By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Dita e Miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë” nē Bari mbledhë gazetarë arbëreshë të cilët vlerësohen nga UGSh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > “Dita e Miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë” nē Bari mbledhë gazetarë arbëreshë të cilët vlerësohen nga UGSh
Lajme

“Dita e Miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë” nē Bari mbledhë gazetarë arbëreshë të cilët vlerësohen nga UGSh

Kosova Times
Last updated: 2024/02/14 at 6:13 PM
Kosova Times Published February 14, 2024
Share
SHARE

Nga Ilir KRASNIQI

Qyteti Bari në Itali për tre ditë radhazi u bë epiqendër e një veprimtarie kulturore të gazetarëve, botuesve por edhe shkrimtarëve dhe poetëve arbëresh dhe nga diaspora të organizuar nga  Unionit të gazetarëve shqiptarë në edicionin e 16 të  “Dita e miqësisë së gazetarëve”.

Pjesëmarrës të kësaj veprimtarie të  emërtuar “Kujtesë në vazhdimësi” ishin shumë emra të spikatur si Flora Brovina, Ilirjana Sulkuqi, Mimoza Leskaj, Iliaz Bobo, Yllka Merkuri, Hamdi Hysuka, Shqipe Bytyçi, Hasan Bulçari, si dhe gazetarë poetë si Aleksandër Çipa, Frrok Çupi Besim Dybeli, Ymer Hysa, Vladimir Muca  etj. Gazetarja Vali Qyrfiçi në hapje të aktivitetit  njohu të pranishmit me veprimtaritë e organizuara nga UGSH-ja dhe përmbajtjes së këtij takimi, të cilën e moderoi në mënyrë briliante gazetarja dhe poetja nga Kosova Alketa Gashi Fazliu.

Mbrëmja poetike

Në mbrëmjen poetike nën përkujdesjen e poetes së njohur shqiptare Sulkuqi, poetë dhe gazetarë  interpretuan  pjesë të përzgjedhura të autorëve shqiptarë si Jeronim De Rada, Lasgush Poradeci, Dritëro Agolli, Ali Podrimja, Drita Çomo, Lefter Çipa, Frederik Reshpja, Ali Asllani, Ded Kapoku, Moikom Zeqo Xhevdet Bajra  të cilët u përkujtuan përmes interpretimit të krijimitarisë së tyre.

Interpretimi i vargjeve, ngjyrat e ndezura dhe emocionet e shprehura të pjesëmarrësve përmes buzëqeshjeve i jepnin shkëlqim mbrëmjes.

Në këtë mbrëmje e zjarrtë interpretimi të poezive pjesëmarrësit shijuan muzikën e fjalëve, duke ndarë mendime, emocione dhe përvojat e tyre më të thella përmes poezisë, pse jo duke gjeneruar mendime të reja duke refelektuar mbi thellësinë e jetës dhe natyrën e ekzistencës së arbëreshëve. Qëllimi kryesor i ngjarjeve të tilla është të përcjellë artin e fjalëve, të transferojë dëgjuesit në botën e emocioneve dhe ngjyrave të poezisë. Gjatë takimit letrar u dhuruan nga poetja Ilirjana Sulkuqi për disa nga të pranishmit stilolapsa dhe pena.

Veq orës poetike kushtuar emrave më të spikatur të letërsisë shqiptare, u zhvilluan edhe aktiviteti”Viset Arbereshe nje ftesë e përjetshme per shqiptarët arbërore” si dhe rëndësisë që ka partneriteti strategjik ekonomik midis Italisë dhe Shqipërisë të cilën e potencoi Konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë për rajonin e Puglias, Arjan Vasjari gjatë një pritje të gazëtarëve.

Zoti Aleksandër Çipa, Kryetari i UGSH, falenderoi të pranishmit dhe veçanërisht degën e Uninionit të Elbasanit ku nisi rrugëtimin e saj UGSH, si dhe Organizatën partnere kulturore ”Res Egnatia”që qendrën e ka në Elbasan por është mbarë kombëtare.

“Ky vend në të cilën jemi është një stacionim i cili e ka thyer perimetrin gjeografik të aktiviteteve që kemi zhvilluar përgjatë jëtyre 16 viteve . dhe stacionimi pë të ardhur më pranë gjakut arbëreshë ëshyë një destinacion kulturor dhe profesional. Kur them kulturor duhet pasur parasysh faktin që ne duhet të njohim një që pjesa më substanciale e letësrisë kombëtarë të Rilindjes erdhi pikërisht nga kjo anë e Adriatikut”, tha Cipa. UGSh vlerësoi lart vendimin ku kanali kryesor i medias italiane RAI ka caktuar një kohë televizive në dispozicion të gjuhës arbëreshe. “Shteti italian ka ndryshuar qasjen e vete edhe mënyrën se si duhet ta respektojë edhe gjuhën arbëreshe dhe për ti dhënën kohës së medias publike në dispozicion një kohë për vet arbëreshët. Për ne është shumë e nderuar dhe është një nga gjërat shumë të bukura që duhet ta vlerësojmë si komunitet profesional i gazetarëve”, tha Cipa.

