By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nje serb vret gruan e tij, plagosi vajzën dhe të dashurin e saj me ne fund kryen vetëvrasje
September 17, 2025
Ukrainasit kanë tronditur themelet e stabilitetit ekonomik të regjimit rus, Putinit do t’i duhet të zvogëlojë prodhimin e naftës
September 17, 2025
Pula me kërpudha sipas kësaj recete është gati në pak minuta dhe e butë si gjalpi
September 17, 2025
Maqedonci e Laksonen diskutojnë integrimin euro-atlantik të Kosovës
September 17, 2025
Oriz me spinaq dhe kungulleshka
September 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Njohësit e zhvillimeve politike: Marrëdhëniet me ShBA-të nuk janë lëkundur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Njohësit e zhvillimeve politike: Marrëdhëniet me ShBA-të nuk janë lëkundur
Lajme

Njohësit e zhvillimeve politike: Marrëdhëniet me ShBA-të nuk janë lëkundur

Kosova Times
Last updated: 2024/02/15 at 11:38 PM
Kosova Times Published February 15, 2024
Share
SHARE

Deklaratat e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien dhe ambasadorit Jeffrey Hovenier, për lëkundje të raporteve ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së kanë qenë temë debati në “RTK Prime”.

Elmi Berisha, kryetar i shoqatës “Vatra” që vepron në ShBA, ka thënë se përveç deklaratave të fundit, marrëdhëniet me Amerikën nuk kanë qenë kurrë më të mira në aspektin mbarëshqiptar, teksa sipas tij në aspektet tjera teknike, sikur ai rreth dinarit serb, mbetet që në të ardhmen e afërt do të ketë një mirëkuptim.

“Kosovë dhe Amerikë jemi një, në kuptimin vëllazëror dhe të bashkëpunimit si dy shtete. Mund të ketë hatër mbetje dhe keqkuptime gjatë vazhdimësisë së raporteve, por ne duhet ta respektojmë dhe të kemi konsideratë për ambasadorin amerikan Hovenier. Duhet t’i japim kohë dhe të mos e dramatizojmë më shumë se sa që është këtë situatë. Duhet kohë për një mirëkuptim. Besoj se kryeministri dhe qeveria e Kosovës do të mirëkuptohen me ShBA-të”, ka theksuar Berisha.

Ndërkaq, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se acarimet me administratën amerikane Kosova i ka pasur edhe më herët, por kjo është një shpërfaqje publike që sipas tij, vjen me gjuhë të jashtëzakonshme.

“Kjo është një politikë e kryeministrit Kurti, që në esencë e ka përpjekjen e tij për të mos implementuar çështjen e Asociacionit. Të gjitha këto sekuenca në të cilat ka konflikte janë të lidhura me atë proces, të cilat në vetvete duken të drejta dhe të vështira për t’u luftuar si targat, zgjedhjet në veri, por që asnjëra s’është bërë në dobi të Kosovës. Janë bërë për të krijuar tensionim të situatës, në mënyrë që të shtyhet çështja e implementimit të Asociacionit”, ka deklaruar Murati.

Në anën tjetër, profesori Flamur Hyseni deklaratën e Ambasadorit Hovenier e ka konsideruar si shumë serioze dhe të pazakontë në kuptimin diplomatik.

Ai ka thënë se nga vet deklarata vërehet se çështja është mjaft serioze. Hyseni ka theksuar se ndryshe nga herë të tjera, kritikat i referohen direkt kryeministrit dhe jo Qeverisë.

“Këtu si duket është një mosmarrëveshje ndërpërsonale, mes komunikimit të ambasadorit dhe kryeministrit. Nuk po flet për qeverinë, nuk po flet me terma shtëtëror, por kësaj here kemi një dallim që vërtetë duhet parë shumë seriozisht” ka deklaruar ai.

Sipas Flamur Hysenit, Qeveria e Kosovës duhet të ketë shumë kujdes që çështjet e brendshme të mos bëhen çështje ndërkombëtare, dhe të jetë shumë e qartë në komunikim me ShBA-të. Megjithatë ai ka theksuar se marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-të nuk mund të lëkunden.

“Ne nuk duhet ti ngatërrojmë marrëdhëniet mbi njëshekullore me ShBA-të, dhe asnjëherë një kryeministër apo kushdo të jetë në krye të shtetit nuk mund t’i rrezikojë marrëdhëniet me shtetin amerikan sepse ShBA-të janë edukatori më I mirë i jetës demokratike në botë”, ka deklaruar profesori Flamur Hyseni.

You Might Also Like

Maqedonci e Laksonen diskutojnë integrimin euro-atlantik të Kosovës

KQZ merr disa vendime, miraton edhe planin e sigurisë për zgjedhjet lokale

Arrestohen tre persona për vjedhje pylli dhe kanosje ndaj zyrtarëve

SHBA mbështet pavarësinë e Kushtetueses

Paul Williams nis dëshminë në Hagë

Kosova Times February 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Analisti: Ukraina mund të paguajë çmimin e premtimeve të Trump

Kosova Times Kosova Times November 12, 2024
Turqia thotë se ka “neutralizuar” 30 anëtarë të PKK-së në Irak dhe Siri
Slot nuk është i befasuar nga fillimi i mirë i Liverpool
Macron: Njohja e një shteti palestinez nuk është tabu për Francën
Maatsen sfidon Mbappe-n: Do vrapoj më shpejt se ai, edhe nëse vdes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?