By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të paktën 21 persona u vranë në sulmet ajrore dhe të shtënat në Gaza
June 26, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, 2182 gjoba në trafik
June 26, 2025
Nis konferenca ndërkombëtare e Kosovës për kërkime arsimore
June 26, 2025
Policia austriake thotë se vdekja e stjuardesës është mbyllur
June 26, 2025
Nxehtësi rekord deri të dielën, 6 qytete me paralajmërim të kuq
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse Izraeli po planifikon ofensivë në Rafah dhe çfarë do të thotë kjo?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pse Izraeli po planifikon ofensivë në Rafah dhe çfarë do të thotë kjo?
Ballina 2Rajon / Botë

Pse Izraeli po planifikon ofensivë në Rafah dhe çfarë do të thotë kjo?

Kosova Times
Last updated: 2024/02/14 at 9:18 AM
Kosova Times Published February 14, 2024
Share
SHARE
ReutersIzraeli synon ta zgjerojë luftën tokësore deri brenda qytetit Rafah, ku janë strehuar mbi 1 milion palestinezë nga lufta e cila e ka bërë rrafsh me tokën shumicën e Rripit të Gazës prej se pjesëtarët e Hamasit e sulmuan Izraelin më 7 tetor.Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.Në ditët e fundit, Izraeli ka filluar ta bombardojë Rafahun, i cili ndodhet në jug të Rripit të Gazës në kufi me Egjiptin.Pse Izraeli synon ofensivë tokësore në Rafah?Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përshkruar Rafahun si “bastionin e fundit” të Hamasit, me katër batalione të burrave të armatosur. Sipas tij, Izraeli nuk mund ta arrijë synimin e vet për ta asgjësuar këtë grup derisa pjesëtarët e tij mbesin atje.Izraeli ka kërkuar ta shkatërrojë Hamasin prej se e ky grup e udhëhoqi sulmin e 7 tetorit, ku u vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 253 të tjerë dhe u dërguan në Gazë, sipas autoriteteve izraelite.Ushtria izraelite e ka rrënuar tashmë shumicën e Gazës, në një luftë që i ka vrarë më shumë se 28.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore të udhëhequra nga Hamasi në Gazë.Sa njerëz ndodhen në Rafah dhe cilat janë kushtet atje?UNRWA, një agjenci e Kombeve të Bashkuara që i mbështet palestinezët me ndihma dhe shërbime themelore, thotë se gati 1.5 milion njerëz ndodhen në Rafah, gjashtëfish më shumë se popullsia e këtij qyteti para 7 tetorit.Shumica e tyre janë strehuar nëpër tenda në rrugë, në vende të zbrazëta dhe në plazhe buzë murit kufitar me Egjiptin. Të tjerët jetojnë në shatorre të stërmbushura dhe të pista.Mjekët dhe ekipet e shpëtimit po hasin në vështirësi të shpërndajë qoftë edhe ndihmat më thelbësore dhe ta parandalojnë përhapjen e sëmundjeve. Këshilli norvegjez i Refugjatëve e ka quajtur këtë një “kamp gjigant refugjatësh”.Një mjek i cili u largua nga Gaza së fundmi e ka përshkuar Rafahun si “burg të mbyllur” me materie fekale që derdhen nëpër rrugët e mbipopulluara aq shumë saqë nuk ka hapësirë as për kalimin e automjeteve mjekësore.Ku do të shkonin të zhvendosurit?Izraeli i ka urdhëruar civilët të ikin drejt jugut gjatë sulmeve të mëparshme në qytetet e Rripit të Gazës, prandaj shumica prej tyre kanë shkuar në Rafah.Zyra e Netanyahut ka thënë se e ka urdhëruar ushtrinë ta përpilojë një plan për evakuimin e Rafahut.Por, zyrtarët e agjencive humanitare dhe qeveritë e huaja thonë se ata nuk kanë ku t’ia mbathin më. Egjipti ka thënë se nuk do ta lejojë një eksod të refugjatëve palestinezë të futet brenda tokës së vet.Si janë përgjigjur vendet e tjera ndaj këtij plani?Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka thënë Netanyahut se Izraeli nuk duhet ta nisë ofensivën në Rafah pa një plan që garanton sigurinë e njerëzve që janë të strehuar atje.Aleatët e tjerë të Izraelit, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, kanë shprehur shqetësimet e tyre për pasojat e një ofensive në Rafah.Ministrja e Jashtme e Holandës, Hanke Bruins Slot, ka thënë se është e “vështirë ta kuptosh se si një ofensivë e madhe në një zonë të banuar dendësisht nuk do të shkaktonte vrasjen e shumë civilëve dhe një katastrofë humanitare”.Ajo e ka cilësuar si “të pajustifikueshme” ofensivën e mundshme.Egjipti ka paralajmëruar për “pasoja të tmerrshme”.Izraeli pretendon se merr masa të gjëra për t’i mbrojtur civilët, por se është i detyruar të kryejë operacione ushtarake në zonat civile për shkak se “Hamasi vepron në to”.

You Might Also Like

Të paktën 21 persona u vranë në sulmet ajrore dhe të shtënat në Gaza

Policia austriake thotë se vdekja e stjuardesës është mbyllur

Nxehtësi rekord deri të dielën, 6 qytete me paralajmërim të kuq

Sistemet ruse Pantsir dështojnë të ndalin turmën e dronëve në Irak

Kina pret ministrat e Mbrojtjes iranianë dhe rusë në sfondin e një ‘ndryshimi të rëndësishëm’

Kosova Times February 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Izraeli thotë se ka marrë nën kontroll një zonë kyçe të kufirit të Gazës me Egjiptin

Kosova Times Kosova Times May 30, 2024
Kurti do të takohet me Kaja Kallasin, të martën, në Bruksel
Horoskopi kinez për shtatorin: Për kë po vjen një valë fati dhe për kë i presin grackat
Chollet bisedon me Vuçiqin, kërkon shmangien e provokimeve mes Kosovës dhe Serbisë
Kundërshtarët e Putinit protestojnë në Berlin kundër luftës në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?