UGSh ndan Mirënjohje për gazëtarë arbëreshë

UGSH ka sjellë në vëmendjen e pjesëmarrësve vlerësimin e tyre për dy personalitetet të këtij kontributi në Italinë dhe vendin e miqësisë sonë të përhershme.

UGSH në bashkëpunim  nme Reis Egnatia ka vendour që ti akordojë gazetarit të njohur arbëresh e njohur arbëresh Mario  Calliva Certifikatën e mirënjohjes gazetar me një kontribut specifik për media dhe kulturën arbëreshe në Itali i cili prej vitesh është urë e rëndësishme lidhje mes medias shqiptare dhe asaj arbëreshe.

Ky gazetarë i shkëlqyer i cili krenarinë për identitetin arbëreshë të vet, sic u tha,  jo vetëm që e shpalos por bënë të mundur që ta rezonojë dhe ta përcjellë me një perimetër gjithë kombëtarë. Në mediat arbëreshe ai njihet si zëri me potencial dhe më i përdishëm. Ka një kohë të përcaktuar në podcastin e vet de në radion bë gjuhën arbëreshe,transmeton cdo ditë dhe ndërton  një lidhje me  shqiptarët nga të gjith hapësirat dhe trojet shqiptare.

Ai ka ndërtuar një sistem të informimit për Kosovën, për Shqipërinë, për Malin e Zi ku jeton pjesa tjetër  shqiptarëve, për Maqedoninë e Veriut , për pjesën e Greqisë ku jetojnë shqiptarë të hershëm dhe shqiptarë të sotëm, dhe e ka thyer gjeografin e dijenisë brenda komunitetit dhe entitetit arbëreshë në Itali. Cipa e quajti atë si një zë pikant për radiofonin shqiptare.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vlerësoi me çmim edhe z. Hasan Aliaj, kryeredaktorin e gazetës periodike “Rrënjët”, e cila botohet prej më shumë se 30 vite. Është një gazetë periodike e cila sjell në bingualitetin e vet një vlerë të posaqme të kulturës investigative dhe hulumtuese të medias shqiptare të traditës arbëreshë të raporteve midis botës romanike dhe botës shqiptare , hapësirës dhe kohës së shkuar arbërore  dhe realitetit ndërlidhës ballkanik ose me saktë mes dy brigjeve të Adriatikut. Është ndoshta ndër prerëset më të shkëlqyera të arkivës  te memorialistikes për shtypin shqiptarë. Koleksioni i kësaj gazete i bënë të nderuara një pjesë të mirë të bibliotekave të cilat janë si të tilla jo vetëm në hapësirën e territoreve tona administrative por në mënyrë të posaçme ne hapësirën evropiane. Këto Mirënjohje u shoqëruan me simbole të Skëndërbeut dhe Nëne Tereze.

Fondacioni “Dritëro Agolli” ndau çmimin Ndërkombëtar “Dritëro Agolli” . Ky çmim kësaj rradhe ju akorduar ,kryetarit të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa të cilin ia dorëzoi vetë vajza e shkrimtarit të mirënjohur, Elona Agolli.

 Ekspozita “Elbasani në 100 vjet”

Pas dhënies së çmimeve, gazetarët, poetët dhe shkrimtarët, shkuan në ekspozitën “ Elbasani në 100 vjet”, ne një atmosferë të veçantë duke plotësuar fuqinë emocionale të fjalës. Kjo ekspozitë u mbajt në hapësirën e ambienteve të konsullatës shqiptare.

Konsulli i Përgjithshëm të Shqipërisë ne Bari z. Artur Bardhi vlerësoi  përzgjedhjen nga ana e organizuesit të konsullatës për këtë ekspozitë. Kjo ekspozitë përmbante foto të qytetit ndër vite ku pasqyrohen shkëmbimet kulturore midis dy popujve. “Ky bashkëpunim ka qenë ndër shekuj dhe kanë vazhduar pa ndërprerje. Italianët që kanë ardhur në ditët e luftës së parë botërore por edhe më pas kanë lënë gjurmët e tyre në urbanizimin e qyteteve”.

Janë disa nga fotot që pasqyrojnë zhvillimin kulturor por edhe zhvillimin e ekonomisë dhe urbanistikës që morri gjatë asaj periudhe . Ndahemi nga ky vend me plot emocione të bukura duke këmbyer numrat e celularëe dhe postave elekronike me kolegë tanë arbëresh.

 

You Might Also Like

CNN rendit “Zjerm” të Shqipërisë të parën në Eurovision

Sonte finalja e Eurovizion 2025, drejtpërdrejt në RTK

Alban Skënderajn me koncert ne Milano tubon mijëra shqiptarë

Kalorësi 2600-vjeçar nga Apolonia ekspozohet në Vjenë

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit

Kosova Times February 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapitalizuar

Kosova Times Kosova Times November 18, 2024
Drama e sulmuesit: Pësoi një lëndim në kokë, futet në koma
Çfarë nënkupton mbyllja e Qeverisë amerikane?
Osmani: Jashari, figurë e njohura e historisë politike të Kosovës moderne
Hyseni jep detaje për qarkoren e re të Gjilanit me kosto 27 milionë euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?