By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ja pse Lista Serbe po Kundërshtohet edhe nga Vetë Serbët e Kosovës!
December 15, 2025
Anëtarët e Rusisë së Bashkuar u kapën duke u marrë me turizëm lindjeje në Kili
December 15, 2025
Udhëheqësit myslimanë në Sydney refuzojnë të mbajnë ceremonin e varrimit për terroristin që kreu sulmin në plazh
December 15, 2025
Sekretari Stob: Gjermania mbështet stabilitetin dhe paqen në rajon
December 15, 2025
Nagavci: Mundësi të barabarta për 313 fëmijë në edukimin e hershëm
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raporti me ShBA-në, opozita kritikon qeverinë për qasje kokëfortësie
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Raporti me ShBA-në, opozita kritikon qeverinë për qasje kokëfortësie
Ballina 1Lajme

Raporti me ShBA-në, opozita kritikon qeverinë për qasje kokëfortësie

Kosova Times
Last updated: 2024/02/14 at 8:05 PM
Kosova Times Published February 14, 2024
Share
SHARE
Deputetë të Kuvendit të Kosovës nga pushteti dhe opozita në intervista të shkurtra kanë folur për emisionin “Info Plus”, në RTK, për qeverisjen e drejtuar nga Albin Kurti në trevjetorin e zgjedhjeve, si dhe për raportet që shteti ka aktualisht me miqtë ndërkombëtar, sidomos me shtetet e bashkuara pas vendimeve të fundit.Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’BrienDeputeti Haxhi Avdyli, që është pjesë e Grupit Parlamentar të LVV-së nga Partia Guxo, tha se çdo ftohje me partnerët ndërkombëtarë e marrin me shqetësim, por sipas tij Kosova nuk mund të ndalet në vendosjen e shtetësisë. Ai shtoi se kupton shqetësime te ndërkombëtarëve lidhur me pakicat, për të cilët kërkojnë që të ndihen mirë gjatë procesit të tranzicionit.Ndërkohë deputetët opozitar kanë qenë kritik ndaj qeverisjes duke thënë e quajtur qeveri që solli masa nga partnerët ndërkombëtar e prishje marrëdhëniesh me aleatët. Ndjekim këto intervista të realizuara nga gazetarja, Valmira Saraçi SahatçiuDeputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, tha se në asnjë segment nuk vërehet forcimi i shtetit në qeverisjen Kurti në këto tri vjet, përkundrazi, sipas tij, Kosova është zhytur në një krizë të thellë ekonomike. Ndërsa lidhur me raportet me shtetet partnere të Perëndimit, Qalaj tha se janë të lënduara, sidomos me ShBA, sipas tij, për shkak të politikës kokëforte të qeverisë.“Raportet me ShBA të lënduara, deklarata e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, është shokuese dhe është sinjal shumë i keq jo vetëm për qeverinë e Kosovës, por edhe për popullin e Kosovës”, deklaroi Qalaj, teksa shtoi se veprimet duhet të jenë të koordinuara me partnerët tanë ndërkombëtarë.Ndërkaq deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, lidhur me raportet e Qeverisë së Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, tha se tash e tri vite kjo qeverisje ka sjellë masa e prishje marrëdhëniesh me partnerët ndërkombëtarë.Ndërkaq deputetja e nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, kritikoi qeverinë Kurti për mostransparencë, derisa lidhur me raportet me shtetet partnere të Perëndimit, sidomos me ShBA, ajo tha se është hera e parë që Kosova ka të tilla raporte me ShBA-në.

You Might Also Like

Sekretari Stob: Gjermania mbështet stabilitetin dhe paqen në rajon

Nagavci: Mundësi të barabarta për 313 fëmijë në edukimin e hershëm

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Bllaca

Policia arreston në flagrancë të dyshuarin për fajde

MKRS prezanton momente nga hapja e ekspozitës `Shtëpi`

Kosova Times February 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Kosova Times Kosova Times May 6, 2025
Prishtina, Fushë Kosova dhe Drenasi me reduktime të ujit të pijshëm
Conte thotë se pas 100 ditësh gjërat te Napoli morën drejtim
MPJD: Konfirmohet se personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi
Rama: Mbledhja e qeverive në formatin e paraparë nuk mund të mbahet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?