësi në sigurimin me kohë të pagave për të gjithë gazetarët.

“Duke qenë se audienca jonë janë komuniteti rom në Kosovë, atëherë është e vështirë që të kemi një stabilitet financiar e të kemi të hyra nga reklamat. Kjo reflektohet edhe në pagat për gazetarët, ku shpesh ndodhë që të hasim në vështirësi për të siguruar fondet e nevojshme”, tha Fatmir Menekshe nga Radio Romano Avazo.

Një nga sfidat që u diskutua është edhe çështja e mos citimit nga kolegët e mediave qendrore.

“Është shumë e rëndësishme që mediat lokale të citohen nga mediat qendrore në momentin që informacioni publikohet nga portalet lokale, kjo edhe për vizibilitetin tonë. Respektimi i të drejtës së autorit është kyçi në këtë aspekt”, tha ndër tjerash Urall Boshnjaku nga portali “Mitropol”.

Po ashtu, u diskutua edhe për mënyrat se si mund të lehtësohej puna e mediave lokale nga institucionet vendore.

“Duke qenë se mediat nacionale kanë shtrirje më të madhe, rrjedhimisht edhe mbështetje nga reklamat kanë më shumë, atëherë do të duhej të krijoheshin mekanizma nga institucionet dhe nga Komisioni i Pavarur i Mediave për lehtësira në pagesat e licencave për mediat lokale dhe mediat e komuniteteve jo-shumicë”, shtoi Florandë Morina, anëtare e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Po ashtu, u diskutua çështja për gjetjen e modaliteteve për draft ligjin e propozuar nga Qeveria e Kosovës për Komisionin e Pavarur të Mediave, ku mediat lokale e shohin si rrezik dhe pengesë shtesë për operimin e tyre.

Diskutimi u fokusua në gjetjen e mënyrave për të forcuar dhe mbështetur mediat lokale, duke siguruar që ato të kenë burime të mjaftueshme për të funksionuar në mënyrë efektive, dhe për të përfaqësuar diversitetin e nevojat e të gjitha komuniteteve në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times February 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Akuzat për terrorizëm kundër tre policëve mesa duket janë hedhur poshtë

Kosova Times Kosova Times June 16, 2023
Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!
Venezuelianët miratojnë aneksimin e rajonit të pasur me naftë Guajana
Kina lëshoi ​​një raketë balistike ndërkontinentale në oqean. Analistët: E habitshme
Spiropali në Strasburg: Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?