By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pendarovski: Kurti mund të mbështesë kë të dojë në zgjedhjet e 8 majit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pendarovski: Kurti mund të mbështesë kë të dojë në zgjedhjet e 8 majit
Ballina 2Rajon / Botë

Pendarovski: Kurti mund të mbështesë kë të dojë në zgjedhjet e 8 majit

Kosova Times
Last updated: 2024/02/14 at 4:38 PM
Kosova Times Published February 14, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka të drejtë të mbështesë persona dhe parti politike në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, njëjtë sikur mbështetje të tilla japin edhe partitë evropiane për subjekte të caktuara maqedonase.

Kështu ka deklaruar më 14 shkurt presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, duke komentuar raportimet në media se në zgjedhjet e 8 majit, Kurti do të mbështesë opozitën shqiptare, e cila përbëhet nga katër parti politike dhe disa mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, tri partitë shqiptare në opozitë në Maqedoninë e Veriut – Lëvizja Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe më vonë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari – paralajmëruan listë të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet e 8 majit.

Bekim Qoku, nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili ka edhe shtetësi maqedonase, tha se partia e tij do t’i bashkohet kësaj liste.

“Mbështetja e tij për shtetas të Maqedonisë [së Veriut] nuk është kontestuese pasi nuk bëhet fjalë për shtetas të huaj që do të garojnë në zgjedhje te ne, pasi kjo nuk lejohet. Të gjithë personat që përmenden këtu si njerëz të tij [Albin Kurtit], janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje”, ka deklaruar Pendarovski.

“Kurti mund t’i japë mbështetje politike kujt të dojë, pasi një gjë të tillë me vite e vite e kanë bërë, sikurse partia evropiane e socialistëve duke mbështetur partitë e majta, njëjtë sikur edhe partia popullore evropiane që u jep mbështetje partive të djathta në Maqedoni [të Veriut]”, ka deklaruar presidenti maqedonas.

Pendarovski nuk e ka komentuar një deklaratë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 11 shkurt se kryeministri Albin Kurti, “dëshiron të udhëheqë edhe me Maqedoninë e Veriut”.

“Atje ka zgjedhje. Ai [Kurti] dëshiron të udhëheqë edhe me Maqedoninë e Veriut. Po, seriozisht. Dëshiron ta fitojë Ali Ahmetin dhe BDI-në, që pas zgjedhjeve të majit, të udhëheqë me Maqedoninë”, kishte deklaruar Vuçiq.

Pendrovski ka thënë se “nuk dëshiron të komentojë deklarata të burrështetasve që bëhen për agjenda të tyre”.

VMRO DPMNE-ja opozitare maqedonase ka shprehur “befasi” nga heshtja e institucioneve lidhur me “përzierjen e Kurtit në punët e brendshme të Maqedonisë[së Veriut]”.

Një tjetër reagim më 17 janar kishte bërë ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duke thënë se “përfshirja e politikës zyrtare të Kosovës në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, mund të reflektohet në fragmentimin e politikës shqiptare – tendencë e nxitur nga faktorë të jashtëm”.

Nga Lëvizja Vetëvendosja kanë deklaruar se VV-ja nuk do të marrë pjesë si subjekt politik në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut pasi nuk është e regjistruar si parti politike në këtë shtet.

Sipas Kodit Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut, në zgjedhje mund të marrin pjesë vetëm partitë e regjistruara në regjistrin qendror. Ndërsa, lista zgjedhore mund të përmbajë emrin e ndonjë koalicioni, siç është edhe Lidhja Evropiane për Ndryshim, por në brendi të saj duhet të theksohen emrat e partive politike që përbëjnë koalicionin.

Mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje mund të garojnë në lista të përbashkëta me opozitën, në ndonjërën nga partitë politike, apo si individë, pa e përmendur emrin e Vetëvendosjes.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

Kosova Times February 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku: Triumfi ushtarak i Koshares, kushtrim për të gjithë shqiptarët

Kosova Times Kosova Times April 9, 2024
Renditja e `GlobalFirepower` për fuqitë ushtarake, Kosova në pozitën 141
FIFA kërkon të ulet pjesëmarrja me 18 skuadra
Minxhozi: Dy kuvendet e qeveritë bashkohen me 27 nëntor në Tiranë
Moldavia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për t’u përballur me mungesën e mundshme të energjisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?