By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
May 18, 2025
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dinari vë në sprovë marrëdhëniet Kosovë-ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dinari vë në sprovë marrëdhëniet Kosovë-ShBA
Ballina 1Lajme

Dinari vë në sprovë marrëdhëniet Kosovë-ShBA

Kosova Times
Last updated: 2024/02/14 at 6:27 PM
Kosova Times Published February 14, 2024
Share
SHARE

Rreziku i prishjes së partneritetit mes Kosovës dhe ShBA-së shqetësoi një pjesë të opinionit publik, që marrëdhëniet mes dy vendeve i konsideron si “ekzistenciale”.

“Kush nuk e kupton këtë, nuk e meriton të jetë në krye të institucioneve”, tha Avdullah Hoti, deputet i opozitës në Kuvendin e Kosovës.

Zyrtarë të Qeverisë, megjithatë, bënë përpjekje t’i ulin shqetësimet, duke këmbëngulur se ata “konsultohen dhe koordinohen me aleatët”. Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova “nuk ka partner, aleat dhe mik të rëndësishëm sikurse ShBA-ja”.

Reagimet u bënë një ditë pasi ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha se ShBA-ja “është shumë e shqetësuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit serb” në Kosovë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se Kosova duhet të tërhiqet nga ky vendim që “e ka vënë në pikëpyetje partneritetin me ShBA-në”.

Rregullorja e BQK-së për valutën

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), e cila u publikua më 17 janar dhe hyri në fuqi më 1 shkurt, e bën euron valutë të vetme për pagesa në Kosovë.

Ajo nxiti reagime nga komuniteti serb që pranon pagesa në dinarë nga Serbia që nga paslufta më 1999.

Një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare kërkoi nga Qeveria e Kosovës që ta tërheqë këtë vendim, ndërsa një pjesë tjetër kërkoi që ta shtyjë, derisa qytetarët të informohen më mirë.

BQK-ja tha se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj, nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse po e konsideron zmbrapsjen, ashtu siç e kërkoi O’Brien.

Por, kryeministri Albin Kurti, duke folur të mërkurën në një ngjarje në Prizren, tha se Banka Qendrore e Kosovës e ka prezantuar tashmë planin e saj për zbatimin e rregullores.

Plani prej 10 pikësh parasheh, mes tjerash, lehtësimin e kushteve për hapjen e llogarive bankare dhe pezullimin e përkohshëm të tarifës së BQK-së për hapje të degëve të bankave.

Qeveria “nuk u mbivendoset institucioneve të pavarura shtetërore, sikurse që është Banka Qendrore e Kosovës”, tha Kurti dhe shtoi se partneriteti i Kosovës me ShBA-në nuk është në rrezik.

“Republika e Kosovës nuk ka partner, aleat dhe mik të rëndësishëm sikurse Shtetet e Bashkuara. Kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj unë si kryeministër i Kosovës”, tha ai.

Çka thotë opozita?

Për Ariana Musliu Shoshin, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, partneriteti me ShBA-në nuk bën të lëkundet assesi.

Sipas saj, ky partneritet është shumë më i vlefshëm se çdo vendim për çfarëdo të drejte të Kosovës.

“… sepse, vetëm në partneritet me ShBA-në, ne mund të arrijmë ta fuqizojmë subjektivitetin ndërkombëtar, por edhe politikën e brendshme”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Musliu Shoshi shton se askush prej aleatëve të Kosovës, përfshirë ShBA-në, nuk ka deklaruar se Kosova nuk ka të drejtë të marrë vendime që janë në përputhje me ligjin, porse për të gjetur zbatim, “ato duhet të jenë të koordinuara me aleatët”.

Avdullah Hoti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, po ashtu në opozitë, tha se deklarimet e ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, O’Brien, duhet të merren me shumë shqetësim.

“Marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë ekzistenciale. Kush nuk e kupton këtë, nuk e meriton të jetë në krye të institucioneve. Bartësit e institucioneve të vendit e kanë për obligim që t’i mirëmbajnë këto marrëdhënie të pacenueshme”, shkroi Hoti në një postim në Facebook.

“Veprimet e Qeverisë [së Kosovës] duhet të jenë në harmoni me qëndrimet e aleatëve të saj ndërkombëtarë”, këmbënguli edhe deputetja tjetër opozitare, Time Kadrijaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Çka thonë analistët?

Derisa përfaqësuesit e opozitës nuk e thonë në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse Qeveria duhet ta tërheqë vendimin ose jo, disa analistë janë më të prerë – “Qeveria e Kosovës duhet të reflektojë dhe të tërhiqet nga vendimi për ndalimin e dinarit”, thotë Agon Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, deklaratat e O’Brienit përmbajnë “tone kërcënuese” dhe “shoqërohen me një lloj zhgënjimi” me kryeministrin Kurti.

“[Tërheqja] mund të jetë problematike në aspektin e brendshëm, pra për ta arsyetuar këtë gjë, por mendoj se me vullnet politik ka hapësirë për tërheqje nga ky vendim”, thotë Maliqi.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme me mënyrën se si i ndërton raportet me një partner strategjik, siç është ShBA-ja.

David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, nuk e përjashton mundësinë që ShBA-ja të vendosë sanksione kundër Kosovës, por thekson se “nuk do të shkojë aq larg dhe, thjesht, ta ndërpresë marrëdhënien me Kosovën”.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se Kosova do të duhej ta shtynte sa më shumë që është e mundur zbatimin e vendimit për dinarin, ose ta revokonte tërësisht.

“Amerikanët nuk duan që Kurti të bëjë gjëra që nxisin bela në një rajon, që Perëndimi e do vërtet të qetë, derisa merret me gjithçka tjetër që po ndodh në botë”, thotë Kanin.

Veprimet e Kurtit, sipas tij, “e ndihmojnë Serbinë” dhe “bëjnë që të gjithë të harrojnë për Banjskën” – fshatin në veri të Kosovës, ku një grup i serbëve të Kosovës sulmoi policinë e Kosovës në shtator të vitit të kaluar, duke vrarë një polic.

Kanin thotë se ShBA-ja, me mbështetjen e së cilës Kosova shpalli pavarësinë 16 vjet më parë, “është mbrojtëse e Kosovës”.

Si hynë dinarët në Kosovë?

Neni 11 i Kushtetutës së Kosovës përcakton “një monedhë të vetme” si mjet të vlefshëm pagese në Kosovë.

Por, për vite me radhë, dinarët arritën në Kosovë përmes Bankës Popullore të Serbisë, e cila ka një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës. Ato para, pastaj, i transportonte kompania për transport të parave “Henderson”.

Disa ia vunë fajin Doganës së Kosovës që e ka lejuar një praktikë të tillë, pasi që BQK-ja është institucioni i vetëm i autorizuar për import dhe eksport të euros dhe valutave të tjera në Kosovë.

Kreu i BQK-së, Ahmet Ismaili, e përmendi integritetin financiar si arsyen kryesore për zbatimin e rregullores.

You Might Also Like

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Bajrami: KESCO po përjashton ndërmarrjet në kundërshtim me ligjin

BDI dënon përjashtimin e shqiptarëve nga punësimet në Regjistrin Qendror

Kosova Times February 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

FSB hapi një çështje kundër një gazetari të CNN për punë nga Suja

Kosova Times Kosova Times August 22, 2024
Aktorja Duraku gjendet e vdekur në banesën e saj në Prishtinë
Kievi dhe Praga pajtohen të prodhojnë pushkë dhe municione në Ukrainë
Osmani e Spahn: Kosova dhe Korpusi i Paqes do të vazhdojnë bashkëpunimin
Problemi global i Sigurisë Kibernetike prek edhe KESCO-n
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?